Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv

Botuesi: Pegi

Tundimi i fundit, Nikos Kazanxaqis

Romani "Tundimi i fundit", i konsideruar si kryevepër nga kritikët në mbarë botën, është një interpretim laik i Ungjillit. Me një gjuhë të zgjedhur e gurgulluese, Kazanxaqis përshkruan një Jezu shumë njerëzor, të tunduar, të kapluar nga frika, dyshimi dhe dhimbja, duke nxitur kështu debate, kundërshtime dhe akuza për blasfemi.
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Mami, Brendan O'Carroll

Anjeza Brauni është një grua e fortë – mjaft e fortë për t'u përballur me vejërinë, shtatë fëmijët, apartamentin me qira dhe rraskapitjen e përditshme me tezgën e saj në rrugën "Moore". Por edhe gruas më të fortë i lipset pak ndihmë dhe një ëndërr për t'i dhënë forcë të vazhdojë...
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Rasti i çuditshëm i vrasjes së qenit në mesnatë, Mark Haddon

Ky libër ka në qendër të tij një mister, por ndryshon nga gjithë librat e tjerë të këtij lloji. Sepse ai që përpiqet të zgjidhë misterin është Kristofer Bun, një djalosh pesëmbëdhjetë vjeçar që vuan nga sindroma e Aspergerit, një formë autizmi, e që për pasojë, ka një raport mjaft problemor me botën.
900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Perandoria e Diellit, J. G. Ballard

Një libër nga ata që pasi e lexon, ke dëshirë ta lexojnë sa më shumë njerëz të tjerë, vepër e një shkrimtari të madh, e sjellë mjeshtërisht në shqip nga shkrimtari e përkthyesi Bashkim Shehu. Historia mbresëlënëse e një djali anglez njëmbëdhjetë vjeçar, Xhimit, që jetonte qetësisht bashkë me prindërit biznesmenë në Shangai.
1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Lëvdatë për njerkën, Mario Vargas Llosa

Qysh në krye të kësaj rrëfenje erotike, Don Rigoberti dhe Lukrecia, gruaja e dytë e tij, na rrëmbejnë në një botë pasionante familjare dhe erotike. Por në këtë histori përfshihet edhe thjeshtri i Lukrecias, Alfonsoja, një admirues i pafre i njerkës së tij, i cili do të këmbëngulë të prekë kufijtë e familjes me pasionin e tij hutues.
700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Buzuku

Aksident natën, Patrick Modiano

Çfarë strukture familjare keni njohur? Nuk dhashë asnjë përgjigje. A mbani mend ndonjë pamje mbresëlënëse nga ati apo nga nëna juaj? Isha përgjigjur: të mjegullt. E gjykoni veten djalë (apo vajzë) të mirë? Nuk kam qenë kurrë djalë.
950 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Bari i netëve, Patrick Modiano

"Ç'do të thoshe ti po të kisha vrarë dikë?" Mendova se po bënte shaka, ose që po ma bënte këtë pyetje për shkak të romaneve policorë që e kishte zakon t'i lexonte. Madje nuk lexonte gjë tjetër. Kushedi, mbase në ndonjërin prej romaneve, një grua i bënte të njëjtën pyetje të fejuarit të vet.
950 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Qeni i pranverës, Patrick Modiano

Në vitin 1964, në një kafene të Parisit, një njeri drejtoi objektivin e Rolleiflexit të tij drejt një çifti të ri të ulur në një tavolinë aty pranë. Kështu tregimtari u njoh me fotografin Fransis Zhansen, me të cilin lidhet një kohë.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Vajza e Pirenejve, Kristin Hannah

Romani “Vajza e Pirenejve” është një libër për luftën, lirinë, guximin dhe dashurinë. Ndjenjat më sublime të ndërfutura në vepër, gërshetohen me luftën dhe japin nuanca nga më të larmishmet.
1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Krijesat e një dite, Irvin D. Yalom

Një burrë i ri që përpiqet të largojë tmerrin nga vdekja përmes vitalitetit seksual; një i moshuar që lufton me kufizimet e plakjes dhe kapet pas spontanitetit rinor, që ofron horizonte të pakufizuara; një paciente që është duke vdekur kërkon të gjejë kuptimin e jetës.
900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Shkrimtari dhe bota, V. S. Naipaul

Esetë e këtij libri përbëjnë një pjesë të rëndësishme të formimit tim. Në shumë prej tyre flitet për udhëtimet e mia ose, më saktë, për vende të cilat nuk i kisha njohur më parë. Mund të thuhet pa më të voglin dyshim, se këto përvoja i kanë dhënë jetës sime një tjetër dimension.
1 500 Lekë
More
Në gjendje