Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Grataçela, Tahsin Yucel
  • Grataçela, Tahsin Yucel

Grataçela, Tahsin Yucel

Fan Noli

Ngjarjet e romanit fillojnë në mëngjesin e 17 shkurtit 2073 dhe personazhi kryesor i tij, Xhan Tezxhani, është ndër avokatët më të famshëm dhe më të rëndësishëm të Turqisë.

600 Lekë
540 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Grataçela
Origjinali: Gökdelen
Gjinia: Roman
Autori: Tahsin Yücel
Shqipëroi: Lindita Xhanari (Latifi)
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2019
Fq. 336
Pesha: 0.423 kg.
ISBN: 978-9928-291-22-6

Mbi librin

Ngjarjet e romanit fillojnë në mëngjesin e 17 shkurtit 2073 dhe personazhi kryesor i tij, Xhan Tezxhani, është ndër avokatët më të famshëm dhe më të rëndësishëm të Turqisë.

Xhan Tezxhani harton një plan për të zgjidhur në rrugë ligjore çështjet e klientit të tij të pasur, Temel Dikerit, i cili dëshiron të ndërtojë në Stamboll vetëm grataçela, për ta përngjasuar atë me New York – un, duke e kthyer atë në një qytet edhe më të bukur, edhe më modern.

Grataçela, romani i fundit i mjeshtrit të satirës Yücel, është një roman që përmes befasive dhe rrëfimit për shtëpinë e vogël me oborr dhe macet e saj, që qëndron e vetme mes grataçelave në Xhihangir, përmes rrëfimit për njerëzit njëthundrakë që detyrohen të jetojnë mes mjerimit duke u sorollatur maleve, përmes rrëfimit për mekikët që janë avionë njëvendësh e nga të cilët nuk zbresin të pasurit, përmes rrëfimit për politikanët që nuk ndryshojnë aspak e që mbështeten nga media, përpiqet të shpjegojë dhe të prekë plagët që në të vërtetë jetojmë edhe sot.

Detajet e librit
Fan Noli
9789928291226
9789928291226
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Gaid Margot

Na ishte njëherë një vit i mbrapshtë, John Fante

Isha i deformuar, një gungë po më fryhej nga mbaskreje, hundën e kisha te kërthiza, sytë në birë të bythës. Imë ‘më qe një gomaricë, një lopë, një dosë, një pulë, një dhi. Gjinia e saj ishin tutsa, hajna, kurva, të fandaksur që do i sosnin ditët në azile të lojturish. 
450 Lekë 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Burrë, grua dhe fëmijë, Erik Segal

Ajo që Shila nuk dinte, ishte që Bobi ishte treguar dikur i pabesë, vetëm një herë, dhjetë vjet më parë, gjatë një udhëtimi pune në Francë. Ajo që Bobi nuk dinte, ishte që kjo marrëdhënie e shkurtër kishte sjellë në jetë një djalë.
558 Lekë 620 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Kokoro, Natsume Soseki

I gjurmuar nga sekrete tragjike që e kanë mbuluar gjatë gjithë jetës së tij me një hije të rëndë, Sensei me kalimin e kohës arrin t'ia hapë zemrën nxënësit të ri, duke i rrëfyer hapur pjesë nga jeta e tij studentore që i kanë lënë një ndërgjegje të trazuar faji, duke zbuluar kështu hendekun e pakapërcyeshëm ndërmjet dhimbjes së tij morale dhe përpjekjeve...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Qyteti i Avullit, Carlos Ruiz Zafon

Një djalë i vogël vendos të bëhet shkrimtar, kur zbulon se dhuntia e tij krijuese i bie në sy bukuroshes së pasur, që po i vjedh zemrën. Një arkitekt arratiset nga Kostandinopoja me skicat e projektit të një biblioteke, që duhet t’i qëndrojë kohës përjetësisht. Një zotëri i çuditshëm tundon Cervantesin të shkruajë një libër si askush tjetër, çdo faqe e...
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Pesë ditët e fundit të profetit, Tahsin Yucel

“Po jetoj një ëndërr brenda ëndrrës! Kjo vetëm kështu mund të jetë?” Pastaj, duke qenë i bindur se ishte në thellësitë e një ëndrre, u kthye nga ana tjetër. Me t’u kthyer, trupi i tij gati vetvetiu u bashkua me trupin që ndodhej mbi të duke filluar nga pika më e ndjeshme.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Zgjimi i Tokës, Knut Hamsun

Zgjimi i tokës është gjithashtu edhe një portret i mrekullueshëm i gruas: Ingeri është arsyeja e jetës së Isakut, por, njëkohësisht, edhe ajo çka e kërcënon më shumë. Ingeri është parimi i sfidës: asaj i duhet t’i jetojë të gjitha jetët e mundshme para se të rikthehet sërish tek ai, Isaku, që nuk ndryshon kurrë.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2814

Botuesi: Pegi

Revolta e Atlasit, Ayn Rand, vol. 2

Sa herë që qeveritë ndërhyjnë në treg, lexuesit nxitojnë të blejnë "Revoltën e Altasit". Pse? Arsyeja kuptohet, nga emri i një grupi të krijuar së fundmi në Facebook: "I lexuar lajmet sot? Duket sikur "Revolta e Altasit" po ndodh në jetën e vërtetë.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001145

Botuesi: Botimet Dudaj

Nuk do t'ju lë jetimë, Daria Bignardi

Ky libër, edhe pse rrëfen për një vdekje, flet për jetën. Dhe na thotë se është më mirë të japësh se të mos japësh, madje edhe atëherë kur gabohet. Nëpërmjet leksikut familjar, atij kodi privat fjalësh dhe mënyrash shprehjeje që e bën të veçantë çdo familje, "Nuk do t'ju lë jetimë" na tregon se sa e pasur mund të jetë jeta, edhe atëherë kur në të lenë...
675 Lekë 750 Lekë
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Fan Noli

Pesë ditët e fundit të profetit, Tahsin Yucel

“Po jetoj një ëndërr brenda ëndrrës! Kjo vetëm kështu mund të jetë?” Pastaj, duke qenë i bindur se ishte në thellësitë e një ëndrre, u kthye nga ana tjetër. Me t’u kthyer, trupi i tij gati vetvetiu u bashkua me trupin që ndodhej mbi të duke filluar nga pika më e ndjeshme.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje