• Banner

Bashkëkohore
zbuloni libra shqip nga letersia boterore bashkekohore

Bashkëkohore

Zbuloni libra në shqip nga letersia botërore bashkëkohore.
Filtrat aktiv

Botuesi: Botimet Dudaj

Zoti Guajn, Alessandro Baricco

Xhesper Guajni është shkrimtar. Jeton në Londër dhe me gjasë është një njeri që e do jetën. Krejt papritur, ka dëshirë të pushojë. Ndoshta të reshtë së shkruari, por ajo e tija nuk është kriza që prek shkrimtarët pa frymëzim. Xhesper Guajni duket se do të ndryshojë perspektivë, të arrijë në thelbin e një magjie.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Zotëria i jetimëve, Adam Johnson

Pak Jun Do është biri i një nëne të zhdukur, një këngëtare e rrëmbyer dhe e dërguar në Penian për të joshur të fuqishmit e kryeqytetit, dhe i një babai të rreptë, drejtor i një jetimoreje. Në moshë të rritur, shquhet për besnikërinë dhe guximin, aq sa e bindi shtetin t'i japë mundësinë të ngjitë me shpejtësi shkallët e karrierës.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000405

Botuesi: Albin

Zorba, Niko Kazanxaqis

Niko Kazanxaqis lindi më 1883 në qytetin antik të Heraklionit, në ishullin e Kretës. Më 1906 diplomohet për drejtësi në Universitetin e Athinës dhe më pas ndjek studimet për filologji e filozofi në Paris. Ndërkohë debuton në letërsi dhe fiton emër si autor tregimesh, dramash, esesh filozofike etj.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: K4R1

Botuesi: Skanderbeg Books

Zonja Marta Ouli, Sigrid Undset

"Unë nuk i kam qëndruar besnike burrit tim", thotë Marta e Undsetit. Personazhi i këtij romani është një Martha si e Biblës, një grua që përkujdeset, por ajo është edhe një Martë e zakonshme, e cila diskuton në publik, që feston deri vonë dhe është e pavarur ekonomikisht.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Zonja Benz, Jill Alexander Essbaum

Ana Benz, një amerikane në fund të të tridhjetave, jeton me bashkëshortin zviceran dhe tre fëmijët e tyre në një lagje të mirë të Zyrihut. Edhe pse bën një jetë të rehatshme e të konsoliduar, Ana ndihet keq shpirtërisht.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2192

Botuesi: Dituria

Zoli, Colum McCann

Zoli është vetëm gjashtë vjeç kur prindërit e saj, të rrethuar nga rojat fashiste të Hlinkës, Hitlerit sllovak, zhduken brenda një liqeni të ngrirë. Shpëton vetëm ajo dhe gjyshi, i cili i mëson të shkruajë dhe të lexojë, madje e dërgon edhe në shkollë, pavarësisht nga traditat e bashkësisë së tyre.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Zogjtë vdesin duke kënduar, vol. 2, Colleen McCullough

Diku në Australi, tri breza të jashtëzakonshëm të familjes Kliri jetojnë mes gëzimit e trishtimit, sfidës së hidhur e ngadhënjimit madhështor - të udhëhequr nga ëndrra, të mbështetur nga fuqia e karakterit... të rrënuar nga pasionet e errëta, dhuna dhe skandali që shoqërojnë dashurinë e ndaluar.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Toena

Zjarrvënësit, Jan Carson

Me një strukturë të ndarë në tri blloqe, një për secilin muaj të asaj vere, Carson alternon historinë e Semit dhe të Xhonatanit, peshën dhe frikërat e prindërimit të tyre, duke i lidhur rastet individuale me konfliktet ende të pazgjidhura dhe me plagët ende të pambyllura të konfrontimit politik dhe social.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001138

Botuesi: Botimet Dudaj

Zjarri, Katherine Neville

Shqipëri, viti 1822: tridhjetë vjet pas Revolucionit Francez, e gjithë Europa po qëndronte pezull në prag të Luftës Greke për Pavarësi. Ali Pasha, një sundimtar i fuqishëm i Perandorisë Otomane, e kishte zemëruar sulltanin dhe gjendej tashmë në prag të një sulmi nga forcat turke.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar