Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv

Botuesi: Te tjere

Shqiptarët me dy Hoxha, Ylli Polovina

Ylli Polovina është autor i mbi gjashtëdhjetë librave me tematikë ngjarjet më kryesore kombëtare të cenzuruara deri tani apo të keqshkruara qëllimisht prej pushtetit politik të radhës.Libri Serbi, armiku miku ynë është një ndër botimet e fundit të autorit gjatë vitit 2022.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2216

Botuesi: Onufri

Shkrime per historine e Shqiperise, Ali Kelcyra

Në Antologjinë historike që po i paraqitet lexuesit përfshihen materiale, të cilat i kushtohen historisë së periudhës 1912-1945, shkruar prej Ali Këlcyrës për RFE; të dhënat e periudhës 1944 - 1945 i kam hulumtuar në faqet e shtypit të refugjatëve politikë, pas vitit 1944, me autor Aliun; ndërsa lëndën që rrok lakun kohor 1925-1959 e kam qëmtuar ndër akiva.
2 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000693

Botuesi: Te tjere

Rrefenja nga Amerika, Pellumb Kulla

Autori nuk na rrëfen krejt Amerikën. Atij i kanë interesuar vetëm ato copëra Amerikë, ajri i të cilave rrethon kolonët shqiptarë të atjeshëm, personazhe të vërtetë që i ka zili çdo letërsi, të cilët si miu kungullin, kanë tërhequr e ndryrë nëpër kontinentin e largët të djeshmen e përbashkët me mëhallat e fshatrat e tyre ballkanomesdhetarë, kulinarinë,...
900 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Pushteti i korruptuar, Rexhep Qosja

... liria mund të shfrytëzohet në mënyra të ndryshme prej njerëzve të ndryshëm: prej dikujt shfrytëzohet në radhë të parë për shprehje të lirë të mendimit; prej dikujt në radhë të parë për të fituar pasuri; prej dikujt në radhë të parë për të krijuar karrierë politike pavarësisht me çfarë mjetesh; prej dikujt për të penguar ngritjet e të merituarve dhe të...
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Tirana Times

Pit Bulls and Butterflies, A. D. Balla

Në një libër gazetaresk shkruar në anglisht për lexues ndërkombëtarë, autori përqendrohet në prirjet e mëdha ekonomike, kulturore dhe politike të kohëve të fundit, të së tashmes dhe të ardhmes në Shqipëri, rajon dhe diasporë.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Perspektiva liberale, 12 ide përtej 2013, Grida Duma

Një libër i rrallë i letrave tona të fushës së politologjisë, një skaner i panjohur deri më sot i mundësive dhe perspektivës liberale europianiste të Shqipërisë kështu siç është e siç mund të jetë, një esse në rangun e manifestit të liberalizmit shqiptar, shkruar me kompetencë të lartë nga një grua që ka zgjedhur të artikulojë midis kërkimit dhe...
1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Përpjekja

Përpjekja, nr. 32-33

Rëndësia e këtij numri është e dyfishtë. Së pari, ai tregon se ka studiues të rinj, që po marrin stafetën e kërkimeve me një metodologji të re shkencore, të ndryshme nga ajo e kulturës së trashëguar; së dyti, në faktin se theksi i këtyre studimeve vihet mbi periudhën e komunizmit, që është thuajse e pastudiuar, ndërkohë që ka qenë kaq vendimtare në...
700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2602

Botuesi: UET Press

Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare, vol. 2, Spartak Ngjela

Në një histori të trishtë të një shoqërie, kurrë nuk dihet se çfarë realisht është trishtimi, ashtu sikundër kurrë nuk do të mësosh ndonjëherë se cilat kanë qenë shkaqet e këtij trishtimi: ka qenë pasojë e një sistemi politik që nuk ka lejuar një brez të tërë të bëjë jetën e tij.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje