Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
945 Lekë 1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Levdate per njerken, Mario Vargas Llosa
  • Levdate per njerken, Mario Vargas Llosa

Lëvdatë për njerkën, Mario Vargas Llosa

Qysh në krye të kësaj rrëfenje erotike, Don Rigoberti dhe Lukrecia, gruaja e dytë e tij, na rrëmbejnë në një botë pasionante familjare dhe erotike. Por në këtë histori përfshihet edhe thjeshtri i Lukrecias, Alfonsoja, një admirues i pafre i njerkës së tij, i cili do të këmbëngulë të prekë kufijtë e familjes me pasionin e tij hutues.

700 Lekë
630 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Lëvdatë për njerkën
Origjinali: Los cuadernos de Don Rigoberto
Gjinia: Roman
Autori: Mario Vargas Llosa
Shqipëroi: Bajram Karabolli
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2015
Fq. 128
Pesha: 0.137 kg.
ISBN: 978-9928-4279-2-2

Mbi librin

Qysh në krye të kësaj rrëfenje erotike, Don Rigoberti dhe Lukrecia, gruaja e dytë e tij, na rrëmbejnë në një botë pasionante familjare dhe erotike. Por në këtë histori përfshihet edhe thjeshtri i Lukrecias, Alfonsoja, një admirues i pafre i njerkës së tij, i cili do të këmbëngulë të prekë kufijtë e familjes me pasionin e tij hutues.

Rigobertoja e adhuron me mahi Lukrecian, aq sa erotizmi i tyre i pashoq, do të mvishet nga rrëfenjat mbi mitet klasike që burojnë nga pikturat e njohura të Jordaens, Boucher, Tiziano, Bacon, Szyszlo dhe Fra Angelico.

Ndërkohë, Alfonsoja, me pamjen e tij prej kerubini, përgjon njerkën e tij të dashur, ndërkohë që ajo është duke u larë, dhe kësisoj adhurimi birnor, kthehet në dëshirim dhe joshje. Puthjet e pafajshme të paragjumit, zënë e kthehen në sensuale, dhe Lukrecia nis e i thyen të gjitha tabutë dhe zhytet lehtësisht në një marrëdhënie fatkeqe të yshtur nga libidoja.

Me një vrojtim tejet të përpiktë dhe aftësitë joshëse të një rrëfyesi të fuqishëm, Mario Vargas Llosa ia del ta kthejë trekëndëshin proverbial romantik, në një roman erotik të denjë për mjeshtërinë e tij të jashtëzakonshme.

Koment nga Los Angeles Time

Autori është i mëndafshtë... Mario Vargas Llosa ka shkruar kështu një histori të vërtetë erotike, dhe një lloj parodie 'të ligë'.

Detajet e librit
9789928427922
9789928427922
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
7 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001528

Botuesi: Skanderbeg Books

Vajza e prapë, Mario Vargas Llosa

Rikardoja, qysh fëmijë atje në vendin e lindjes së tij, në Lima, ka ushqyer një ëndërr: Të jetojë në Paris. Por ritakimi me Lili kiliankën, një dashuri e hershme e adoleshencës, do ta shtyjë të ndryshojë gjithçka të tij. Vajza aventuriere, pragmatiste, e paqetë, do ta zvarrisë përtej botës së vogël të ambicjeve të tij.
1 170 Lekë 1 300 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001527

Botuesi: Skanderbeg Books

Festa e Cjapit, Mario Vargas Llosa

Dyzetenëntëvjeçarja, Urani Kabral, një grua e ftohtë dhe ngurtë, por që dikur ka qenë një vajzë e brishtë dhe ndjeshme, është rikthyer të vizitojë atdheun e saj, Republikën Domenikane. E gjurmuar gjithë jetën nga ndjenja e terrorit, e zbrazëtisë dhe e humbjes, Urania e gjen veten duke u endur rrugëve të qytetit të saj të lindjes dhe duke përsjellë në...
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Faber and faber

The Discreet Hero, Mario Vargas Llosa

His fate is interwoven with the story of Rigoberto, a wealthy Lima insurance executive. His boss and old friend, Ismael, suddenly announces that he is marrying his housekeeper, a chola from Piura, to the consternation of his twin sons, a pair of brutal wasters. 
1 013 Lekë 1 125 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Pesë qoshet, Mario Vargas Llosa

Enrike Kardenas, një biznesmen i njohur e mjaft i fuqishëm peruan, një ditë gjendet i shantazhuar në zyrën e tij nga gazetari Rolando Garro, kryeredaktori i një tabloidi, në duart e të cilit kanë rënë fotot e një nate orgjie të biznesmenit; publikimii tyre do ta shkatërronte atë, familjen e tij dhe reputacionin e tij.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Faber and faber

The Way to Paradise, Mario Vargas Llosa

Gauguin abandons his wife and children, and job as a stock-broker in Paris, to pursue his passion for painting. In the process he does his best to distances himself from European civilization, fleeing to Tahiti and French Polynesia for inspiration.
1 458 Lekë 1 620 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001527

Botuesi: Skanderbeg Books

Festa e Cjapit, Mario Vargas Llosa

Dyzetenëntëvjeçarja, Urani Kabral, një grua e ftohtë dhe ngurtë, por që dikur ka qenë një vajzë e brishtë dhe ndjeshme, është rikthyer të vizitojë atdheun e saj, Republikën Domenikane. E gjurmuar gjithë jetën nga ndjenja e terrorit, e zbrazëtisë dhe e humbjes, Urania e gjen veten duke u endur rrugëve të qytetit të saj të lindjes dhe duke përsjellë në...
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001528

Botuesi: Skanderbeg Books

Vajza e prapë, Mario Vargas Llosa

Rikardoja, qysh fëmijë atje në vendin e lindjes së tij, në Lima, ka ushqyer një ëndërr: Të jetojë në Paris. Por ritakimi me Lili kiliankën, një dashuri e hershme e adoleshencës, do ta shtyjë të ndryshojë gjithçka të tij. Vajza aventuriere, pragmatiste, e paqetë, do ta zvarrisë përtej botës së vogël të ambicjeve të tij.
1 170 Lekë 1 300 Lekë
More
Ne gjendje