Lista e librave të botuesit Pegi
Librat e shtepise botuese PEGI
Je duke parë 277 - 288 nga 322 artikull(j)
Referenca:
2747
Botuesi:
Pegi
Në këtë vëllim janë mbledhur përrallat: "Princi Rubin" nga Inda, "Popokatepteli dhe Ikstla" nga Meksika, "Aladini dhe llamba e mrekullueshme" nga Arabia dhe "Ylli i këputur" nga India.
Referenca:
2746
Botuesi:
Pegi
Në këtë vëllim janë mbledhur përrallat: "Baba Jaga" nga Rusia, "Arushi i Nënës Plakë" nga Groenlanda, "Kekediuru dhe Magjistarja" nga Afrika, "Perla e Dragoit" nga Kina dhe "Zogu i zjarrtë dhe Ujku Gri" nga Rusia.
Referenca:
2745
Botuesi:
Pegi
I kam shumë zët udhëtimet. Po atëherë, ç'kërkoj vallë këtu në Miushistan, dyzet gradë nën zero, në një superfurgon ngjyrë djathi? Pyesni tim gjysh, Torkuato Miushtrallisësin, që ndryshe e thërrasin edhe Buldozeri...
Referenca:
2744
Botuesi:
Pegi
Nostramiusi kishte parashikuar gjithçka, madje edhe Datën e Fundit të Botës! Unë dëshiroja të botoja dorëshkrimin por në Mifurt, gjatë Panairit të Librit, ndodhi diçka që s'jua rrok mendja...
Referenca:
2743
Botuesi:
Pegi
Ç'po ndodh kështu? Kush është ky që vërtitet nëpër qytet dhe hiqet si të ishte Jeronim Stilton dora vetë? Kush është ky që bën turli marifetesh për të më marrrë Jehonën e Brejtësit? Më ngectë kaçkavalli në fyt, s'mund ta përfytyroja që...
Referenca:
2717
Botuesi:
Pegi
Kioko Tominari, 16 vjeçe, e tronditur, zbulon se djali të cilit katër vjet më parë kishte tentuar dëshpërimisht t'i shprehte ndjenjat e saj, këtë vit do të jetë në të njëjtën shkollë me të. Asaj nuk i vjen aspak mirë që Tomi sillet sikur asgjë të mos ketë ndodhur.
Referenca:
2716
Botuesi:
Pegi
Të gjithë presin të zbulohen në librin "Sekreti i shtëpisë në ishull", një roman i paharrueshëm, ku fantastikja bashkohet me fotografinë, të rrëmben e të detyron ta lexosh me një frymë. Historia jonë çelet me një fatkeqësi në familje, e cila e nis Xhejkobin gjashtëmbëdhjetëvjeçar në një udhëtim drejt një ishulli të larg
Referenca:
2673
Botuesi:
Pegi
Revolta e Altasit" është një celebrim i jetës dhe i lumturisë... Individët krijues, qëllimet e pastra dhe racionaliteti arrijnë gëzimin dhe përmbushjen. Parazitët, që vazhdimisht shmangin qëllimshmërinë dhe arsyen, shkatërrohen me të drejtë.
1 000 Lekë
Artikujt e fundit në gjendje
Referenca:
2600
Botuesi:
Pegi
Kjo është historia prekëse e Teto Bonarisë, rrobaqepëses së vjetër, që merr një bijë për shpirt, pikërisht Marian e vogël. Sekretet e dëshirat e zemrës të së resë përzihen me të fshehtat e një të moshuare; në këtë alkimi shekullore gjejmë edhe paragjykimet, që falë izolimit të tyre gjeografik, ngjajnë kaq shumë me shqiptarët.
Referenca:
2557
Botuesi:
Pegi
Daniel Pennac ka botuar mbi 30 libra duke përfshirë këtu romane për të mëdhenj e të vegjël, eseistikë dhe libra me ilustrime. Ka fituar çmime të rëndësishme, ka qenë autor bestseller ndërkombëtar dhe është përkthyer në mbi 30 gjuhë.
Referenca:
2517
Botuesi:
Pegi
Dileta është një nxënëse e re në Akademi. Ajo vjen nga një qytet i vogël e i largët. Familja e Xhoit e fton të jetojë në shtëpinë e tyre. Kështu, Xhoi ndihet gjithmonë e vëzhguar dhe është e detyruar ta përfshijë Diletën në çdo çast të jetës së saj, madje në çdo ngjarje.
Referenca:
2516
Botuesi:
Pegi
Një libër revolucionues mbi rritjen personale që paraqet pesë mjete të efektshme për të ndryshuar jetën tuaj. Mjetet i jep zgjidhje problemit më të madh që kanë pacientët e psikoterapisë: pritja pambarimisht e gjatë për të nisur ndryshimin e jetës së tyre.