• Banner

Njeriu kunder shtetit, Herbert Spencer
  • Njeriu kunder shtetit, Herbert Spencer

Njeriu kundër shtetit, pesë ese politike, Herbert Spencer

Njeriu kundër shtetit, librin e tij më të shquar, Spencer e botoi më 1884. Pjesërisht shqetësim për përparimin e etatizmit, pjesërisht profeci për rrjedhojat e mundshme a ndofta të pashmangshme të zëvendësimit të parimit individualist të kooperimit vullnetar në shoqëri me parimin etatist të kooperimit të detyruar – ky është thelbi i librit.

500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Njeriu kundër shtetit, pesë ese politike
Origjinali: The man versus the state
Gjinia: Filozofi
Autori: Herbert Spencer
Shqipëroi: Bashkim Shehu
Shtëpia botuese: IPLS & Dita 2000
Viti: 2005
Fq. 184
Pesha: 0.222 kg.
ISBN: 978-99943-727-6-9

Mbi librin

Njeriu kundër shtetit, librin e tij më të shquar, Spencer e botoi më 1884. Pjesërisht shqetësim për përparimin e etatizmit, pjesërisht profeci për rrjedhojat e mundshme a ndofta të pashmangshme të zëvendësimit të parimit individualist të kooperimit vullnetar në shoqëri me parimin etatist të kooperimit të detyruar – ky është thelbi i librit.

Mendimi politik i shtratit liberal u rizbulua edhe u thirr në debatin e kohës sonë nga mendimtarët politikë si Nozick etj. për mbrojtjen e lirisë individuale, për kritikën ndaj utilitarizmit pozitivist dhe frymës socialiste e intervencioniste.

Mbi autorin

Herbert Spencer, njëri nga njerëzit më të shquar të botës intelektuale viktoriane, filozof, politolog, sociolog, psikolog, biolog e gazetar u rreshtua si veprimtar e si shkrimtar në problemet themelore të kohës, për të drejtën universale të votës dhe emancipimin e gruas, kundër kishës shtetërore, politikave militariste e imperialiste britanike dhe tendencave politike kolektiviste.

Detajet e librit
ISP & DITA 2000
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001266

Botuesi: Te tjere

Leviatani, Thomas Hobbes

Thomas Hobbes e shkroi Leviathan – in në fundin e Luftës Civile në Angli dhe e përfundoi pas mbarimit të saj, e kështu që Leviathan – i ka vulën e ngjarjeve të Luftës Civile. Por ky libër u mendua të kapërcente epokat dhe i tillë është.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2576

Botuesi: Dituria

Nje hyrje tek idete, William Raeper, Linda Smith

Ky libër na drejton mes dyzet kthesash filozofike të mendimit njerëzor. Këtu janë marrë në shqyrtim filozofët më të shquar: Platoni, Aristoteli, Augusti, Dekarti, Kanti, Loku, Marksi, Niçe, Frojdi... Ekzistencializmi, feminizmi, humanizmi, racioanlizmi, paranormalja, Epoka e Re... Shumë ide të filozofisë, moralit e teologjisë janë përfshirë në këtë libër.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Qiell, Mieko Kawakami

Këto portretizime të rralla e realiste të bullizimit barazpeshohen me teksturën e shfaqjes së debateve filozofike e fetare lidhur me shqetësimin e dhunës ndaj së cilës të dobëtit janë subjekt.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000821

Botuesi: Ideart

Sociologjia, Nje hyrje e shkurter, Steve Bruce

Duke u mbështetur në qëmtimet mbi klasën shoqërore, krimin dhe shmangien në shoqëri, punën në sistemet burokratike dhe ndryshimet në gjirin e organizatave politike dhe fetare, kjo hyrje e shkurtër në Sociologji synon të nxjerrë në dritë tensionin mes rolit të individit në shoqëri dhe rolit të shoqërisë në formimin e individit.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Imagjinarja, Jean - Paul Sartre

"Imagjinarja" përpiqet të arrijë atë që Sartri e quan "fenomenologji" të imazhit, ku ai inventarizon dhe konceptualizon gjithçka që reflektimi i drejtpërdrejtë, madje subjektiv, mund të mësojë si të sigurt lidhur me ndërgjegjen imagjinuese.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Moderniteti dhe Holokausti, Zygmunt Bauman

Ky libër brilant i Zygmunt Bauman – it flet për atë çfarë mund të na mësojë sociologjia për Holokaustin, por flet në hollësi edhe për mësimet e Holokaustit për sociologjinë. Ai nxjerr në pah se si domethënia e Holokaustit rrezikon të lihet mënjanë në të kuptuarin tonë të modernitetit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Mosmarrëveshja, politikë dhe filozofi, Jacques Ranciere

Libri që keni në duar mëton të tregojë se si vullneti për ta zhdukur përçarjen dhe luftën sociale në emër të menaxhimit të arsyeshëm të interesave është njëkohësisht shkatërrim i vetë lidhjes politike si të tillë dhe se rizgjimi i pasioneve identitare dhe dhunës etnike është pasojë e drejtpërdrejtë e këtij shkatërrimi.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Erik Botime

Të dua, Francesko Alberoni

 Në të njejtën kohë jemi plot dëshirë për të jetuar, por vetem me të dashurin tonë. Cikli i jetës së re, fillon dhe mbaron vetëm me të. Kjo pamundësi për ta përfytyruar kohën pa atë, do te thotë të humbasësh, të biesh në humnerë. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000677

Botuesi: Ideart

Heidegger, Nje hyrje e shkurter, Michael Invood

Martin Heideger, i cilësuar nga disa si një nga sharlatanët më të mëdhenj që kanë marrë ndonjë herë titullin e "filozofit", nga disa si përkrahës i nazizmit, dhe nga disa të tjerë si një udhëheqës i ditur i filozofisë së kontinentit tonë, ndoshta është dijetari më i dyzuar i shekullit XX.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Njeriu dhe shteti, Jacques Maritain

Njeriu dhe shteti, 1951, u shkrua në anglisht nga autori dhe është ndoshta traktati më shënjues i teorisë politike tomiste. Vepra analizon dhe përkufizon me një qartësi e siguri të pakrahasueshme konceptet themelore të politikës si shteti, shoqëria, populli, sovraniteti.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)