Kategoritë

Botuesit

Autorët

Venera ne pelush, Leopold von Sacher - Masoch Shihe të plotë

Venera ne pelush, Leopold von Sacher - Masoch

Mund edhe të të ndëshkoja, por parapëlqej fjalët bindëse dhe jo goditjet e kamxhikut. Ti nuk ke asnjë të drejtë të më fajësosh. Mos ndoshta nuk kam qenë gjithnjë e sinqertë me ty? A mos ndoshta nuk të kam paralajmëruar? Mos ndoshta nuk të kam dashur?

Info shtesë

SKU000196

Disponueshëria: Nuk e kemi më këtë libër në depo


Më njoftoni kur ta rimerni

$9.86

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

  • Tropiku i Kancerit, Henri Miller

    Tropiku i...


    Kur u shfaq romani i Henri Millerit "Tropiku i...

  • Bastardi i bukur, Christina Lauren

    Bastardi i...


    Kloja mendjemprehtë dhe e vendosur, që është në...

  • Vajza e Agamemnonit, Ismail Kadare

    Vajza e...


    Në tribunën e festës së 1 Majit në Tiranë,...

Titulli: Venera në pelush
Origjinali: Venus im Pelz
Gjinia: Roman
Autori: Leopold von Sacher – Masoch
Shqipëroi: Agron Tufa
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2005
Fq. 248
Pesha: 0.26 kg
ISBN: 978-99943-741-8-4

Fragment nga libri

Mund edhe të të ndëshkoja, por parapëlqej fjalët bindëse dhe jo goditjet e kamxhikut. Ti nuk ke asnjë të drejtë të më fajësosh. Mos ndoshta nuk kam qenë gjithnjë e sinqertë me ty? A mos ndoshta nuk të kam paralajmëruar? Mos ndoshta nuk të kam dashur?

Mos ndoshta ta kam fshehur se është e rrezikshme të më jepesh mua, ta poshtërosh veten para meje? Por ti doje të ishe lodra ime, skllavi im. Kënaqësia më e madhe për ty ishte të shijoje shkelma, fshikullimet e një gruaje kapriçoze dhe të pamëshirshme. E tani, çfarë dreqin kërkon...?

Mbi librin

Romani i famshëm dhe njëherazi skandaloz i shkrimtarit austriak Leopold von Sacher - Masoch (1836-1895) "Venera në pelush", është i dëgjuar për nivelin e tij letrar, po aq sa edhe ç'është i famshëm për nga emri i autorit, prej të cilit ka marrë edhe emrin praktika seksopatologjike - "mazokizmi".

Punimet e pafundme që janë bërë mbi këtë vepër prej shkrimtarësh e filozofësh të dëgjuar, kanë të përbashkët zhbirimin e atij realiteti psikoanalitik, të atyre që janë mësuar me dhunën dhe dëshirimin e saj edhe në pjesën më intime të jetës, dashurinë dhe seksin. Rreth kësaj vepre kanë shkruar psikoanalistë e filozofë të shquar që nga Zigmund Frojdi, Zhil Delëzit si dhe shumë prej filozofëve të rinj europianë.