• Banner

Komunizmi
libra per komunizmin ne shqiperi

Komunizmi

Libra rreth periudhës komuniste të Shqipërisë
Filtrat aktiv

21 vjet burg komunist, Uran Kalakulla

"Njëzet e një vjet në burg komunist" është vëllimi autobiografik me kujtime, mbresa, portrete dhe refleksione gjatë viteve të burgimit, të autorit Uran Kalakulla, i botuar pas vdekjes së tij.

Çmimi 6,80 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Cabej

Shtëpia te selvia, Anisa Markarian

Kujtimet nga jeta e përditshme në Tiranën e viteve të periudhës para kohës së komunizmit vijnë me një shqipe për t’u pasur zili, herë herë si një album familjar dhe më pas si grimca nga jeta e një fëmije si dhe një meditim mbi diktaturën dhe pasojat që ajo pati në të menduarit dhe të jetuarit.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Akademia e Shkencave

Etnografi në diktaturë: dija, shteti dhe holokausti ynë, Nebi Bardhoshi, Olsi Lelaj

Ky libër është sa një histori kritike mbi mendimin etnografik në një situatë diktatoriale, po aq dhe një kontribut teorik mbi vetë natyrën, etosin dhe ekonominë politike të diktaturës së proletariatit - kësisoj është edhe një antropologji e dijes, por edhe e shtetit. Si e tillë, anali za jonë i tejkalon kufijtë, që shpeshherë vendosen prej emrave, ngjar...

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Dokumente të kominternit për Shqipërinë, Hasan Bello

Këto dokumente kanë një rëndësi të madhe historike për studimin e pikëpamjeve politike që organizatat në fjalë kishin lidhur me krijimin e një fronti të përbashkët antizogist; për ndryshimin e rendit kushtetues dhe gjendjes social-ekonomike në Shqipëri; për riorganizimin e anëtarëve të ish-shoqërisë “Bashkimi” në një parti politike; për veprimtarinë e...

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Mbi lëvizjen komuniste në Shqipëri në vitet 20-30, Koço Tashko

Por ai nuk “harron” të theksojë se, Enver Hoxha e ngriti zërin dhe e thirri popullin shqiptar në luftë vetëm atëherë kur Hitleri i shpalli luftë BRSS. Kjo, sipas tij, bëri të domosdoshme edhe formimin e PKSh-së. Një fakt i tillë konfirmon se lëvizja komuniste shqiptare që nga 7 prilli 1939 deri kur BRSS hyri në luftë me Gjermaninë naziste, nuk kishte...

Çmimi 5,10 GBP
More
Në gjendje

Kur isha në Shqipëri, Dushan Mugosha

Konsultimi i këtij materiali nga studiuesit dhe drejtuesit e shtetit komunist, për nevoja të ndryshme mund të bëhej vetëm me leje të posaçme. Kjo tregon se, për nomeklaturën e lartë komuniste, informacionet dhe versioni i ofruar nga i dërguari i PKJ-së në vitet e LDB në Shqipëri, për të themeluar, organizuar dhe drejtuar së bashku me M.Popoviçin dhe...

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Akademia e Shkencave

Realizëm Socialist në Shqipëri, Arian Leka

Por kur narrativës i mungon edhe origjinali (realiteti socialist) edhe kopja e pasqyrimit të tij (vepra e artit) e kur çështje si këto nuk shqyrtohen, historiografia kulturore gjen rastin të heshtë e të vetëmanipulohet mbi pyetjet se çfarë përfaqësoi kultura dhe arti që e (ri)prodhoi realitetin socialist dhe ç’formë realizmi zbatoi Realizmi Socialist i...

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Enveriada, Alfred Peza

Në pranverën e vitit 1985, kur vizitoi për herë të parë “Syrin e Shqiponjës”, Udhëheqësi i Ri kuptoi se Paraardhësi ishte i pazëvendësueshëm.  Qendra Sekrete në Tiranë, pasi krijoi planetin e ri që komandohej nga Zoti Ateist, duhej t’i shtronte rrugën “përjetësisë” së pushtetit. 

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje