Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Rrefej une, gruaja, Mimoza Kuchly
  • Rrefej une, gruaja, Mimoza Kuchly

Rrëfej unë, gruaja, Mimoza Kuchly

Onufri

Kur lexon librin me tregime «Rrëfej une, gruaja» zhytesh në një gjelbërim thellësish marramendëse, në misteret e hapësirave metafizike të paeksploruara të vetënjohjes, të flirtit me veten që zgjon sensualitetin, të preludit të gjëndjes shpirtërore në prag-dashurinë e papritur, apo të vetë dashurisë si emocioni më sublim e më kompleks i qënies njerëzore.

500 Lekë
450 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Rrëfej unë, gruaja
Gjinia: Tregime dhe novela
Autori: Mimoza Kuchly
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2017
Fq. 160
Pesha: 0.239 kg.
ISBN: 978-9928-226-55-6

Koment nga Fulvia Shtëpani

Rregulli strikt vret frymezimin, ndërsa metoda i merr frymen lirise (La rigueur tue l'inspiration, la méthode étouffe la liberté (Henri-Frederic Amiel). Kur lexon librin me tregime «Rrëfej une, gruaja» zhytesh në një gjelbërim thellësish marramendëse, në misteret e hapësirave metafizike të paeksploruara të vetënjohjes, të flirtit me veten që zgjon sensualitetin, të preludit të gjëndjes shpirtërore në prag-dashurinë e papritur, apo të vetë dashurisë si emocioni më sublim e më kompleks i qënies njerëzore, ndjenja që ligjëron tej fushë-hapësirave të arsyes e ngjitet në lartësinë e kumtit poetik e të dehjes shpirtërore.

Parë në këtë optikë, ky libër është «një buqetë jete», që sjell në kontekstin moralo-ndjesor një fllad të freskët, plot shqimë e elegance, që lulëzon në relievin e kësaj tematike të re, duke krijuar dhe nje farë polariteti dimensional tek autorët dhe lektorët, pasi këto elemente janë projektuar më shumë në sferën e ëndrres nga letërsia e mëparëshme.

Që nga lashtësia, letërsia ka shërbyer si laborator eksperience për të zbuluar sensin e jetës dhe strukturuar raportin që kemi me të. Eshtë e vetmja fushë ku kontrolli është frenim, racionaliteti pengesë, projektimi në realitet i panevojshëm, ku imagjinata na bën të ngjisim shkallët drejt qiellit, dhe aksioni të rrëzohemi, ku ëndërrimi është aq më i fuqishëm sa herë që arsyeja nuk e prangos.

Dashuria është pasioni i vetëm për të cilin nuk vuan e shkuara dhe e ardhmja, thoshte Balzac-u, ajo adhuron pafundësine e urren limitet. Duhet të abuzojmë gjithomonë ne lirinë tone, thoshte Eluard.

Çdo krijim artistik eshte një ekuilibër i kombinimit të dy fenomeneve intelektuale, meditimit që eshte një virtyt i mundshëm e progresiv dhe frymëzimit që eshte një dhunti. Shumica e njerëzve mund të meditojnë deri në një farë niveli, pak janë të frymëzuar, e të rrallë janë ata që i kanë të dyja, thoshte Hugo. Një ndër kënaqësitë që të dhuron ky libër, ndër të tjera, është edhe konstati i këtij postulati hugonian...

Autorja mendon, si Coelho, në mënyrë komplekse se dashuria nuk është vetëm një ndjenjë e madhërishme, por e konsideron atë si art, për të cilin frymëzimi nuk mjafton. Në shkrimet e saj, ajo ka injektuar një dimension ciceronian nëpërmjet raportit të elementëve topike që përfaqësojnë imagjinacionin, dhe elementëve dialektikë me rëndësi kryesore.

Ky raport transformon me iracionalitetin e tij, raportin midis filozofisë e retorikës, duke udhëhequr lexuesin drejt një dualizmi botë iracionale-botë racionale, e duke mbështjellur rrëfimin me një vello enigmatike, si për të qëndisur më së miri rrjetin e misterit.

Me algoritmin e saj narrativ, Mimoza Kuchly, e ka integruar këtë mesazh filozofik, me shumë elegance e me nje fertilitet të pakrahasueshëm imagjinacioni, burimit më të pashtershëm human, që na ofron nje mundësi të dyfishtë, pasi nga nje anë, ai është më i shpejte se vete realiteti i jetuar, dhe nga ana tjeter përbën shtegun e vetëm të mundshem drejt nje lirie pa limite.

Në shkrimet e saj të banuara nga pasioni, këto elemente i gjejmë të gërshetuara me një monolog-dialog psikologjik e spiritual, i cili krijon një hapësire të pasur shumedimensionale ku introspeksioni përbën filigramin e artë në të cilin artickulohen, ëndrrat, dyshimet, imagjinacioni, dhe emocionet e personazheve përmes vetëdijes et ndërdijes së autores.

Në teorine budiste thuhet : « Ne vuajme për shkak te dëshires, zemërimit e budallallëkut ». Në një sens simbolik, ne jetojmë në një terren të sunduar ne mënyre paradoksale nga pushteti i convencioneve, i tabuve morale dhe erotizmit të fshehur.

Në shumicën e veprave të para nëntëdhjetes, erotizmi si fenomen njerëzor, eshte trajtuar më shume si ankth jetësor, si brengë metafizike apo si sprove e ekzistences kolektive, sesa si drame e zbulimit shpirteror dhe lirisë individuale.

Larg nënkuptimeve, në librin «Rrëfej unë, gruaja», jeta i hap krahët ndjesive, dëshirave, madje edhe atyre te çastit, vegimi i saj dergjet në brigjet epshore, horizonti i saj eshtë sa i thjeshtë e i kapshëm, aq edhe mrekullor e i paarritshëm.

Ajo flirton në çdo frrymëmarrje me dashurinë, pasi e vetmja kornizë që limiton atë, janë perceptimet e tundimet tona, kërshëria për të zbuluar e provuar, pasi shpirti njërëzor, është një diell i madh rrezet e të cilit depërtojnë çdo gjë e sjellin jetë, energji, lumturi. Jeta është një hezitim i përherëshëm ndërmjet çuditërimit e pyetësimit (Pessoa).

Liria e njeriut (apo e krijimit) varet nga shkalla e përparimit, nga mënyra e të menduarit, të ndjerit, të reaguarit, duke ju afruar sipas raportit midis tyre, më shumë fatalitetit apo providencës. Por më e rëndësishmja, nga të gjitha është mosvënia e kufijve, pasi vetëm nje përjetim i tille i saj, pa kufizime e pa censure të frymëzon.

Kjo lloj trajtese motivore e lirisë se imagjinationit dashuror, mendoj se ishte e nevojshmë në letersinë shqipe. Nëpërmjet personazheve të saj autorja e përcjell më së miri këtë mesazh : «Nuk është turp të kërkosh magjinë, aq më teper kur ajo të bën të lumtur. Të këqijat nuk vinë nga magjitë e bukra» ....

Profesor Çabej, një nga njohësit më të mire të psikologjisë së popullit tone, thotë se tipari më i theksuar është rezervimi. Të arrish të shtysh barrierat e ketij rezervimi jetësor e mendor, kërkon kurajo dhe talent per t'iu shmagur subjektivitetit autorial dhe mediokritetit të temave te «vogla» të personit, personalitetit të tij dhe shpalimeve të psikesë.

Tiparet post-moderniste përshkojne veprën në strukturën e saj të brëndëshme, si edhe në aspektet e ndërtimit te jashtëm, duke dëshmuar jo rregullsi po çrregullim, jo logjike, po spontaneitet të paparashikueshëm, jo raport mimetik me realitetin po liri ekstreme e lojë kapriçoze në konfigurimin e saj.

Rrëfimi braktis strukturat e format gjuhësore formale, duke i dhëne lexuesit një dimension të veçante, jo vetem në kuptimin por edhe në ritmin e ndjekjes së ngjarjeve. Ta kuptosh veprën, do të thotë të bësh një lexim tjetër ku bashkëqëndrojnë shumëmendësia dhe fiksioni, e vërteta dhe misteri. Nuk kemi thjesht një realitet koherent dhe të unifikuar, vepra ngrihet shpesh mbi një monologim-dialogim fragmentar që «ndrydh» deri diku rrëfimin kryesor, por nga ana tjeter, i vë nje theks të veçantë synimeve ideore të saj.

Ndryshe nga letërsia e mëparshme, ku lexuesit i ofrohen disa ngjarje apo raporte që zbulojne thelbin e personazhit, tek ky libër, autorja na ofron nje shumësi pozicionesh, qëndrimesh emocionale të personazheve, që limitojnë përcaktimin e prioritetit të njërit mbi tjetrin, duke i lënë vënd lexuesit te krijoje idene e vet.

Meditacioni i goditur, i shoqëruar me një figuracion të pasur stilistik, integrohet me originalitet në një proces piramidal intensifikimi emocional, duke e bërë rrëfimin aq real saqë e përfshin lexuesin tërësisht në vorbullën e tij.

Te shkruash « jeten », sipas Barthes është e vetmja zgjidhje dialektike për të përshkruar konfliktin ndërmjet saj e literatures, ide te cilën, ai e ilustrojnë më së miri personazhet dhe ngjarjet e tregimit « Edhe Mbretëreshat kanë endrra».

Nata është për sensibilitetin romantik «një copëz kohe e veçantë», që favorizon fantazmat, ëndrrat, ato të frikshmet dhe të bukrat, ajo eshte në të njëjtën kohë e pashpirt dhe përkëdhelëse, evokon si vuajtjen ashtu dhe dashurinë.

Me gjithë tërësine e këtyre efekteve kontradiktore, është përseri endrra ajo që tërheq qënien njerëzore drejt meditimit në shfaqen madhështore të natyres duke e vënë atë përballë misterit të ekzistences, por duke mos harruar që nga ana tjeter, ajo është dhe «një strehëz» mbrojtese kundra realitetit.

Musset thoshte : Ah sikur ëndërrimi të ishte gjithmone i mundur! Unë do të shtoja se jo vetëm ky tregim, por i gjithë libri, është një atelier e përkryer ëndërrimi. Ai është djepi ku përkundet rrëfimi, përkëdhelur me alkiminë e fjalëve, që bashkohen me shumë pavaresi nëpërmjet rrjedhës së njarjeve, duke i dhënë shkrimit në të njejtën kohë efekt befasor por dhe poetik (po të shkëpusnim në vetvete fragmente të librit, do të mund të formohej nje poezi në proze, siç thoshte Breton për fragmentet poetike në roman).

Vlera e një rrëfimi qëndron padyshim në fuqinë dhe në bindshmërinë e vizionit që i jep zërit të brendshem që flet, të arkitektures së mendimit që imponohet vetvetiu, duke zbuluar cilësi të reja në hapësirën imagjinare. Qëllimi i tij është që mesazhi i dërguar tek lexuesit të pranohet sa më natyrshëm që të jetë e mundur.

Personazhet e tregimeve ilustrojnë në mënyrë të përsosur thënien e Kleber Eden-it si kriter vleresimi, që "personazhi i gjallë" është shpikja më e bukur profesionale. Në tregimin « Pasqyra » autorja integron me mjeshtëri imazhin e pasqyrës që konsiderohet në letërsi si një katalizator poetik, që ofron mundësi narrative pa limit, si një metaforë e privilegjiuar e eksperiencës estetike dhe e prezantimit te saj.

Zbulimi i botës së brendëshme të personazhit kryesor nëpërmjet pasqyrës është kompleks, sepse shtjellimi bëhet nëpërmjet një dinamike alternimi midis opozicionit dhe osmozes. Pasqyra eshtë nje objekt polymorf, që i nënshtrohet pranimit të një pluraliteti konotativ, të ndryshueshëm, ku konvergjon identiteti dhe differenca sipas principit të analogjisë.

Pasqyrimi është nga një anë, dualitet, dublikim, dhe nga ana tjetër unitet, identitet. Ndër të tjera, pasqyra ka veçantinë të funksionoj vetëm në praninë e dritës (sadopak dritë), është drita që na lejon të shohim dhe anët më të fshehta dhe kontradiktore të personazhit të tregimit. Ajo është si hëna « objekt që reflekton » dhe «objekt reflektimi» njëkohësisht.

«Ndriçimi» që pret libri, për të pasqyruar gjithë bukurinë e tij është drita që do të derdhi mbi të lexuesi i pasionuar, ose më mirë do të thoja që shkrimi me forcën e tij deduktive e shndërron lexuesin e thjeshtë, në të pasionuar.

Ai e vendos atë pa e kuptuar, në qëndrën e një graviteti jetësor, ku të gjitha forcat kontradiktore asnjanësohen, duke i dhënë mundësinë të shijojë thellësisht, e në paqe me vetveten, magjinë endërrimtare të jetës që të bën të lumtur. Libri është një «puhizë» lirie, dashurie, ëndërrimi, që ka pamjen e një mozaiku kompleks e të llojllojshëm, i cili na shpaloset me një gjuhë të pastër, të krehur, elitare, gjuhë që të ngop dhe të këndell, sepse ka një përkujdesje të çliruar nga çdo rëndesë, nga çdo influence, nga çdo pushtim pasi autorja është e lirë, është vetvetja.

Ajo përdor tërë forcën krijuese e ndjeshmërinë artistike, për të zbuluar psikologjinë njerëzore, dhe paradoksin modern të ekzistencës dhe mendësisë anakronike të kohës, që na ngjan me një parathirmë ndërgjegjësuese për qenien njerëzore (tek «Vegimi», tek «Takim në orën shtatë të mëngjesit» apo tek «Testamenti i mirënjohjes»).

Autorja bën përpjekje të guximëshme në artin e të shkruarit, ajo zhvesh me fjalë botën e brendëshme, nëpërmjet trillimit e origjinalitetit, topografisë së marrëdhënieve me njerëzit, duke i parë këto të fundit, si dukuri fenomenale sa të natyrshme aq edhe hyjnore. Për autoren, bota letraro-artistike është një metaforë e botës reale, njerëzore dhe hyjnore, është flirt i perëndishëm, është tjerrja kuptimplotë e sensuales me liriken, e endrrës me dashurisë, nostalgjisë dhe mallit, është projektimi real i atij impulsi jetësor eternal, që lulëzon në oazin sentimental të botës femërore.

Ajo është vazhdimisht në kërkim të një klimë të re etike, kontemporane, plot elegancë dhe elokuencë (tek Balerina Pariziane), guxon të na drejtojë përmes personazhit të saj drejt tejdukshmërisë lirike të intimes sensuale që ekziston brënda çdo individi, e universit shpirtëror të dashurisë, ku heshtja eshte zhurma më e fortë e dëshirës, ajo flirton me misionin e gjallimit të jetës, si pjesa më enigmatike e universit njerëzor e shpirtëror, këtij dualiteti psikologjik e filozofik që shpesh mban peng që në fillesë motorin vital të jetës, dashurinë.

Tregimet e këtij libri të mbushin, me sinqeritet, vetënjohje, freski, delikatesë, dashuri dhe humbje, dyshim dhe force për ta përballuar e për ta pranuar atë pa egoizëm, sepse na lënë të kuptojmë që dashuria nuk eshte "njësore" dhe jeta është e mbushur me mrekulli dashurie.

Ata na bëjnë të kuptojmë sa e rëndësishme është të pregatitemi për ta pritur dashurinë «ashtu siç duhet», duke luftuar brënda vetes egoizmat tona më të fshehta, të cilave shpesh-herë kemi frikë ti afrohemi e jo më ti agjësojmë, pasi ato janë "skoriet" që na infektojnë ndjenjat, që dënojnë ciklin lumturor të mos pikturohet me të gjitha ngjyrat e ylberit, që na bëjnë të thithim ajër të ndotur nga pesha e paradigmave dhe e konvencioneve morale.

Libri « Rrëfej unë, gruaja » eshte nje « serenatë femërore» plot hov njerëzor, ku çdo përshkrim ekpresiv, verbal apo ikonografik, është nje imazhi që arrin të shndërrohet nëprëmjet frymëzimit në një tempull nga i cili autorja rrezaton transhendencë, duke krijuar nje strukturë matriciale origjinale.

Në tekstet e tregimeve, me një stil arabeskë e marramendës, të filtruara e të distiluara me magji, fjalët shkasin plot surprizë, ato verbalizojne dëshirën e pasurojnë teknikën e shkrimit me variacione midis modernes e postmodernes, duke formuar një arsenal të begatë mjetesh të zhdërvjellëta, që kthejnë formën në një precedim të mesazhit estetik.

Personazhet stereotipikë, lundrojnë në një intrige imagjinare e të kalibruar, që zhvendoset me një amplitude të thellë filozofike përmes zhbirilimeve fine të kthinave të shpirtit, deri tek imperativat dialektike, bëjnë që libri të jetë një vitrinë e re e vëndit që duhet te zë tregimi në botën letrare.

Frymëzimi eshte kapriçoz, ashtu si era që fryn ku i pëlqen (Henri-Frederic Amiel), ashtu edhe ndjesitë e autores janë të paparashikueshme, shpesh radikale dhe sfiduese, por gjithmonë shëruese...

Detajet e librit
9789928226556
9789928226556
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Muza

Muza e ligë, Emilian Shabani

Në rutinën plot zhurmë e rrëmujë të Manhatanit, spikaste sjellja e dashur e një mjeku autopsie që shëtiste me një tufë trëndafilash të bardhë në dorë. Por këto lule nuk mund ti nuhaste kushdo. Ata marrës fatlumë do të kishin bekimin e përjetësisë dhe mallkimin që, me sy hapur, të shihnin se çfarë fshihej pas buzëqeshjes së ëmbël të doktorit.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Morphina (ebook), Ada Çapi

Një farmaci e re dhe moderne hapet në lagjen më të vjetër të Tiranës dhe pikërisht në një rrugicë "të gjerë nga njëra pasqyrë e Benzit të fundit te tjera". E qetë në dukje, me rregullat e saj të pashkruara, rrugica fsheh sekrete qindravjeçare rrënqethëse që bien mbi vajzën si evente të njëpasnjëshme. Autorja sjell këtë roman në formatin elektronik falas...
0 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Përtej dritares ishte nata, Nasi Lera

Veprimtaria letrare e Nasi Lerës zë fill aty nga viti 1968. Menjëherë ra në sy talenti i madh, synimi për t'u çliruar sa më shumë nga skematizmi dhe konvencionalizmi, ngulmimi i tij që fjalia të jetë sa më e skalitur, sa më koncize, sa më e rrjedhshme, aspak emfatike.
1 620 Lekë 1 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Univers

Emma, Ersilja Çeli

Një pistoletë! Ç’donte pistoleta në shtëpinë e tij? Pse i shfaqej pikërisht tani që ai e donte aq pak jetën? Ai nuk kishte prekur armë me dorë në jetën e tij. Arma e tij ishte bisturia që luftonte vdekjen dhe jepte jetë. Ndërsa pistoleta luftonte jetën dhe jepte vdekje. Ai po mbante vdekjen në dorë. Mos ndoshta ajo ishte shfaqur për të pikërisht në këto...
540 Lekë 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000746

Botuesi: Onufri

Tri këngë zie për Kosovën, Ismail Kadare

Fusha e Kosovës nën zhegun përvëlues kishte një dritë të tepërt që të trembte. Nën atë ndriçim të çmendur ndodhnin lëvizjet e trupave, që ata nuk i kuptonin mirë. Dëgjuan britmat e ngadhënjimit që erdhën nga shatorja e kryekomandantit, kur qendra e turqve nisi të epej si një hark nën trysninë e të krishterëve.
450 Lekë 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2629

Botuesi: Te tjere

Arome camerie, Shefki Hysa

Shefki Hysa lindi në Ersekë më 20 korrik të vitit 1957. Shkollën fillore e tetëvjeçare i kreu në fshatin Shalës të Konispolit. Shkollën e mesme e përfundoi në vitin 1976 në Konispol të krahinës së Çamërisë. Pas shumë përpjekjesh, në vitin 1989, u diplomua për Gjuhë – Letërsi në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë t
360 Lekë 400 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000378

Botuesi: Toena

Shpina e burrit, Arian Leka

Titulli: Shpina e burritTregime dhe novelaAutori. Arian LekaFitues i konkursit: Evroma - Atdheu ynë i përbashkët organizuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Spo
540 Lekë 600 Lekë
More
In Stock

Botuesi: Toena

Shekspirotët, Idlir Azizaj

Një trupë teatri mbërrin në Gërdec pas shpërthimit të depos së armëve për të vënë në skenë "Hamletin", por tani, në vend të babait, Fantazma është vetë qyteza e shkatërruar.
540 Lekë 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Mitrush Kuteli

Netë moldave, Mitrush Kuteli

Më pyet për vdekjen më të ëmbël? Vdekja e bardhë në dëborë. Bëhet një qetësi e madhe në shpirt. Ndjehesh i lehtë, ëndërron, ftohesh kur ngrohesh dhe pastaj mbaron. E kam provuar dhe unë pjesërisht. Procesi është ky: celulat...
450 Lekë 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Vrasje në Venecia, Mira Meksi

Një krim i llahtarrshëm ndodh në Venecia një mesnatë fundnëntori. Pranë urës së Turkeshëzave, Fantino varkëtarit i gdhendet në retinë me saktësi pamja e tmerrit: imazhi i një djaloshi të pashëm mbi urë, i cili nxjerr nga pelerina e zezë kokën e prerë të një gruaje të re shumë të bukur, që çurkon gjak.
450 Lekë 500 Lekë
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja haluçinante, Mimoza Ahmeti

Ajo e kish kuptuar se droga më e tmerrshme për njeriun qe fjala, përdorimi i gjuhes si mjet manipulimi. Fjala qe arma më e fuqishme që pat zbuluar njeriu. Në mendjen e saj ajo kish disa pulsime të cilat nuk guxonte t'i kthente në fjalë, sepse forca e tyre ndërtuese ende nuk qe asnjanësuar nga ajo e shkatërrimit.
450 Lekë 500 Lekë
More
Ka mbaruar