Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0 kg - 2,365 kg

Çmimi

Çmimi

  • 6 Lekë - 10 000 Lekë

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv
  • Marka: Plejad

Referenca: 2880

Botuesi: Plejad

Kontribute ne kronologjine e historise se Shqiperise 1060-1560, Giuseppe Valentini

Valentini arriti në Shqipëri në një kohë kur misionarët jezuitë tashmë e quanin të konsoliduar pozitën e tyre në gjirin e katolicizmit shkodran. Megjithatë, me mprehtësinë dhe intuitën që e karakterizonte, ai e kuptoi menjëherë se veprimtaria e tyre vërtitej e gjitha brenda qerthullit katolik shkodran.
800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2759

Botuesi: Plejad

Historia e lashtë e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, Mehdi Frashëri

Në të zgjidhurit e çështjeve që vumë përpara, lipsemi të marrim në sy tokën që rri kombi shqiptar, të shkuarat e ti, psikologjinë e tij, veprimet që kanë vepruar mbi të dhe të tjera gjë. Po herën e parë na lipset të dimë se kombi shqiptar ku rri? Deri ku ka qenë Shqipëria? E gjer ku është sot?
800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2503

Botuesi: Plejad

Gjuha e perendive, Aristidh Kola

Dëshmi, legjenda, tradita, fjalë, monumente për pellazgët kemi që nga Gadishulli Iberik deri në Indi, kurse jo për Indoevropianët. Teoria Indoevropiane është pjellë e fantazisë shkencore, që u mbështet në bashkësinë e rrënjëve gjuhësore që nga Evropa e gjer në Indi. Ndërkohë që kjo bashkësi shpjegohet fare mirë me teorinë pellazgjike.
800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2874

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste juridike, Giussepe Valentini

Njëri nga kontributet më të çmuara që botimet e pas viteve '90 kanë dhënë për kulturën shqiptare, janë prurjet e reja që kanë të bëjnë me një aspekt kulturor e tradicional, deri më sot po kaq pak të njohur sa edhe interesant: atë të mentalitetit juridik dhe të së drejtës tradicionale shqiptare.
1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2873

Botuesi: Plejad

Vepra, Giuseppe Valentini, vellimi i trete

Ai paraqitej vërtet si një gjykatës i sinqertë, stimulues e mjeshtër i pakrahasueshëm. Tash e shihnim të rreptë e të ngurtë, sa të ngjallte një ndjenjë të fortë nënshtrimi, më pas të butë e këshillues, si njëri prej miqve të tu më të mirë.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2872

Botuesi: Plejad

Vepra, Giuseppe Valentini, vellimi i dyte

Ai nuk u morr kurrë me politikë militante në Shqipni. Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të naltësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt nji koncepti ma t'gjanë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare t'energjive, ngjye në burimet ma t'thella të substancës etnike.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2864

Botuesi: Plejad

Elita shqiptare, Mid'hat Frasheri, vol. 1

Kemi nevojë që të zgjojmë te nxënësit një ambicion kombtar, një lithkë solidariteti për çdo send që i takon kombit, racës, vendit të Shqipërisë. Këtë ndjenjë mund ta ngjallim duke e bindur nxënësin se vetëm duke u nderuar kombi, duke u lëvduar Shqipërija, duke qenë me famë dhe me zë të mirë çdo send që i përket Arbërisë.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2863

Botuesi: Plejad

Vepra, Branko Merxhani

Për lexuesin shqiptar, Branko Merxhani ka mbetur një emër mes së njohurës e së panjohurës: i ndeshur dikur në një revistë të moçme, i ngatërruar ja me njëfarë "Histori e Perandorisë Osmane në Ballkan", ja me diç si përkthime mësimesh të Frojdit; emër i lidhur me një artikull të zhurmshëm titulluar "Pse nuk jam marksist?".
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2806

Botuesi: Plejad

Europa e Eger, Bozidar Jezernik

Kompleksiteti i marrëdhënieve bashkëkohore, shpesh konfliktuale, ndërmjet vendeve islamike dhe Perëndimit mbetet një shqetësim kritik edhe tani, në fillimet e shekullit të XXI – të. Ky libër përbën një pikënisje për mendimet tona për Ballkanin.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Plejad

Kush jemi ne shqiptarët, Ndriçim Kulla

Kush jemi ne shqiptarët? Ne jemi nga europianët më të lashtë, kemi qenë mbrojtës të Europës, jemi shkëputur me dhunë prej saj, jemi rikthyer në Europë, kemi humbur diçka në shekuj nga europianizmi ynë, por pastaj e kemi rigjeneruar, ashtu siç rigjenerohet një plagë.
1 000 Lekë
More
Në gjendje