Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0,092 kg - 1,516 kg

Çmimi

Çmimi

  • 4,00 GBP - 16,00 GBP

Historia & Aktualiteti
Historia dhe Aktualiteti

Historia & Aktualiteti

Përzgjedhje librash shqip nga historia dhe aktualiteti.

Filtrat aktiv
  • Marka: Akademia e Studimeve Albanologjike
  • Marka: M&B

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Tinguj që rrëfejnë, tinguj që rrëfehen, Mikaela Minga

Mjeshtërisht autorja e ka ftuar lexuesin në një rrugëtim të ri në fushën e etnomuzikologjisë dhe folkloristikës shqiptare. Tradita muzikore urbane e Elbasanit, në këtë monografi, është kthyer në një kallëzues me natyrë epistemike, nëpërmjet të cilit kërkohet të reflektohet mbi raportin që ka pasur moderniteti i planifikuar i diktaturës komuniste me...
11,05 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: M&B

Principata e Arbërisë, Kristo Frashëri

Principata Mesjetare e Arbërisë e viteve 1190-1215 është formacioni i parë shtetëror shqiptar. Si proces historik, formimi i tij nënkupton për vendin fillimin e një diferencimi të ri shoqëror, plasaritjen e bashkësive krahinore, zhvillimin e lidhjeve ndërkrahinore, dobësimin e ndjenjës së fisit dhe zëvendësimin e saj me ndërgjegjen e kombësisë.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Ndamja krahinore, vol. 4, Rrok Zojzi

Arritja më e madhe konsiston sa në faktin se artikulli ka vendosur në vëmendje një kategori historike, siç është “krahina etnografike”, njëherazi si kategori “analitike” për studimet etnografike shqiptare. As fisi e as kombi, por një njësi në mes. Këtu autori ndërthur më mirë se kudo tjetër dijet e tij në antropo-gjeografi apo në traditën gjermanike të...
5,10 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Lugina e Vjosës, vol.2, Rrok Zojzi

Është folur shumë për biodiversitetin, por jo aq sa duhet për habitatet kulturore rreth e rrëzë saj. Prandaj, kjo monografi etnografike, nën poetikën etnografike të Rrok Zojzit, na sjell peizazhe etnografike që ndoshta nuk janë më, por edhe që mund të gjurmohen [siç po ndodh në fakt] nga etnografë të kohës së sotme
5,10 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Kriza e Ambasadave: Shqipëria në vitin 1990, Afrim Krasniqi

Libri trajton tezat e qëndrimit zyrtar të kohës lidhur me ngjarjet e ambasadave, ndryshimet e tezave gjatë viteve nga të njëjtët protagonistë, pikëpamjet e vetë qytetarëve që hynë në ambasada, qëndrimin zyrtar të shtetit shqiptar ndaj rolit të faktorëve ndërkombëtarë, si dhe qëndrimet e këtyre të fundit në raport me krizën.
12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Kalendari Primitiv, vol.1, Rrok Zojzi

Me fjalë të tjera, është kalimi nga një etnografi albanologjike me bazë të fortë te shkolla gjermanike/herderiane, drejt një etnografie, e cila do të futej nën sundimin e materializmit historik, paradigmë e vendosur si e detyrueshme në rrugë shtetërore. Studimi ka qenë botuar në formën e një artikulli, por këtu është shkëputur si një monografi dhe, për...
5,10 GBP
More
Në gjendje