• Banner

Lista e librave të autorit ose përkthyesit Arshi Pipa

Libra dhe botime nga Arshi Pipa
Filtrat aktiv

Botuesi: Princi

Politikë dhe letërsi: Paradigma Gramsci, Arshi Pipa

Qasja ime letrare ndaj mendimtarit të Sardenjës dhe liderit të Partisë Komuniste italiane, gradualisht u zgjerua në përfshirjen e veprës së tij të plotë. Ky libër është rezultat i dy dekadave mësimdhënieje dhe studimi, periudhë gjatë së cilës mahnitja ime e fillimit ia la vendin një vlerësimi më të kthjellët dhe objektiv të figurës së tij si një mendimtar...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Princi

Trilogjia Albanika, Letërsia shqipe, perspektiva shoqërore,vol. 3, Arshi Pipa

Ky libër është një vazhdim i eseve mbi letërsinë dhe folklorin shqiptar, disa prej të cilave të botuara plotësisht apo pjesërisht. Ndërsa gjenden disa vepra mbi historinë e letërsinë shqipe, mungon edhe një vepër mbi faktorët sociologjikë. Një vepër e tillë është më e nevojshme meqë letërsia shqipe është kryesisht një produkt (zhvillim) i folklorit, një...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Princi

Trilogjia Albanika, Vargu folklorik, ndërtimi dhe gjinitë, vol. 1, Arshi Pipa

Kjo sprovë ia detyron qenien e vet një shmangieje nga puna ime mbi De Radën. Ndërsa po rropatesha me metrikën e Milosaos, krejt papritur u ndjeva se kisha ngecur. Kushdo mund ta shohë se metri i Milosaos përgjithësisht është i njëjti me tetërrokëshin trokaik që haset në pjesën më të madhe të poezisë gojore shqipe, si në toskërisht, ashtu edhe në gegnisht.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001639

Botuesi: Princi

Skice e nje konceptimi mbi jeten, Mbi gjeniun, Arshi Pipa

Arshi Pipa nuk ka reshtur komunikimin e tij serioz me lexuesin. Libri më i ri që botohet nga dorëshkrimet e mbetura prej tij, të cilën ai e quan thjesht "Skicë e një konceptimi mbi jetën", është, për shumë arsye, unik në historinë e letrave shqipe e madje i veçantë në krejt historinë moderne të mendimit universal.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001037

Botuesi: Princi

Stalinizmi shqiptar, Arshi Pipa

Në këtë vëllim janë mbledhur shkrimet politike të viteve 1958 - 1989, të cilat, gjithsesi, nuk arrijnë ta mbulojnë të gjithë harkun kohor të asaj periudhe. Katër artikujt e parë janë shkruar gjatë katër viteve të para të qëndrimit tim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001548

Botuesi: Princi

Për Migjenin, Arshi Pipa

"Për Migjenin" është një libër që përmbledh tri ese të autorit të shkruara në kohë të ndryshme: "Historia e dhimshme e nji shpirti të ri" (Revista "Kritika" 1944'), "Nderim për Migjenin" (Revista letrare, 1945) dhe "Miti i Oksidentit në poezinë e Migjenit".

Çmimi 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje