Nëntëdhjeteshtata, Fatos Lubonja
Janë dy muaj gjatë të cilëve konflikti social e politik që shoqëroi rënien e piramidave financiare u përshkallëzua çdo ditë për të arritur si pikë kulmore shpërbërjen tragjike të shtetit dhe të institucioneve të tij. Janë dy muaj për të cilët është shkruar dhe do të shkruhet shumë.