Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Heronjte jane te uritur, Gezim Qendro
  • Heronjte jane te uritur, Gezim Qendro

Heronjtë janë të uritur, Gëzim Qëndro

Onufri

Kjo seri shkrimesh rreth artit pamor u pagëzua khora sipas një termi të lashtë grek që shpërfaq larmi të mahnitshme shtresëzimesh kuptimore të rravguara në shekuj nga Platoni te Heideggeri, Derrida, Lacan, Zizek etj.

500 Lekë
450 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Heronjtë janë të uritur
Origjinali: Heronjtë janë të uritur
Gjinia: Art
Autori: Gëzim Qëndro
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2015
Fq. 132
Pesha: 0.193 kg.
ISBN: 978-9928-186-62-1

Mbi librin

Kjo seri shkrimesh rreth artit pamor u pagëzua khora sipas një termi të lashtë grek që shpërfaq larmi të mahnitshme shtresëzimesh kuptimore të rravguara në shekuj nga Platoni te Heideggeri, Derrida, Lacan, Zizek etj.

Ashtu si koncepti i koras, shkrimet e kësaj serie do të përpiqen të jetë hapësira pragnore, gjeneruese interpretimesh kurrsesi shteruese apo shterpëruese, fqinjërime fatlume të shqisores me të rrokshmen nga intelekti në ndjekje të kuptimit sidomos në hapësirat e ndërmjetme, shpesh të shpërfillura, diku midis natyrës dhe kulturës, ashtu si kori i teatrit grek i vendosur midis aktorëve dhe shikuesve shtjellonte atë çka personazhet nuk ua përcillnin dot spektatorëve.

Tekstet e kësaj serie do të gërmojnë për ide në procesin e khoras, pra kalimit nga humbella gjithëpërpirëse e të paemërtueshmes që sfidon zgjedhën semiotike të gjuhës, te nacionaliteti i strukturave gjuhësore që prodhojnë domethënie si përmes mohimit të metafizikës së pranisë, ashtu edhe ofrimit bujarisht të kësaj hapësire të paqëndrueshme me potencial çlirues prej idesh dhe identitetesh të fosilizuara kulturalisht...

Megjithëse nuk ndjejmë ndonjë keqardhje për mungesën e studimeve të historianëve shqiptarë sipas kritereve të materializmit historik të njëjta me ato të akademikëve bullgarë, maqedonas apo rumunë, nuk mund të mos shprehim keqardhjen për heshtjen e pakuptueshme të historiografisë tonë në këto njëzet e pesë vite pas rrëzimit të sistemit parti – shtet.

Arsyeja e parë e moslejimit të subjektit për atë që ishte lidhet besoj me nevojat e propagandës së regjimit totalitar. Nuk ishte politikisht korrekte që historiografia zyrtare të fliste hapur për paudhësi të tilla shoqërore si dukuria e marrjes peng apo e plaçkitjes së karvanëve dhe udhëtarëve, dukuri që nuk përputheshin me imazhin ideal të popullit shqiptar si "trim, punëtor dhe liridashës", një opinion që shpallej bujshëm nga tribunat dhe pritej me brohoritje nga pjesëmarrësit në mbledhje apo mitingje solemne.

Kaq shpesh e dëgjuan shqiptarët këtë togfjalësh sa që nuk është çudi që shumë prej tyre filluan ta besonin vërtet. "Fajin" përse nuk arritëm dot ta lexonim atë çka autori na e tregoi haptas pa fshehur asgjë e kanë syzet ideologjike të estetikës leniniste dhe brerores romantike të folklorit, të cilat i veshën tablosë rrobat ngashënjyese të konformizmit politik dhe emfazës romantike duke mos na lejuar ta shohim për atë që kish qenë gjithmonë, një hapësirë topologjike ku artisti kishte përshkruar me saktësi zakonet e epokës së tij, duke dëshmuar: vullnetin për të pasqyruar me anë të gjuhës artistike vetë realitetin nisur vetëm nga vëzhgimi skrupuloz i fakteve... duke marrë përsipër:... të bëjë portretin historik të mikut të tij më të ngushtë, njeriut të shekullit XIX, qoftë ky edhe një kaçak i jashtëligjshëm.

Detajet e librit
9789928186621
9789928186621
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Shqipëria në art, Ferid Hudhri

"Shqipëria në art" paraqitet si një enciklopedi e kujtesës figurative për historinë, kulturën dhe trashëgiminë kombëtare. Përmes statujave, mozaikëve, afreskeve, pikturave, gravurave, litografive, grafikave, akuareleve, të krijuara nga kohët më të hershme deri në ditët tona, njihemi me aspekte nga më të ndryshmet të jetës në trojet e banuara prej...
5 400 Lekë 6 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001714

Botuesi: Te tjere

Albania, un voyage photographique 1858-1945, Loic Chauvin, Christian Raby

Shqipëria një rrugëtim fotografik (1858-1945) paraqitur nga Loïc Chauvin et Christian Raby. Shqipëria vazhdon të mos përmendet në historinë botërore të fotografisë. Asnjë referim, kurrfarë emri nuk sillet si shembull për të treguar se ky vend ka pasur sa e sa artistë të talentuar në këtë fushë.
2 430 Lekë 2 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Van Gogh, Antonin Artaud

Artaud shkroi atë çka më shumë i donte kokrra e qejfit. Shkroi me gjak zije dhe shigjetë. Na qenkësh a s'qenkësh dakord një çifut apo një diktator, a mos do kishin preferuar t'i shkulnin koqet, kjo Artosë as që i hynte fare në punë.Aspektet e të thekshmes le të analizohen nga studiozët stupid, që lavdërojnë apo fajësojnë një njeri për gjithçka ose për...
450 Lekë 500 Lekë
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001453

Botuesi: Te tjere

Albania Through Arts, Ferid Hudhri

Seen through the eyes of artists, even a small country like Albania appears full of variety and unique. Over the course of many, many years of research, through gathering endless artistic images, the most important aspects of Albanian life and history have been perpetuated. However, only a marginal part of these works have become known or published.
4 455 Lekë 4 950 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001599

Botuesi: Toena

Medaljet shqiptare (1914-2002), Artan Lame, vol. 1 dhe 2

Medaljet, së bashku me pullat dhe monedhat, përbëjnë një nga simbolet më shprehëse të "Unit" të një shteti, të përpjekjeve të tij për të afirmuar popullin e vet, veçantinë e tij, gjurmën e tij mbi Glob. Në rastin e Shtetit Shqiptar, gjejmë rikonfirmimin e përjetshëm të kësaj. 
11 340 Lekë 12 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2936

Botuesi: Princi

Marubi, fotografia si ritual, Zef Paci

Zef Paci është profesor i Historisë së Artit dhe i Pikturës në Fakultetin e Arteve Pamore, Universiteti i Arteve, Tiranë. Është autor artikujsh studimorë në revista shkencore dhe ka një pjesëmarrje aktive në konferenca e workshope. Krahas veprimtarisë didaktike e studimore ka marrë pjesë në ekspozita, ka realizuar disa skenografi teatri (2008, 2009) dhe...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Artistë të famshëm modernë, nga Cezanne tek Pop Art, Charlotte Willard

Në këtë libër jam përpjekur që nëpërmjet përshkrimit të këtyre etiketimeve në një gjuhë të thjeshtë dhe më kuptimplotë të tregoj se ç'është arti në të vërtetë. Fovizmi për shembull është përkthyer si "triumfi i ngjyrës", ekspresionizmi si "piktorë të cilët i dhanë liri emocioneve të tyre", surealizmi si "ëndrra dhe ankthe" dhe pop arti si "piktura që...
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Kristaq Rama, monografi, Suzana Varvarica Kuka

Nisem të mendoj dhe të hedh në letër, pastaj në baltë skicë – idetë... Është e vështirë të ndërtosh diçka, pa menduar më parë për një këndvështrim origjinal e të freskët, pa përsëritur atë, që është arritur më parë. Kjo mendoj unë, është udha dialektike e cilësisë së artit.
2 250 Lekë 2 500 Lekë
More
Në gjendje