Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,79  8,65 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
16,68  18,54 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,12  12,36 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Berta Isla, Javier Marias
  • Berta Isla, Javier Marias

Berta Isla, Javier Marias

Fjala

Berta Isla është martuar me Tomasin duke menduar se e njeh prej kohësh, madje e bindur se është ai që nuk di shumë gjëra prej saj, që nuk e di se ajo e ka humbur virgjërinë me një tjetër burrë. E pra, në të vërtetë është pikërisht Tomasi i mirë e i paparashikueshëm që fsheh sekretin më të madh e më tronditës

18,54 
16,68  Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Berta Isla
Origjinali: Berta Isla
Kategoria: Roman
Autori: Javier Marias
Shqipëroi: Bashkim Shehu
Botues: Fjala
F. 520
Viti: 2022
Pesha: 0.52 kg
ISBN: 978-9928-176-34-9
Ky libër është në gjuhën shqipe

1. Letërsia spanjolle. 2. Letërsia evropiane 3. Javier Marías 4. Bashkim Shehu

Mbi librin
Berta Isla është martuar me Tomasin duke menduar se e njeh prej kohësh, madje e bindur se është ai që nuk di shumë gjëra prej saj, që nuk e di se ajo e ka humbur virgjërinë me një tjetër burrë. E pra, në të vërtetë është pikërisht Tomasi i mirë e i paparashikueshëm që fsheh sekretin më të madh e më tronditës. Askush më mirë se Marias nuk di ta rrëfejë anën e errët e po aq edhe të ndritshme të dashurisë, askush më mirë se ai nuk e di që çdo zemër që rreh është një mister, edhe pr zemrën që i rri pranë.

Berta Isla u martua me Tomas Nevison-in në majin e 1974-tës, në kishën e San Fermin de los Navarros, pranë shkollës që kanë frekuentuar të dy dhe ku janë njohur për herë të parë. U martua me të, pasi kishte qenë e fejuara e tij për vite të tëra, pa e konsumuar aktin e dashurisë (siç qe normale të ndodhte në atë kohë mes borgjezësh të mbarë9 dhe pasi kishte humbur virgjërinë me një tjetër, një ditë që nuk do ta harroi kurrë. U martua me të, duke e njohur prej një jete, e bindur që kishte gjetur fatin e saj, por pa ditur për të asgjë nga ato që kanë me të vërtetë rëndësi. Por Tomasi fsheh diçka me të vërtetë të rëndësishme, të cilën nuk mund t’ia thotë as asaj, as dikujt tjetër. Gjatë viteve të tij universitare në Oxford, në një ditë krejt pa rëndësi, rastësia e kishte vendosur të kushtëzonte ekzistencën e tij dhe atë të gruas së tij, përgjithmonë.
Romani i ri i Javier Marias është historia e një dashurie të papërkryer, sikurse janë të gjitha ato. Historia e një gruaje si Berta Isla, që ka zgjedhur të qëndrojë pranë një burri që shpreson ta njohë, por që në fund nuk do të shfaqet kurrë ai që është në të vërtetë. Është historia e një lidhjeje, e cila, pasi ka mbaruar pasioni, mbahet në këmbë në një ekuilibër të brishtë mes sekretit, besnikërisë dhe pengut, mes asaj që nuk do ose nuk mund të thuhet. Është historia e dy zemrave të mposhtura që në zanafillë, të cilat kërkojnë me çdo kusht t’i mbijetojnë luftës.


“Një kryevepër. Marias është mjeshtër në të rrëfyerit e një përzierjeje mes grisë dhe pasionit, misterit dhe banalitetit, sekretit dhe të pathënave”.


Claudio Magris


Libra të tjerë në shqip nga Javier Marias: Nesër në betejë mendo për mua, Një zemër kaq e bardhë, Ashtu si dashuritë.

Detajet e librit
Fjala
9789928176349
9789928176349
4 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fjala

Një zemër kaq e bardhë, Javier Marias

Është një roman mbi dashurinë dhe vdekjen, mbi atë që nuk duhet thënë dhe atë që nuk dëshiron ta dish, i strukturuar mrekullisht tek të gjithë personazhet, me dyshimet e tyre dhe shkëmbimin e mundshëm, të cilët transmetojnë tek lexuesi një sens paqetie të thellë, një ndjesi realiteti jo komod, të vështirë për t'u shpjeguar e po aq i vështirë për t'u pranuar.
11,12  12,36 
More
Në gjendje

Botuesi: Fjala

Tomas Nevinsoni, Javier Marias

Tomas Nevinsoni, i shoqi i Berta Islës, bie sërish pre e joshjes për t’u kthyer në shërbimet sekrete, pasi kishte dalë: i propozohet të shkojë në një qytet në veri-perëndim të Spanjës për të identifikuar një person, i cili dhjetë vjet më parë kishte marrë pjesë në disa atentate të IRA-s dhe ETA-s.
20,02  22,25 
More
Në gjendje

Botuesi: Fjala

Nesër në betejë mendo për mua, Javier Marias

Te "Nesër në betejë mendo për mua", Marías na jep një roman të shkruar sipas modelit të prozës filozofike që e hasim te Marcel Proust dhe Henry James... Krahas kësaj, na jep një panoramë historike dhe vetjake, tituj filmash dhe emra politikanësh, duke u shfaqur një shkrimtar i një lloji krejt tjetër.
13,35  14,83 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ashtu si dashuritë, Javier Marias

Në një kafe në Madrid, çdo ditë Maria Dolz vëzhgon dy të panjohur, një burrë e një grua, dhe mahnitet nga lumturia që ata rrezatojnë. Si të ishin personazhet e dashur të një romani, uron çiftit"gjithe të mirat e botes" e shpreson që historia e tyre te jetoje përherë në lumturi.
13,35  14,83 
More
Në gjendje