Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0 kg - 0,983 kg

Çmimi

Çmimi

  • 3 Lekë - 2 000 Lekë

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv
  • Disponueshmëria: Jo i disponueshëm
  • Marka: Argeta LMG
  • Marka: OMSCA-1
  • Marka: Pegi

Botuesi: Pegi

A është, vallë, njeri..., Primo Levi

"A është, vallë, njeri...?" është libri i parë i Primo Levi-t, shkruar e botuar më 1947-ën menjëherë pas daljes nga kampi i përqendrimit në Aushvic. Një rrëfim rrëqethës dhe një analizë e thellë mbi historinë e kampeve të përqendrimit, mbi fyerjen, poshtërimin dhe degradimin e njeriut, para se të mbërrihet në shfarosjen e plotë të tij.
700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Portret grupi me një zonjë, Heinrich Boll

Bël-i rindërton biografinë e një antiheroine, në qendër të së cilës vendoset beteja e saj, e përkrahur nga fqinjët, për të shmangur prishjen e ndërtesës ku jeton. Leni kthehet në qendrën e një grupi heterogjen që rebelohet kundër së kaluarës çnjerëzore të Gjermanisë Naziste... dhe të asaj që duket si një e ardhme po aq çnjerëzore sa kapitalizmi.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMSCA-1

I ngërthyer nga ti, Sylvia Day

Gidioni më quan engjëllin e tij, por ai vetë është mrekullia e jetës sime. Luftëtari im i bukur, i plagosur, tejet i vendosur për të shkatërruar djajtë e jetës sime, ndërkohë që nuk pranon të përballet me të vetët.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Ëndërr, Arthur Schnitzler

Një eksplorim surreal i përmasave intime të martesës. Kurioziteti i sinqertë i Fridolinit për seksualitetin e bashkëshortes nuk i kundërvihet dot xhelozisë dhe narcizizmit të tij të lënduar.
600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Gjyshi im gazmor, Angela Nanetti

"Kur isha katër vjeç, kisha katër gjyshër, dy në qytet dhe dy në fshat..."Kështu fillon ky libër që rrëfen për një gjysh të jashtëzakonshëm dhe një qershi, për patën Alfonsinë dhe bashkëshortin e saj, Orestin, për gjyshe Teodolinën dhe për natyrën e saj të butë
350 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Argeta LMG

Aventurat e Hakëlber Finit, Mark Twain

Hak Fini thotë: "Këtë libër e ka shkruar mister Mark Twain dhe ai i ka thënë sendet pak a shumë ashtu siç kanë ngjarë. Ca gjëra, është e vërtetë, i ka shtuar nga vetja, por përgjithësisht ka thënë të vërtetën". Dhe, me të vërtetë, Mark Twain kur ka shkruar këtë libër ka patur parasysh ngjarje dhe fakte nga jeta e tij personale.
1 100 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMSCA-1

Gardalina, vol. 2, Donna Tartt

Mjafton ta kesh në dorë për të kuptuar interesin mbarëbotëror që ka ngjallur ky libër, që të imponon një lexim shumëfaqësh. Dhe, nëse kësaj i shtojmë faktin se autores i janë dashur rreth dhjetë vjet për ta shkruar, atëherë kuptohet pse ky roman, "Gardalina", i ka paraprirë një suksesi të paralajmëruar.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Terr i bukur, Kami Garcia, Margaret Stohl

"Terr i bukur" është libri i dytë i serisë "Kronikat e Frymëtorëve". Etan Uejti mendonte se në Getlin, qyteti i vogël në jug të vendit, nuk ndodhte kurrë asgjë. Më pas, ai takon ë sapoardhurën misterioze Lina Dukeinin, e cila i zbulon një botë të fshehtë që kishte qenë para syve të tij gjatë gjithë kohës.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar