• Banner

Fytyra dhe maska, Vili Minarolli
  • Fytyra dhe maska, Vili Minarolli

Fytyra dhe maska, Vili Minarolli

Përmbledhja me tregime "Fytyra dhe maska", e shkrimtarit Vili Minarolli, na paraqet, përmes vështrimesh të mprehta, pamje të realitetit tonë bashkëkohor. Gjatë këtyre viteve të ndërtimit të shtetit demokratik, shoqëria u ballafaqua me dukuri e me realitetin e vendeve që kishin fuqizuar me kohë shtetin dhe ekonominë kapitaliste.

500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Fytyra dhe maska
Origjinali: Fytyra dhe maska
Gjinia: Tregime
Autori: Vili Minarolli
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2016
Fq. 172
Pesha: 0.221 kg.
ISBN: 978-9928-217-00-4

Koment nga Perikli Jorgoni

1.

Përmbledhja me tregime "Fytyra dhe maska", e shkrimtarit Vili Minarolli, na paraqet, përmes vështrimesh të mprehta, pamje të realitetit tonë bashkëkohor. Gjatë këtyre viteve të ndërtimit të shtetit demokratik, shoqëria u ballafaqua me dukuri e me realitetin e vendeve që kishin fuqizuar me kohë shtetin dhe ekonominë kapitaliste.

Pas përmbysjes së sistemit të mëparshëm, shoqëria jonë u mbërthye nga një gjendje kllapie e çoroditjeje, e cila shkaktoi traumën psikologjike të humbjes së besimit e të shpresës, por që duhej kapërcyer me bindjen se e ardhmja do të ishte me më tepër mundësi.

Gjatë kësaj periudhe u shfaqën edhe dukuri të shëmtuara, që nuk ishin vërejtur aq dukshëm më parë në jetën e mbyllur si në bunker e të kontrolluar me rreptësi. Duheshin gjetur forca për të përballuar vështirësitë e për të ecur përpara në dritën e vendeve të përparuara.

Koha e re, që kishte trokitur, kërkonte energji të pashtershme e vendosmëri për t'iu përshtatur situatave të reja, të cilat nuk do të ishin plot ngjyra romantike, ashtu siç i kishim përfytyruar në kushtet e mbylljes e të ngujimit.

Tregimet e Vili Minarollit na e përshkruajnë me saktësi këtë realitet të ri. Ngjarjet e shtjelluara nga jeta e përditshme të kujtojnë kronikat në faqet e shtypit, por trajtimi është më i gjerë e më i thellë, me synimin për të krijuar një vepër artistike, e cila jo vetëm na jep pasqyrën e kohës e të fatit të njerëzve, por na krijon edhe ndjesi emocionale, sepse gjallërohen nga prurjet që sjell jeta e personazheve në shtjellën e tyre.

Në epiqendër të tregimeve është fati i njerëzve dhe jo ngjarja e subjekti. Përgjithësisht ato kanë një dramë të brendshme, e cila është drama e vetë shoqërisë, që vuan nga e kaluara e hidhur dhe kërkon me të gjitha forcat të shkëputet prej saj. Këto personazhe ndodh të kenë karakter të gjymtuar e ndërgjegje të njollosur.

Ata vuajnë nga hija e së kaluarës, nga pasiguria dhe frika e ndëshkimit, sepse janë futur e ngatërruar në rrjetën e bandave të trafikimit të drogës, të gomoneve e të mishit të bardhë, apo në labirintet e ngasjeve politike për t'u ngjitur në pozitë e për të përfituar, duke zhvatur me të dyja duart dhe pa u ngopur, pasurinë kombëtare e pronën e tjetrit.

Kështu, shkrimtari X vuan nga vrasja e ndërgjegjes dhe nga frika e ndëshkimit, sepse ka qenë shkaktar i arrestimit e i dëshmive nëpër gjyqe kundër shokëve të vet. Fatmira Peçi, gruaja e inxhinierit të pyjeve, Krenar Shtylla, e dërgoi të shoqin në burg nga ligësia dhe dëshira për të zgjatur ditët e romancës dashurore me operativin e degës, dhe tani, pas ardhjes së demokracisë, kërkon të përfitojë, duke e hequr veten të persekutuar.

Fatos Disha, për të siguruar një të drejtë studimi, bëhet shkaktar i arrestimit të babait të vet dhe bashkëpunon me policinë e fshehtë, duke marrë më qafë shumë njerëz të pafajshëm. Për të shpëtuar lëkurën, kur shteti autokrat merr tatëpjetën, arratiset në Greqi e përdoret nga policia greke si spiun, duke përgjuar bashkatdhetarët e tij emigrantë.

Adrian Sako merr rrugën e mërgimit në një vend të huaj, i lodhur nga banda e trafikantëve që drejtonte. Ai është njeri energjik, i zgjuar dhe plot gjallëri, sa arrin të bëhet biznesmen i fuqishëm, të ndërtojë pallate e objekte publike, por njëkohësisht nis të merret dhe me politikë, duke menduar se ky biznes të siguron fitime më të majme.

Në tregimin "Zarfi" na jepet kalbëzimi shpirtëror, nën ndikimin e parasë dhe të etjes për pushtet. Kjo prishje morale na konkretizohet nëpërmjet veprimeve të Shpëtim Kokës dhe të Asllanit. Shpëtimit nuk i mungojnë aftësitë e njohuritë profesionale, por ambicia dhe shoqërimi me trafikantë të regjur droge, kapo bandash dhe me njerëz të dyshimtë e pa moral, e joshin dhe e shtyjnë gjithnjë e më tepër drejt aventurave të rrezikshme.

Ky kontingjent njerëzish, që zhyten në batakun e krimit dhe me karakter të dobët, bëhen pre e qarqeve të korruptuara politike, të cilat i përdorin energjitë e tyre për qëllimet e pushtetit vetjak.

Këta njerëz, shpesh me dy fytyra, djegin ndërtesat e institucioneve publike, u vënë flakën komisariateve, nxisin pakënaqësinë, dhunën e rrëmujën, për të prishur rregullin dhe qetësinë e jetës së përditshme, për të shpërfillur e thyer ligjet dhe për të grishur turmat për veprime anarkiste, në kundërshtim me ligjet e shtetit.

Ky lloj tipi me psikologji e karakter të dyzuar lidhet ngushtë me Asllanin, refugjat i sapokthyer nga Greqia, ku një farë kohe kishte punuar së bashku me gruan. Pasi nuk u kishte ecur mbarë, ishin kthyer. Asllani kishte nisur të merret me politikë, duke ëndërruar pasurimin vetjak dhe ngjitjen në karrierë.

Shpesh, duke ndërruar maskat e duke u hedhur degë më degë. Ky lloj tipi psikologjik, në mënyrë më të fuqishme e më të konkretizuar, paraqitet në tregimin "Fytyra dhe Maska". Përmes skicimit të tij demaskohet dhe ironizohet figura e një drejtuesi të lartë politik, e një klouni, që përdor mjeshtërisht efektin e maskave.

2.

Në këtë përmbledhje nuk mungojnë as personazhet pozitive, njerëzit e mirë dhe me botë të pasur shpirtërore, ata njerëz që do të jenë ndërtuesit e së ardhmes dhe të një shteti demokratik. Këto personazhe na paraqiten me fizionominë e tyre të veçantë e të përcaktuar dhe kanë trajektoren e vet të zhvillimit.

Përmes veprimeve, në vrullin e shtjellimit të ngjarjeve, përmes qëndrimeve dhe përplasjeve me jetën e përditshme, na zbulohet gjithnjë e më qartë portreti dhe bota e tyre e brendshme. Ato nuk kalojnë në një rrugë të rrafshtë, pa të përpjeta e kthesa të forta.

U duhet të ndeshen e të përballen me lloj-lloj vështirësish, për të arritur synimin e për t'u shkëputur nga ndikimi i një kohe tashmë të vjetruar e të prapambetur. Kështu ndodh dhe me profesor Bekimin, i cili duhet të rishohë studimet e mëparshme historike dhe të thotë fjalën e vet të zgjuar në këtë kohë, kur mendimi nuk është më i detyruar dhe i kontrolluar.

Koha kërkon që gjithçka të rishikohet, veçanërisht në këtë lloj fushe, e cila për shkak të diktatit politik të shtetit autokrat është paraqitur shpesh në mënyrë të njëanshme, duke shtrembëruar të vërtetën e duke fshehur faktet. Këtë punë, para së gjithash, duhet ta bëjnë historianët.

Me njohuritë e tyre duhet t'i shërbejnë së vërtetës, ndriçimit të ngjarjeve dhe të jetës së njerëzve, që luajtën rolin e tyre në historinë e kombit. Këtë arrin ta kuptojë dhe Bekimi me Esatin, mençuria dhe karakteri i drejtë i të cilëve i shtyn drejt së vërtetës.

Por rruga drejt saj nuk është e lehtë, ata duhet ta kapërcejnë vetveten, të shkëputen nga ndikimet e së kaluarës dhe të gjejnë forma e metoda të reja. Bekimi duhet të rishikonte atë pjesë të veprës, e cila nuk paraqiste plotësisht të vërtetën, që ishte e montuar dhe e pasaktë.

Është vetë jeta, dukuritë e saj kokëforta, dëshmitë e njerëzve të guximshëm, që hedhin dritë të re mbi faktet dhe ngjarjet, me të cilat Bekimi njihet dita-ditës. Ato e shtyjnë të ndryshojë e të ecë me kohën. Ky kapërcim i vetvetes ishte i mundimshëm, por pas kësaj Bekimi e ndien veten të lehtësuar e plot energji për të ecur më tej e për të shkruar atë që s'kishte thënë më parë.

Ky hap i ri nis me vendimin për të shkruar artikullin "Rrëfimi i një historiani". Bekimi dhe Esati janë ndryshe nga ndonjë koleg, që ka mbetur rob i së kaluarës dhe nuk e kupton kohën që jeton. Bekimi dhe Esati, miku i tij i afërt, përqafojnë të renë, por jo verbërisht e pa dhimbje. Këto karaktere janë dhënë të gjallë dhe me jetë të brendshme. Ato nuk janë skematike e të montuara, nuk janë manekinë, por njerëz të vërtetë.

Në mënyrë të diferencuar janë paraqitur personazhet edhe në tregimin "Po pse ma bënë këtë...", tregim i cili ka për qëllim të na rrëfejë se, kush futet në udhën e trafikimit të pandershëm, nuk mund të shpëtojë lehtë prej saj.

Ky lloj trafikimi, përveç rimëkëmbjes ekonomike të përkohshme, sjell dëme të pallogaritshme dhe bëhet shtysë për krime e prapësi. Këtë e vërejmë edhe në ecurinë e jetës së Mediut. Ai futet rastësisht në trafikimin e drogës dhe mendon të shkëputet prej saj, derisa të sigurojë ca pará për të ngritur një shtëpi. Por kapet pikërisht kur po bënte rrugën e fundit.

Dy vëllezërit, sipas mendimit të avokatit, i cili u kishte premtuar se do t'i uleshin vitet e burgimit vëllait të tyre, vihen në kërkim të viktimës. Dhe, për fat të keq, rrengu e kurthi i ngrihet njeriut të mirë e punëtor, usta Janit, duke i dërguar një motor për ta riparuar dhe ku ishte fshehur një qese me mallin e mallkuar.

Përmes ndërthurjeve të ngjarjeve dhe përplasjes të karaktereve, autori na skicon një mori tipash, na paraqet me ngjyrime satirike degjenerimin e gjyqtarëve, që joshen nga paraja dhe i shtrembërojnë ligjet e të vërtetën.

Veprimet e padrejta të strukturave shtetërore e nxisin më tej krimin dhe kalbëzimin moral të shoqërisë. Në raste si kjo shteti bashkëpunon me krimin, dhe ai që dëmtohet e varfërohet është njeriu punëtor e i ndershëm si usta Jani, i cili mbetet i tronditur thellë nga e keqja që i ka ndodhur.

Një situatë e ngjashme përshkruhet edhe në tregimin "Vjedhja e statujave", ku personazhe kryesore janë përgje-gjësi i kulturës në bashkinë e qytetit jugor, Niko Kaci dhe at Spiridhoni. Përsëri përmes gjyqit të kurdisur, nxirret i pafajshëm vjedhësi i statujave, grabitësi, që bën tregti me trashëgiminë kulturore të atdheut të tij.

Etja për fitime fut në shtjellën e mashtrimit e të krimit edhe një klerik, që gjoja merret me punët e Zotit, si at Spiridhoni, i cili e nxit dhe bashkëpunon me Nikon, por edhe e ndihmon të shpëtojë nga ndëshkimi.

3.

Megjithëse në këto tregime personazhet negative janë më të shumta në numër sesa personazhet pozitive, nuk të krijohet përshtypja se zotërimi i së keqes dhe sundimi i krimit do të jetë i përhershëm e do të shkatërrojë themelet e jetës dhe të shoqërisë.

Kjo dukuri e dëshmi shfaqet jo vetëm në skicimin e personazheve të pakta pozitive, por edhe në rrjedhën që marrin ngjarjet dhe në zhvlerësimin gjithnjë e më tepër të personazheve negative, të cilat na zbulojnë kthinat e errëta të shpirtit e na shpërfaqen plotësisht.

Lexuesi i vëmendshëm e kupton se jeta e tyre ka marrë rrokullimën dhe është tepër e vështirë të përmenden e të kthehen në udhën e mbarë. Ne njihemi kështu me Adil Gjatën, fisnik e të besës, në tregimin "Premtimi"; me një nënë të vuajtur, të duruar e zemërmadhe në tregimin "I përdoruri"; me Bekimin dhe Esatin, në tregimin "Rrëfimi i profesorit të historisë"; me usta Janin dhe Sotirin në tregimin "Po pse ma bënë këtë, unë nuk i kam bërë keq njeriu"; apo me personazhe të tjera, bartëse të cilësive të mira, njerëz me zemër të pastër e të ndershëm.

Adili vuan shqetësimin e premtimit të paplotësuar ende, nëna dhe motra e Fatosit përjetojnë dramën e familjes së varfër, e cila duhet të përballojë dhe vështirësitë e shkaktuara nga burgosja e kryefamiljarit. Profesorët e historianët, Bekimi dhe Esati, vuajnë dramën e hijeve të së kaluarës, që u zbeh gëzimin e ditës, sepse është strukur në një pjesë të punës së tyre studimore. Usta Jani, që ka punuar gjithë jetën me ndershmëri dhe pa u kursyer, vuan dramën e absurdit, e cila i sajohet tinëzisht, si dëshmi e një faji të pakryer.

Adili, pas daljes nga burgu, ia tregon të fshehtën e dhimbshme të inxhinier Krenar Shtyllës, të birit, Andit, që ende nuk e dinte të vërtetën e arrestimit të babait. Pas rrëfimit, Adili e ndien veten të lehtësuar, sepse arriti të kryejë porosinë e mikut të vuajtjeve nëpër qelitë e burgut. Figura e Adilit simbolizon njeriun e ndershëm, punëtor e fjalëpakë, njeriun me virtyte e me zemër të dhembshur. Ai dhe Krenari janë krejt të ndryshëm nga Fatmira.

Ky dallim duket qartazi dhe në takimet e bisedat e tij me të, nga qëndrimet e fjalët e saj, nga krekosja e shtirjet, dhe pastaj nga largimi i saj me dashje prej pune, e mundur shpirtërisht pas demaskimit dhe ballafaqimit me Adilin.

Nëna e Fatosit, edhe pse në gjendje të vështirë ekonomike, nuk pranon paratë dhe ndihmën e të birit, nuk pajtohet me veprimet e tij prej spiuni, me kallëzimet e kurthet që iu ngre dhe njerëzve të afërt, të cilët bien pre në kthetrat e tij. Ai është krejt ndryshe nga nëna dhe e motra. Tek ai zotëron vetëm joshja e së keqes, cinizmi dhe egoizmi, frika dhe pasiguria e së ardhmes.

E gjithë jeta e tij është ngritur mbi poshtërsinë dhe veprimet e neveritshme e tinëzare. Në tregimin "I përdoruri", ai përfaqëson atë kontingjent të agjentëve të policisë së fshehtë, që përbënte pjesën më kriminale. Ata lloj njerëzish kishin humbur ndërgjegjen njerëzore dhe s'u kishte mbetur asnjë lloj dhembshurie e mirëdashjeje për të tjerët, madje u mungonte dhe guximi për t'u ndarë nga e kaluara e për të parë me vështrim kritik jetën e tyre të deritanishme.

4.

Autori priret të thellohet më tepër në rrjedhën psikologjike të personazheve sesa në shtjellimin e ngjarjeve, në krijimin e befasive e të papriturave, që do të zgjonin kureshtjen e do ta bënin më joshës rrëfimin. Këtë joshje ai synon ta arrijë më shumë me ndërfutjen në botën e brendshme të personazheve, në ndriçimin dhe theksimin e atyre tipareve, të cilat do t'i jepnin jetë dhe gjallëri.

Dhe pikërisht me tipat e ndryshëm që skicon, na ngacmon vëmendjen tonë dhe na nxit të njihemi me jetën dhe veprimet e tyre. Këto tregime nuk kanë një fill shtjellimi të njëllojtë e mekanik, sipas një skeme të sajuar më parë në mendje. Herë-herë ato shtjellohen me fillesën e ngjarjeve dhe herë-herë në nyje të ndryshme, apo nga fundi i saj.

Kjo e ka shpëtuar autorin nga monotonia që do të shkaktonte zbatimi i një skeme të ngjashme. Natyrisht kjo përvojë duhet të pasurohet më tej, duke synuar njohjen e teknikave bashkëkohore, në përftimin e një shumëllojshmërie më të madhe për trajtimin e subjekteve, në thellimin e analizës e fuqizimin e sintezës psikologjike, në një përpjekje më këmbëngulëse për ngjeshjen e ngjarjeve e forcimin e nëntekstit filozofik, i cili në pamjen më të arrirë na paraqitet te tregimi "Fytyra dhe Maska".

Në këtë tregim gjuha është më shprehëse, më e zhdërvjelltë, më e gjallë dhe më simbolike. Zakonisht tregimet kanë në qendrën e vet dramën e një personazhi, rreth të cilit ndërthuren ngjarjet dhe drama të jetës njerëzore e të personazheve dytësore, që ndihmojnë në zgjerimin e hapësirës jetësore e në mundësimin e një vështrimi më të gjerë për realitetin dhe fatin e personazheve.

Vili Minarolli është shkrimtar që vjen në letërsi me një përvojë të pasur jetësore të një veprimtari të zellshëm shoqëror e diplomatik, me një bagazh të kënaqshëm ngjarjesh e përshtypjesh. Përgjithësisht lënda e ngjarjeve të trajtuara e merr zanafillën dhe shtysën nga ngjarjet që ndodhin çdo ditë në realitetin tonë ballkanik.

Kjo veçori u ka dhënë këtyre tregimeve frymën e kohës dhe të një letërsie që ka tipare të përbashkëta me krijimtarinë letrare të autorëve të tjerë, që jetojnë në këtë mëngë të Ballkanit e që kanë krijuar personalitetin dhe fizionominë e tyre.

Shkrimtari Vili Minarolli, me arritjet e deritanishme, na dëshmon se është në udhë të mbarë. Ai ngulmon drejt një letërsie, e cila e gjen burimin dhe fuqinë e saj në jetën e njerëzve të kohës sonë. Dhe kur ngjarjet e tipat e skicuar trajtohen me thellësi psikologjike e me vëmendjen e duhur, arrijnë të shpëtojnë nga paraqitja skematike.

Ata nuk u përngjasin manekinëve, por kthehen, në sajë të forcës dhe magjisë së artit, në personazhe që përfaqësojnë shtresa të ndryshme të shoqërisë, njerëz të një kohe të caktuar historike. Ata na zgjojnë interesin dhe na pasurojnë botën e dijes, duke ndihmuar në njohjen e realitetit tonë të veçantë, mjaft të ngërthyer e dramatik dhe njerëzit me të cilët jetojmë.

Edhe pse kjo përmbledhje me tregime është vepra e parë e autorit në këtë gjini, me arritjet më të spikatura të saj, na krijon bindjen se në një të ardhme të afërt do të pasohet me botime veprash të tjera, të cilat, duhet të vijnë patjetër në forma estetike më moderne, me një fuqi të brendshme më të madhe, me një gjuhë më sintetike e më të figurshme, duke u futur më me dinjitet në rrjedhën e zhvillimeve të letërsisë sonë bashkëkohore.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928217004
ean13
9789928217004
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Dituria

Kontrabandisti, Vili Minarolli

Nga titulli dikush mund të mendojë se flitet për ditët tona, kur kontrabanda është një dukuri e zakonshme. Jo dhe jo. Bëhej edhe në kohë të socializmit kontrabandë. Për këtë flet Vili Minarolli në romanin e tij "Kontrabandisti", një copëz nga historia e Shqipërisë së viteve të regjimit komunist.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Pa zemër në kraharor, Mira Meksi

Një piktore tridhjetëvjeçare, e tradhtuar nga një dashuri e madhe që i shkrumbohet përpara syve, vendos ta varrosë atë brenda një varkëhiri prej letre, në një gropë në fund të kopshtit të saj. Së bashku me hirin e dashurisë, vajza varros edhe besimin tek ajo ndjenjë, së cilës i pat kushtuar jetën.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Dashuri nga largësia, Dituri Meçi Dizdari

Dikush e luante atë lavjerrës jete, bukurie, me shenjtësi fryme, me pasionin e çmendur, me dashurinë e pafundme për qenien e saj, që s'e gjente askund tjetër, ku ajo me sytë mbyllur, gjithë duke u dridhur, marrosur, i dorëzohej për fare lëkundjes, valëvitjes, fluturimit, çartjes.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Tregime të rinisë, Alion Çaçi

Ngjarjet e rrëfyera në vëllimin “Tregime të rinisë” nuk janë të vërteta, por edhe mund të ndodhin. Ndonëse të shkëputura dhe të lexueshme jashtë radhe, ato kanë një lidhje mes tyre: personazhin Majk (Majkëll, Mikel), i cili shfaqet herë si protagonist, herë si antagonist e herë si kalimtar i rastit.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Vrasje në Venecia, Mira Meksi

Një krim i llahtarrshëm ndodh në Venecia një mesnatë fundnëntori. Pranë urës së Turkeshëzave, Fantino varkëtarit i gdhendet në retinë me saktësi pamja e tmerrit: imazhi i një djaloshi të pashëm mbi urë, i cili nxjerr nga pelerina e zezë kokën e prerë të një gruaje të re shumë të bukur, që çurkon gjak.

Çmimi 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Koha e dashurisë, rrëfim trikohësh, Ismail Kadare

Dy pjesë të këtij triptiku "Koha e shkrimeve" dhe "Koha e dashurisë", të shkruara në vitet tetëdhjetë në Shqipëri, u botuan në përmbledhjet "Koha e shkrimeve" dhe "Ëndërr mashtruese". Novela e dytë "Koha e parasë", u shkrua në vitet 1996-1997 në Paris dhe Tiranë, dhe u botua për herë të parë në Veprën e plotë të "Fayard"-it, në dy gjuhë, shqip dhe...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001679

Botuesi: Mitrush Kuteli

Havadan me Havadan, Mitrush Kuteli

Me toposin havadan ai na ka bërë të qartë se jemi në vendin e boshit e të fjalëve në erë, ku ulku nuk e ha ulkun po arbëri e ha arbërin, si urdhëron kanuni i Lek Dukagjinit: "Në këtë vend të uruar s'di njeriu si t'i ketë sytë që të mos e vrasin..."

Çmimi 550 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Universi së prapthi, Moikom Zeqo

Rrëfimet në prozë të Moikom Zeqos janë një kopsht i madh erudicioni, kulturash dhe qytetërimesh. Të gjitha vihen në një fill të përbashkët, edhe kur kjo duket e paimagjinueshme. E bën këtë me lëhtësinë e një magjistari, që kërcen dhe lëviz nëpër shekuj e hapësirë si në kopshtin e vet.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)