• Banner

Lista e librave të botuesit Toena

Toena
Filtrat aktiv

Botuesi: Toena

Inxhinieria e brendshme, Sadhguru

Në librin e tij, Sadhguru jep ushtrime që do të ndihmojnë për të rimenduar kufirin e aftësive të dikujt, të bëheni një person më funksional dhe i shëndetshëm, por më e rëndësishmja, t'i mësoni ato se si t'i kryejnë ato në mënyrë korrekte.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Gjuha amë, Besnik Mustafaj

Gjuha Amë, përmbledhja e poezisë sẽ zgjedhur të Besnik Mustafajt, lexohet së pari si ekzaltim i matur i mediumit të tij shprehës gjuhës amtare - modelimin e së cilës, në formë impulsesh meditative, autori e ka nisur rreth dyzet e pesë vite më parë.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

366 rrëfenja për të ndjellë gjumin, Besnik Mustafaj

Vetëm një pyetje nuk shtrohet në këto rrëfenja e, rrjedhimisht, nuk merr as përgjigje: nëse njeriu ka të njëjtin karakter si në ëndrra edhe në zhgjëndrra. Sidoqoftë, treshja e dijetarëve vazhdon të jetë fatmirësisht në vlugun e hulumtimeve të veta dhe me siguri që do të zgjerohen edhe në këtë drejtim.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Misteri i mjellmës, Fatos Kongoli

Rutina e përditshme e inspektorit në agjencinë ku e kanë rekrutuar, tepër larg kësaj ëndrre, trazohet befas një ditë kur një e panjohur enigmatike, të cilën ai e mbiquan Mjellma, i nis një zarf të madh ku kishte një numër zarfesh të tjera dhe në njërin prej tyre, një letër me fakte tronditëse.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Mbretëresha hesht, Laura Freudenthaler

Një rrëfim , jashtëzakonisht I këndshëm, mbi jetën në hapësirën e izoluar të një fshati, përftuar nga fragmented e kujtesës së një gruaje të moshuar. Historia e kësaj jete është tragjike. Sidoqoftë, kjo grua kurrë nuk e percepton atë si të tillë – ajo përkundrazi e mban peshën e saj mbi supe me krenari, si një “mbretëreshë”. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

E zjarrit dhe e vetmisë, Lily Mavrokefalou

Cili ankth, cila kënaqësi mban të përkulur mbi tekstin që po shkruan, Manto Mavrojenis, atë arkonde të rënë prej vakti, të harruarën tashmë "Heroinë dhe Madonë" të Mikonos, atë që e futi vendlindjen e saj në vallen e revolucionit të 1821-shit, që e shpëtoi nga algjerianët dhe e shpenzoi pasurinë e saj të madhe për qëllimet e kësaj lufte?

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje