Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Tregime të rinisë, Alion Çaçi
  • Tregime të rinisë, Alion Çaçi

Tregime të rinisë, Alion Çaçi

Pegi

Ngjarjet e rrëfyera në vëllimin “Tregime të rinisë” nuk janë të vërteta, por edhe mund të ndodhin. Ndonëse të shkëputura dhe të lexueshme jashtë radhe, ato kanë një lidhje mes tyre: personazhin Majk (Majkëll, Mikel), i cili shfaqet herë si protagonist, herë si antagonist e herë si kalimtar i rastit.

5,35 CHF
4,82 CHF Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Tregime të rinisë
Gjinia: Tregime
Autori: Alion Çaçi
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2019
Fq. 122
Pesha: 0.161 kg.
ISBN: 978-9928-233-61-5

Mbi librin

Ngjarjet e rrëfyera në vëllimin “Tregime të rinisë” nuk janë të vërteta, por edhe mund të ndodhin. Ndonëse të shkëputura dhe të lexueshme jashtë radhe, ato kanë një lidhje mes tyre: personazhin Majk (Majkëll, Mikel), i cili shfaqet herë si protagonist, herë si antagonist e herë si kalimtar i rastit.

Tregimet flasin për përplasje këndvështrimesh mes të rinjve dhe më të rriturve, mes të pasurve dhe më të varfërve, mes ëndërrimtarëve dhe atyre me këmbë në tokë. Zhvillohen në një periudhë ende të pasunduar plotësisht nga teknologjia, kohë kur ekzistonte bashkëbisedimi dhe kontakti mes njerëzve.

Gjuha dhe stili i përdorur në këtë libër është i thjesht dhe i zakonshëm, si jeta e shumicës prej lexuesve. Nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, për të përshkruar ngjarje të thjeshta.

Fragment nga libri

U ula përsëri në karrige buzagaz dhe i çliruar. Po ndihesha sikur kisha nxjerrë një helm nga gjaku im dhe tashmë mund të vazhdoja të jetoja. Më në fund, përsëri i lirë. Buzëqeshja më ngriu dhe ndjeva të më zmadhoheshin pak sytë. Vërtet isha çliruar nga puna, por tashmë isha i burgosur i një mendimi.

Unë nuk e lashë punën për arsyet që kisha besuar gjithnjë. Ishte rastësi dhe kjo rastësi nuk më la të shprehesha. Do të mbetesha përjetë peng i një mendimi të pathënë, i një të vërtete të pashprehur.

Do të isha i blerë nga qeveria. Përse duhej të ndërhynte fati? Unë e kisha të qartë se ç’do të thosha. Tashmë isha dhe unë si të gjithë. Një marionetë.

Detajet e librit
9789928233615
9789928233615
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

366 rrëfenja për të ndjellë gjumin, Besnik Mustafaj

Vetëm një pyetje nuk shtrohet në këto rrëfenja e, rrjedhimisht, nuk merr as përgjigje: nëse njeriu ka të njëjtin karakter si në ëndrra edhe në zhgjëndrra. Sidoqoftë, treshja e dijetarëve vazhdon të jetë fatmirësisht në vlugun e hulumtimeve të veta dhe me siguri që do të zgjerohen edhe në këtë drejtim.
12,52 CHF 13,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Rruga Miqësia, Evis Cerga

Mbrëmjeve pa emër, për të dalë nga kuzhina kërkohej një akt heroik. Ishin kohëra kur i ftohti, siç thoshin gjyshet e librave për fëmijë, bënte që "të flinte macja me miun". Kuzhina të vogla me soba me dru.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001113

Botuesi: Pegi

I love Tom Hanks, Elvira Dones

Autorja e mirënjohur e romanit "Yjet nuk vishen kështu" sjell në një ribotim një përmbledhje tregimesh të përkufizuara nga vetë ajo si "përralla moderne". Këto tregime na zbulojnë dhimbjet e një të kaluare të errët, të cilën shqiptarët e përballojnë me ironinë dhe durimin e një të dënuari të pashpresë.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Amygdala Mandala, Loer Kume

Tregimet e këtij libri, sikurse është një tendencë e viteve të fundit në prozën tonë, nuk kanë koordinata të qarta në hapësirë dhe në kohë; ato ruajnë një distancë që nuk di si t’ia vë emrin me realizimin.
8,67 CHF 9,63 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000713

Botuesi: Toena

Amaneti, Tregimet e fundit, Teodor Keko

 Jo rrallë herë nëpër biseda të ndryshme, ai shprehte keqardhjen për mungesën e trajtimit të temave të viteve ‘80-‘90 nga autorët shqiptarë, pasi sipas tij, kjo periudhë, në vetvete, për nga koloriti dhe dramaticiteti, ishte më interesante se vetë periudha e komunizmit. Ai punonte vazhdimisht te natyraliteti i trajtimit të temave, por pasi mbaron së...
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Vetëm një natë, Uran Butka

Shkrimtari, historiani dhe ish – deputeti i parlamentit shqiptar, Uran Butka, publikon një tregim i shkurtër, të cilin e ka shkruar gjatë periudhës komuniste, kohë në të cilën literatura kundër linjës së Partisë konsiderohej akt tradhtie dhe dënohej.
5,78 CHF 6,42 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001027

Botuesi: Te tjere

Tregtar flamujsh, Ernest Koliqi

Ernest Koliqi (1903 - 1975) është poet, prozator, dramatist, studjues letrar e përkthyes letrar. Këtë veprimtari e krijimtari letrare e ushtroi gjatë gjithë jetës. Lindi në Shkodër, ku edhe i ndoqi mësimet e para në Kolegjin Ksaverian të Jezuitëve.
4,33 CHF 4,82 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Aromë kujtimesh, Aida Shtino

Një roman biografik kushtuar gjyshes dhe stërgjyshes sime, që nuk i njoha kurrë, por vetëm përmes atyre që më lanë në një ditar. Historia na kthen në shek,. XVIII. Botëkuptimi dhe jeta e grave të asaj kohe përmes dashurisë, luftës, urrejtjes dhe aromave të parfumeve.
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje