"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Arshi Pipa nuk ka reshtur komunikimin e tij serioz me lexuesin. Libri më i ri që botohet nga dorëshkrimet e mbetura prej tij, të cilën ai e quan thjesht "Skicë e një konceptimi mbi jetën", është, për shumë arsye, unik në historinë e letrave shqipe e madje i veçantë në krejt historinë moderne të mendimit universal.
"Për Migjenin" është një libër që përmbledh tri ese të autorit të shkruara në kohë të ndryshme: "Historia e dhimshme e nji shpirti të ri" (Revista "Kritika" 1944'), "Nderim për Migjenin" (Revista letrare, 1945) dhe "Miti i Oksidentit në poezinë e Migjenit".
Ka mbi dhjetë vjet që për veprën e Arshi Pipës spekulohet pa e njohur atë, duke u mbështëtur në paragjykime të krijuara në shtyp nga disa gazetarë apo edhe shkrimtarë të ngarkuar politikisht dhe me qëndrim apriori negativ ndaj autorit në fjalë.
Në këtë vëllim janë mbledhur shkrimet politike të viteve 1958 - 1989, të cilat, gjithsesi, nuk arrijnë ta mbulojnë të gjithë harkun kohor të asaj periudhe. Katër artikujt e parë janë shkruar gjatë katër viteve të para të qëndrimit tim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Është studimi i parë në gjuhën angleze i këtij karakteri për veprën e Eugenio Montales, i cili është ndoshta poeti italian më i madhe i gjallë. Profesor Pipa e fokuson studimin e tij mbi influencën që ka pasur poezia e Dantes mbi veprën e Montales.
Qasja ime letrare ndaj mendimtarit të Sardenjës dhe liderit të Partisë Komuniste italiane, gradualisht u zgjerua në përfshirjen e veprës së tij të plotë. Ky libër është rezultat i dy dekadave mësimdhënieje dhe studimi, periudhë gjatë së cilës mahnitja ime e fillimit ia la vendin një vlerësimi më të kthjellët dhe objektiv të figurës së tij si një mendimtar...