• Banner

List of products by supplier Peter Pomerantsev

Peter Pomerantsev është një profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës, shkrimtar dhe producent televiziv. Ai ka lindur në Kiev, ish-Bashkimi Sovjetik në vitin 1977, ndërsa kur ishte një vjeç, familja e tij u arratis nga Bashkimi Sovjetik për shkak se i ati, Igor Pomerantsev, u përndoq nga KGB-ja për promovimin e letërsisë anti-sovjetike. 

Peter Pomerantsev studioi letërsi angleze dhe gjermane në Edinburg ndërsa u zhvendos në Rusi në vitin 2001 ku punoi si producent televiziv dhe gazetar.

Ai është i specializuar në fushën e propagandës dhe zhvillimit të medias dhe ka dëshmuar mbi sfidat që sjell lufta informative para Komitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të SHBA dhe në Komitetin e Mbrojtjes të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar.

Libri i tij Asgjë nuk është e vërtetë, çdo gjë është e mundur, përshkruan jetën e përditshme në Rusinë e viteve 2000, koha e bumit të naftës, oligarkëve, putinizmit dhe formave novatore të krijuara nga diktatorët e shekullit të njëzet e një për të ruajtur pushtetin e vet. Asgjë nuk është e vërtetë, çdo gjë është e mundur u botua nga Shtëpia e Librit në gjuhën shqipe në qershor 2020.

Active filters