Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Economicus, Turizmi, ku po shkon, nr. 4
  • Economicus, Turizmi, ku po shkon, nr. 4

Economicus, Turizmi, ku po shkon, nr. 4

2826
UET Press

Në mënyrë të veçantë revista "Economicus" synon krijimin e një forumi aktiv të mendimit ekonomik në Shqipëri, synon angazhimin më të gjerë e më konkret të gjithë komunitetit të ekonomistëve e financierëve shqiptarë në Shqipëri apo jashtë saj në trajtimin e problematikës së zhvillimit ekonomiko – social, financave publike dhe tregjeve financiare në përgjithësi.

500 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Economicus, Turizmi, ku po shkon, nr. 4
Origjinali: Economicus, Turizmi, ku po shkon, nr. 4
Gjinia: Revistë shkencore
Kryeredaktor: Adrian Civici
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2009
Fq. 231
Pesha: 0.395 kg

Koment nga Adrian Civici

Revista "Economicus" është një botim me karakter shkencor dhe informativ i Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit Europian të Tiranës. Qëllimi kryesor i saj është pasqyrimi i realiteteve, arritjeve dhe sfidave të reja në fushën e zhvillimeve ekonomike, financiare e sociale në Shqipëri dhe në botë, nxitja e kërkimit, debatit shkencor dhe propozimeve efektive në këto fusha.

Në mënyrë të veçantë revista "Economicus" synon krijimin e një forumi aktiv të mendimit ekonomik në Shqipëri, synon angazhimin më të gjerë e më konkret të gjithë komunitetit të ekonomistëve e financierëve shqiptarë në Shqipëri apo jashtë saj në trajtimin e problematikës së zhvillimit ekonomiko – social, financave publike dhe tregjeve financiare në përgjithësi, stabilitetit makroekonomik, politikave ekonomike e financiare, zhvillimit social e territorial, kredisë dhe bankave, sistemeve të sigurimeve dhe pensioneve, çmimeve dhe inflacionit, efektet dhe kërkesat në kuadrin e integrimit evropian, ndikimet dhe përballja me zhvillimet e ekonomisë botërore dhe globalizimit etj.

Një vend të rëndësishëm në përmbajtjen e saj do të kenë analizat për eksperiencat bashkëkohore ndërkombëtare në fushën e politikave ekonomike e sociale, trajtimi teorik e aplikativ i ideve, debateve e politikave më të mira në fushat e sipërpërmendura etj. Ekonomistët më të shquar të botës dhe analiza e teorive dhe kontributit të tyre në shkencat ekonomike do të jetë një tjetër rubrikë e përhershme në faqet e revistës "Economicus".

Pedagogë, kërkues të shkencave ekonomike të Universitetit Europian të Tiranës apo të universiteteve të tjera publike dhe private, studiues dhe ekspertë të institucioneve të ndryshme që në fokusin e tyre kanë ekonominë, financat dhe zhvillimin në përgjithësi janë të ftuar ta përdorin këtë revistë për të publikuar idetë dhe studimet e tyre, për të debatuar apo për të hedhur pikëpamje të reja në debatin ekonomik bashkëkohor.

Mbi revistën

Në këtë numër janë paraqitur artikujt: "Politikat strategjike për zhvillimin e turizmit në Shqipëri" të Elton Notit; "Politikat e turizmit rural dhe promovimi i destinacioneve turistike" të Antonella Capriello; "Ndihma e statistikës në politikat dhe zhvillimin e turizmit" të Fatmir Memaj, Eglantina Zykës dhe Elena Tomorit; "Pasojat e përdorimit jo – efektiv të tokës në sektorin turistik" të Fatmir Gurit, Natasha Hodaj, Jolanda Xhemalit dhe Elena Kokthit; "Efekti i turizmit në rritjen e qëndrueshme ekonomike, përqasje statistikore" të Jonel Kristos; "Vlerësimi i efekteve ekonomike të shok – ut global bankar gjatë krizës aktuale" të Arjan Kadarejas; "Efektet e krizës aktuale, analizë e rregullave të politikës monetare" të Jolta Kaçanit; "Efektet e karakteristikave të patentave në ndryshimin e pronësisë së tyre, një studim empirik" të E. Gjonças dhe A. Yiannaka; "Fundi i konceptit ekonomik në qarkullimin e lirë të personave në BE" të Erjon Canajt; "Reformat financiare në Republikën Çeke, shembull për vendet e Europës Lindore" të Gelardina Prodanit; "Modeli ekonomik i transformimit të monumenteve historiko – kulturore në objekte turistike" të Luljeta Minxhozit dhe Evis Gjebreas; "Turizmi kulturor në Shqipëri dhe hapësira e tij mesdhetare" të Kreshnik Bellos, Jonida Këllezit, Alba Papallazos dhe Ted Oelfke; "Promocioni, element i rëndësishëm i strategjisë së turizmit" të Leonard Agoras dhe Artur Temos; "Turizmi rural në Shqipëri, modele dhe sfida" të Shkëlzen Markut dhe Tomi Treskës; "Optimizmi i investimeve energjetike në zonat turistike" të Ermela Kripës dhe Aranit Shkurtit; "Turizmi kulturor e arkeologjik, roli i tij në zhvillimin ekonomik të Durrësit" të Enika Abazit; "Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm në Shkodër" të Nevila Xhindit dhe Wilfried Heller; "Tirana, një realitet i prekshëm për zhvillimin e turizmit" të Orjana Zotos, Atlinda Hotit dhe Areta Allamanit; "Udhëtimi jashtë vendit dhe faktorët kulturorë dhe psikografikë, rasti i Shqipërisë dhe i Maqedonisë" të Jovan Stojanoskit, Klime Poposkit dhe Liljana Elmazit; "Promovimi i turizmit në Greqi" të Eleni Skarvelit, "Cilësia e shërbimeve dhe marketingu i brendshëm, rast i hoteleve bregdetare" të Evelina Bazinit dhe Liljana Elmazit; "Turizmi mjekësor" të Elona Shehut dhe Jonilda Hoxhës; "Sfida dhe probleme të sistemit të thesarit në Ministrinë e Financare" të Ani Sharkos dhe "Marrëveshja e Stabilizim – Asocimit ndërmjet BE – së dhe Shqipërisë, pasojat e saj mbi bujqësinë dhe turizmin" të Alban Pllahas.

Detajet e librit
UET Press
2826
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Zero te një, Peter Thiel, Blake Masters

Natyrisht se është më e lehtë të kopjohet një model sesa të krijohet diçka e re. Kur bëjmë diçka që tashmë dime si ta bëjmë, kjo e çon botën nga 1 te n, duke shtuar më shumë të diçkaje që është e njohur.
1 400 Lekë
More
Në gjendje

Sipërmarrja, Peggy A. Lambing, Charles R. Kuehl

 Libri na njeh me llojet e ndryshme të bizneseve si dhe luhatjet e vetëpunësimit. Studentet do të kuptojne se stili i jetës sipërmarrëse mund të jetë një mënyrë jetese për ato vete dhe familjen gjithashtu. 
2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Historia e mendimit ekonomik, Henri Denis

Që nga mendimi parashkencor deri te debatet e doktrinave bashkëkohore, do të gjejmë gjithë ecurinë e një disipline, e cila për shumë kohë u influencua nga koncepte të idealizmit grek, të artikuluara në kundërshti të shumta. Henri Denis është profesor i merituar në Universitetin Paris I.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Mentaliteti anti - kapitalist, Ludwig von Mises

I cilësuar shpesh si një nga mbrojtësit më të zjarrtë të kapitalizmit dhe liberalizmit klasik, Ludwig von Mises vlerësohet veçanërisht për traktatin e tij mbi ekonominë "Human Action: a treatise on economics", një vepër monumentale 1000 faqesh në të cilin ekspozohen në mënyrë të plotë pozicionet epistemologjike dhe metodologjike të shkollës austriake.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

Të shesësh gjithçka, Brad Stone

Megjithatë, ai dallohet për ndjekjen e palodhshme të tregjeve të reja, duke e çuar kompaninë Amazon drejt sipërmarrjeve me risk si Kindle dhe cloud, dhe duke e transformuar shitjen me pakicë ashtu siç Henry Ford revolucionarizoi prodhimin industrial.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU002010

Botuesi: Helga's Secrets

Ese mbi parimin e popullsise, Thomas Maltus

Në dy shekuj e një çerek raporti i popullsisë me mjetet e jetesës do të ishte 512 me 10; në tre shekuj do të ishte 4096 me 13, dhe në dy mijë vjet diferenca do të ishte pothuaj e pallogaritshme, megjithëse prodhimi në atë kohë do të ishte në një nivel shumë më të lartë nga ky i sotmi.
800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001571

Botuesi: Plejad

Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit, Max Weber

Maks Veberi konsiderohet kudo në botë si një nga klasikët e sociologjisë së kuptueshme (verstehende soziologie).Në pyetësorin e zhvilluar në vitin 1998 me anëtarët e Shoqatës Botërore të Sociologjisë ISA për 10 veprat më të mira sociologjike të shekullit të XX- të, ai ishte i vetmi sociolog me dy vepra në këtë klasifikim.
700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Morava

Orteku, nga kriza amerikane te recesioni botëror, Massimo Gaggi

Nga spekulimi me titujt "toksikë" te kriza e kredive për pasuri të patundshme, nga plaçkitjet e magjistarëve të financës te rënia e bankave të investimeve, nga siguritë ideologjike të politikës liberiste tek operacioni gjigant i shpëtimit të sistemit.
700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Bota pa kufij, Kenichi Ohmae

Libri "Bota pa kufij" i Kenichi Ohmae është një libër që do të ndryshojë mënyrën se si e shohin menaxherët botën dhe biznesin e tyre, se si ato investojnë, komercializojnë dhe konkurrojnë.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Vintage

And The Weak Suffer What They Must?, Yanis Varoufakis

In this startling account of Europe's economic rise and catastrophic fall, Varoufakis pinpoints the flaws in the European Union's design - a design thought up after the Second World War, and one responsible for Europe's fragmentation and resurgence of racist extremism.
1 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: IDK

Triumfi i parasë, Niall Ferguson

Një libër mjaft aktual për çastin që po kalon sot bota. Niall Ferguson na tregon se si në të vërtetë historia e financës qëndron në sfond të gjithë historisë së njerëzimit. Që nga Babilonia e Lashtë, te dinastia e bankierëve që hodhi themelet e Rilindjes Italiane, tek flluska e tregut të obligacioneve që shkaktoi Revolucioni Francez.
1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Vintage

Money, Yuval Noah Harari

Why does it now have such significance in our lives? Does it make us happier or unhappier? And what does the future hold for it? With brilliant clarity and insight, Yuval Noah Harari takes the reader on a journey from the very first coins through to 21st century economics and shows us how we are all on the brink of a revolution, whether we like it or not.
600 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2822

Botuesi: UET Press

Economicus, Sektori publik ne udhekryq, nr. 1

Revista "Economicus" është një botim me karakter shkencor dhe informativ i Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit Europian të Tiranës. Qëllimi kryesor i saj është pasqyrimi i realiteteve, arritjeve dhe sfidave të reja në fushën e zhvillimeve ekonomike, financiare e sociale në Shqipëri dhe në botë, nxitja e kërkimit, debatit shkencor dhe propozimeve...
400 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2823

Botuesi: UET Press

Economicus, Kriza globale, sa na prek, nr. 2

Në mënyrë të veçantë revista "Economicus" synon krijimin e një forumi aktiv të mendimit ekonomik në Shqipëri, synon angazhimin më të gjerë e më konkret të gjithë komunitetit të ekonomistëve e financierëve shqiptarë në Shqipëri apo jashtë saj në trajtimin e problematikës së zhvillimit ekonomiko – social, financave publike dhe tregjeve financiare në...
400 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2824

Botuesi: UET Press

Economicus, Rritje apo zhvillim, nr. 3

Në mënyrë të veçantë revista "Economicus" synon krijimin e një forumi aktiv të mendimit ekonomik në Shqipëri, synon angazhimin më të gjerë e më konkret të gjithë komunitetit të ekonomistëve e financierëve shqiptarë në Shqipëri apo jashtë saj në trajtimin e problematikës së zhvillimit ekonomiko – social, financave publike dhe tregjeve financiare në...
500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2827

Botuesi: UET Press

Economicus, Tregjet financiare, nr. 5

Në mënyrë të veçantë revista "Economicus" synon krijimin e një forumi aktiv të mendimit ekonomik në Shqipëri, synon angazhimin më të gjerë e më konkret të gjithë komunitetit të ekonomistëve e financierëve shqiptarë në Shqipëri apo jashtë saj në trajtimin e problematikës së zhvillimit ekonomiko – social, financave publike dhe tregjeve financiare në...
500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje