• Banner

Lista e librave të autorit ose përkthyesit Peter Pomerantsev

Peter Pomerantsev është një profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës, shkrimtar dhe producent televiziv. Ai ka lindur në Kiev, ish-Bashkimi Sovjetik në vitin 1977, ndërsa kur ishte një vjeç, familja e tij u arratis nga Bashkimi Sovjetik për shkak se i ati, Igor Pomerantsev, u përndoq nga KGB-ja për promovimin e letërsisë anti-sovjetike.

Peter Pomerantsev studioi letërsi angleze dhe gjermane në Edinburg ndërsa u zhvendos në Rusi në vitin 2001 ku punoi si producent televiziv dhe gazetar.

Ai është i specializuar në fushën e propagandës dhe zhvillimit të medias dhe ka dëshmuar mbi sfidat që sjell lufta informative para Komitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të SHBA dhe në Komitetin e Mbrojtjes të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar.

Libri i tij Asgjë nuk është e vërtetë, çdo gjë është e mundur, përshkruan jetën e përditshme në Rusinë e viteve 2000, koha e bumit të naftës, oligarkëve, putinizmit dhe formave novatore të krijuara nga diktatorët e shekullit të njëzet e një për të ruajtur pushtetin e vet. Asgjë nuk është e vërtetë, çdo gjë është e mundur u botua nga Shtëpia e Librit në gjuhën shqipe në qershor 2020.

Janë 5 libra.

Je duke parë 1 - 5 nga 5 artikull(j)

Ofertë, Tre libra për 1500 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: ,Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur, Peter Pomerantsev; I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, George Orwell; Tri ese, George Orwell. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 2100 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 1500 lekë.

Çmimi 1 500 Lekë Çmimi i zakonshëm 2 100 Lekë
More
Në gjendje

Dy Libra, me 20% ulje

Në këtë paketë ofrojmë dy libra, Lavdi Katalonisë nga George Orwell dhe Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur nga Peter Pomerantsev . Cmimi i kopertinës për të dy librat është 1700 lekë. Ofrohen me 20% ulje.

Çmimi 1 900 Lekë
More
Në gjendje

Ofertë, Tre libra për 1600 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: ,Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur, Peter Pomerantsev; Kapitalizmi dhe Liria, Milton Friedman; TMbi tiraninë, Timothy Snyder. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 2200 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 1600 lekë.

Çmimi 2 200 Lekë
More
Në gjendje

Ofertë, Tre libra për 1800 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra, Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur, Peter Pomerantsev, Mbi tiraninë, Timothy Snyder, Lavdi Katalonisë, George Orwell. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 2400 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 1800 lekë.

Çmimi 2 400 Lekë
More
Në gjendje