Lista e librave të autorit ose përkthyesit Peter Pomerantsev
Peter Pomerantsev është një profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës, shkrimtar dhe producent televiziv. Ai ka lindur në Kiev, ish-Bashkimi Sovjetik në vitin 1977, ndërsa kur ishte një vjeç, familja e tij u arratis nga Bashkimi Sovjetik për shkak se i ati, Igor Pomerantsev, u përndoq nga KGB-ja për promovimin e letërsisë anti-sovjetike.
Peter Pomerantsev studioi letërsi angleze dhe gjermane në Edinburg ndërsa u zhvendos në Rusi në vitin 2001 ku punoi si producent televiziv dhe gazetar.
Ai është i specializuar në fushën e propagandës dhe zhvillimit të medias dhe ka dëshmuar mbi sfidat që sjell lufta informative para Komitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të SHBA dhe në Komitetin e Mbrojtjes të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar.
Libri i tij Asgjë nuk është e vërtetë, çdo gjë është e mundur, përshkruan jetën e përditshme në Rusinë e viteve 2000, koha e bumit të naftës, oligarkëve, putinizmit dhe formave novatore të krijuara nga diktatorët e shekullit të njëzet e një për të ruajtur pushtetin e vet. Asgjë nuk është e vërtetë, çdo gjë është e mundur u botua nga Shtëpia e Librit në gjuhën shqipe në qershor 2020.
Ky libër është një lexim i domosdoshëm për të kuptuar makiavelizmin politik të shekullit të njëzetë e një dhe teknikat e përdorura nga diktatorët e shekullit tonë.
Në këtë paketë ofrojmë dy libra, Lavdi Katalonisë nga George Orwell dhe Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur nga Peter Pomerantsev . Cmimi i kopertinës për të dy librat është 1700 lekë. Ofrohen me 20% ulje.
Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: ,Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur, Peter Pomerantsev; I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, George Orwell; Tri ese, George Orwell. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 2100 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 1500 lekë.
Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: ,Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur, Peter Pomerantsev; Kapitalizmi dhe Liria, Milton Friedman; TMbi tiraninë, Timothy Snyder. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 2200 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 1600 lekë.
Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra, Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur, Peter Pomerantsev, Mbi tiraninë, Timothy Snyder, Lavdi Katalonisë, George Orwell. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 2400 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 1800 lekë.