Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0 kg - 250 kg

Çmimi

Çmimi

  • 1 Lekë - 12 600 Lekë

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv
  • Marka: Fenix
  • Marka: OMSCA-1
  • Marka: Penguin Classics
  • Marka: Toena
  • Marka: Wordsworth Classics

Botuesi: Toena

Tej portave të dhimbjes, Besnik Allushi

Ky roman, siç e dëshmon edhe titulli, është në frymën e përjetimit të dhimbjes së madhe, por në të vërtetë aty tregohet me talent të veçantë dhe në mënyrë tronditëse për dashurinë e madhe njerëzore. Nga intensiteti i transmetimit të dhimbjes së nënës ndaj humbjes së pjellës së vet, ai të kujton, ndoshta, vajin e Ajkunës që qan Omerin.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Çatia e gjarpërinjve, Eqerem Canaj

Shtraku i vetëtimës: terrgjelbri i syrit, frymëprerë, i mërgatë, hapin ndal. Kërcëllimë menteshash ndryshkur; fshati i pelenave, vdekur qyshkur, mbase që motit të shtegtimit të kufirit tejcak. Veneroj. Përmbi portë, përkund këmbarit të mermertë, një trumcak dhe një gjarpër; i ngrirë zokthi, gati frikuar prej gjarprit të zi, i cili i pati dëftuar dhëmbët e...
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Një kafe... në rërë të nxehtë, Lena Manda

Ishte tridhjetë e pesë vjeçe. E martuar. Nënë e një vajze të mrekullueshme. E hijshme dhe në gjendje të mirë ekonomike. Ai ishte dyzet vjeç. I pashëm. Familjar i mirë. Bashkëshort besnik. Nuk i harronte kurrë datat e përvjetorëve apo ditëlindjeve. Ndoshta sepse dinte të organizonte më së miri kalendarin apo sepse kishte një sekretare tejet të kujdesshme.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Druri pa emër, Drago Jancar

"Druri pa emër" është romani i një njeriu të pushtuar nga e kaluara, nëpër të cilin rrjedh si një lumë i padukshëm dhe i pazhurmë e tërë historia. Janez Lipniku është arkivist dhe punon në Arkivin Shtetëror të Sllovenisë. Gjatë punës ballafaqohet, nga njëra anë, me kujtimet erotike të një erotomani dhe, nga ana tjetër, me tmerret e luftës të lëna në harresë.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Gruaja me të Zeza, Vojsava Nelo

Romani "Gruaja me të Zeza" është një narracion artistik që tipologjikisht qëndron shumë afër me romanin magjik. Shkrimtarja e mirënjohur, Vojsava Nelo, ndërton një vepër në të cilën kohët, ngjarjet, personazhet dhe përjetimet vendosen në kufi të ekzistencës së tyre. Kjo mënyrë rrëfimi i jep narracionit dramacitet dhe tension, që e bëjnë lexuesin "t'i...
720 Lekë 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMSCA-1

Orgji në famullinë e at Ludovikut, Leonard Veizi

Një roman ku ndërthuret trileri me psikologjinë, jeta moderne dhe e provincës, engjëjt dhe djajtë. "Orgji në famullinë e at Ludovikut" është një vepër e shtrirë në plan universal. Si edhe më parë, letërsia e Veizit del nga kufijtë e së zakonshmes, duke synuar hapësira dhe mundësi të reja.
540 Lekë 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Kuvend letrash me miqtë, Mustafa Merlika-Kruja, vol. 4

Sa për mkate politike qi padrejtësisht të janë ngarkue, mos u ban aspak marak. Koha e mshirme, mâ e mëshirshme se njerëzit e kalamendun të tashem, ka për të dijtë me qitë në dritë patriotizmin tande. Njerëzit, qi nuk shofin veçse deri sa t'u mrrijë maja e hundës, mâ vonë, edhe ata, kanë me e justifikue veprimin tand politik.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Kuvend letrash me miqtë, Mustafa Merlika-Kruja, vol. 1

Aty ku Mustafa, mandej, arrin në përsosje letrare âsht stili epistolar. Ata qi patën fatin me pasë letra prej tij duhet t'i ruejnë me kujdes sepse në to âsht derdhun nji visar i paçim i shqipes. Mjerisht kohnat e turbullta, në të cilat nuk pranë të përshkohen Shqipnija dhe Mustafa, shkaktuen humbjen e shumicës së letërkëmbimeve të tija të ndryshme: letrat...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Toena

Shkelja e kurorës, Paulo Coelho

Linda është 31 vjeç dhe në sytë e të gjithëve jeta e saj është e përsosur. Ajo banon në Zvicër, në një nga vendet më të sigurta të botës, ka një martesë të fortë dhe të qëndrueshme, një burrë që e do shumë, fëmijë të këndshëm që sillen mirë, si dhe punën e saj si gazetare në një të përditshme të rëndësishme.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje