Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0,109 kg - 0,68 kg

Çmimi

Çmimi

  • 500 Lekë - 1 800 Lekë

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv
  • Marka: Fjala
  • Marka: ISP & DITA 2000

Botuesi: Fjala

Tomas Nevinsoni, Javier Marias

Tomas Nevinsoni, i shoqi i Berta Islës, bie sërish pre e joshjes për t’u kthyer në shërbimet sekrete, pasi kishte dalë: i propozohet të shkojë në një qytet në veri-perëndim të Spanjës për të identifikuar një person, i cili dhjetë vjet më parë kishte marrë pjesë në disa atentate të IRA-s dhe ETA-s.
1 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: ISP & DITA 2000

Personae Seksuale, Camila Paglia

Personæ Seksuale ndërtohet mbi pikëpamjen se qytetërimi perëndimor është shfaqja e frikës së mashkullit nga femra në letërsi, art, politikë, fe dhe institucione. Paglia vëren se besimet më të lashta në perëndim lidheshin me kultin e tokës-mëmë, pra femrës; ndaj mashkulli kthehet për t'u mbrojtur drejt qiellit, drejt Apollonit, dhe realizohet si projeksion...
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fjala

Berta Isla, Javier Marias

Berta Isla është martuar me Tomasin duke menduar se e njeh prej kohësh, madje e bindur se është ai që nuk di shumë gjëra prej saj, që nuk e di se ajo e ka humbur virgjërinë me një tjetër burrë. E pra, në të vërtetë është pikërisht Tomasi i mirë e i paparashikueshëm që fsheh sekretin më të madh e më tronditës
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: ISP & DITA 2000

Ese mbi lirinë, John Emerich Edward Dalberg-Acton

Por i gjithë korpusi i shkrimeve të tij evidenton problematikat kryesore të veprës së tij: qasja ndaj historisë, liria e besimit dhe ajo politike, një qëndrim të ri, madje edhe kritik të një katoliku të devotshëm për çështjet e Kishës Katolike.
500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fjala

Me syrin e një klouni, Heinrich Boll

Hans Shniri, kloun profesionist, është ndarë shpirtërisht nga prindërit e tij qysh kur këta çuan në luftë motrën ende të mitur, Henrietën. Pasi braktis shkollën dhe shtëpinë, jeton si artist bohem me të dashurën, Marien. Por pas një bashkëjetese të gjatë, Maria e braktis, nën ndikimin e disa zyrtarëve të lartë katolikë dhe parimeve të moralit.
1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: ISP & DITA 2000

Njeriu kundër shtetit, pesë ese politike, Herbert Spencer

Njeriu kundër shtetit, librin e tij më të shquar, Spencer e botoi më 1884. Pjesërisht shqetësim për përparimin e etatizmit, pjesërisht profeci për rrjedhojat e mundshme a ndofta të pashmangshme të zëvendësimit të parimit individualist të kooperimit vullnetar në shoqëri me parimin etatist të kooperimit të detyruar – ky është thelbi i librit.
500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fjala

Aventurat e Tom Sojerit, Mark Twain

Shumica e aventurave që do të tregohen në këtë libër kanë ndodhur me të vërtetë. Një pjesë prej tyre i kam jetuar vetë, të tjerat shokë të mi të shkollës. Hak Fini, për shembull, është krejt siç ka qenë në jetë, Tom Sojeri po ashtu, vetëm se për të m'u desh të bashkoj e të thur në një tiparet e tre djemve që kam pas njohur, të sajoj, si të thuash, tipin...
900 Lekë
More
Ne gjendje