Kategoritë

Prodhuesit

Furnizuesit

Pasuria arkeologjike e Shqiperise ne rrezik, Gjergj Frasheri Shihe të plotë

Pasuria arkeologjike e Shqiperise ne rrezik, Gjergj Frasheri

Shqipëria e pushtuar nga vorbulla dyndëse centrifugale e popullatës së trojeve të veta... do të duhet shumë kohë që substanca sunduese njerëzore e saj të shohë dritën e diturisë për të zbuluar dashurinë mbi pasurinë e trashëgimisë kulturore të vet... 

Info shtesë

Disponueshëria: Ne gjendje

$8.88

Me ulje çmimi!

-30%

$12.68

Titulli: Pasuria arkeologjike e Shqipërisë në rrezik
Origjinali: Pasuria arkeologjike e Shqipërisë në rrezik
Gjinia: Arkeologji
Autori: Gjergj Frashëri
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2014
Fq. 304
Pesha: 0.445 kg
ISBN: 978-9928-103-82-6

Koment nga autori

Në korrik 1992 u ktheva në Tiranë për të vazhduar punën në profesion, por këtu e kishin braktisur profesionin edhe profesionistët më të mirë se unë. Një qeveri e konvertuar brenda një nate me "demokratë" të përzgjedhur nga PPSH – ja, të cilët tregonin gishtat V në qiell pas stërvitjes afatgjatë me grusht pranë tëmthit, një president nga shumica myslimane i zbritur nga provincat e thella të antikitetit kanunor të Shqipërisë me sytë nga Veriu, një burokrat i vockël zyrash në kathedra – n e kryeministrit dhe një i burgosur shumëvjeçar i konservuar për kryetar kuvendi më vështrim nga Vatikani – një treshe e kërrusur nga pesha e shërbesës stërgjatë ndaj Sigurimit të Shtetit të diktaturës, drejtonin vendin me strategjinë e "çekut të bardhë".

Shqipëria e tyre marshonte drejt shkatërrimit dhe përvetësimit të pasurisë kombëtare, pasuri e krijuar nga djersa dhe mundi prej dekadash të një populli të tërë – marshim i cili përfundoi me Varrezën Piramidale Financiare të 1997 dhe Hapjen e Depove të Pasurisë Ushtarake Kombëtare, dy vepra të tradhëtisë së lartë ndaj atdheut, që kanë hyrë tashmë në kapitullin e zi të historisë së Shqipërisë.

Shqipëria e pushtuar nga vorbulla dyndëse centrifugale e popullatës së trojeve të veta... do të duhet shumë kohë që substanca sunduese njerëzore e saj të shohë dritën e diturisë për të zbuluar dashurinë mbi pasurinë e trashëgimisë kulturore të vet... do të duhet shumë kohë derisa shqiptarët të zgjohen për ta mbrojtur këtë pasuri të përjetshme shpirtërore në trojet e tyre me kulturën profesionale bashkëkohore evropiane.

Atëherë do të vijë dita që pasardhësit tanë do ta mbajnë këtë pasuri si veshje cilësore të dallimit tonë historik kombëtar në mjedisin e qytetëruar ndërkombëtar. Atëherë ata do të gëzojnë mundësinë të jetojnë dhe të përfitojnë prej saj.

Por njëherë duhet të ndalet stuhia shkatërrimtare e përditshme mbi trashëgiminë kulturore, me qëllim që deri atëherë të ketë mbijetuar diçka pa u zhdukur nga kjo pasuri e përbashkët e historisë sonë.

Mbi autorin

Gjergj Frashëri (29 maj 1949, Tiranë) rrjedh nga një familje e njohur intelektuale nga Frashëri (Përmet). Ekspert ndërkombëtar i arkeologjisë së shpëtimit, historian e arkitekturës dhe i artit, restaurator. Ka punuar në strukturat e Institutit të Monumenteve të Kulturës Tiranë (1972 – 1989), shkencëtar i ftuar nga Fondacioni Humboldt në Universitetin e Mynihut dhe atë të Bonit (1990 – 1992).

Ka drejtuar Institutin privat për Arkeologji dhe Ekpertiza të Mbrojtjes së Pasurisë Kulturore në Gjermani (Këln, Berlin, Aachen) dhe Itali (Venecie). Prej vitit 2009 drejton Fondacionin privat "Qendra Frashëri" në Tiranë, në ruajtjen e mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në hapësirat shqipfolëse të Ballkanit.

Në më se 40 vjet ka drejtuar projekte arkeologjike, të konservimit, restaurimit e gjurmime të historisë së ndërtimit në qendra qytetare antike e mesjetare në Shqipëri, Europën Qendrore dhe Itali. Ka kryer edhe hulumtime të historisë së arkitekturës osmane në Shqipëri, në disa rajone të Ballkanit, të Turqisë dhe të Lindjes së Afërme.

Në periudhën 1995 – 2011 drejtoi gërmime nga më të mëdhatë e arkeologjisë bashkëkohore të shpëtimit në qendra historike të qyteteve në Gjermani, të botuara në disa vëllime në gjuhën gjermane dhe angleze. Prej vitit 2009, Frashëri është angazhuar intensivisht me gërmime, restaurime dhe publikime në Shqipëri, veçanërisht për qytetin e Durrësit.