Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,28 GBP 13,64 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Kthinat e kujtesës, Arta Marku
  • Kthinat e kujtesës, Arta Marku

Kthinat e kujtesës, Arta Marku

OMBRA GVG

Në këtë vëllim janë gjashtë tregime për Edi Luarasin, Margarita Kristidhin, Kel Kodhelin, Maja Luarasin, Maks Velon, Anita Taken.

6,37 GBP
5,73 GBP Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kthinat e kujtesës
Origjinali: Kthinat e kujtesës
Gjinia: Tregime
Autori: Arta Marku
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2014
Fq. 190
Pesha: 0.221 kg.
ISBN: 978-9928-06-079-2

Mbi librin

Në këtë vëllim janë gjashtë tregime për Edi Luarasin, Margarita Kristidhin, Kel Kodhelin, Maja Luarasin, Maks Velon, Anita Taken.

Fragmente nga libri

Dilema e një divorci (Edi Luarasi)

- Ma! - dëgjoi Edi dikur të bijën ta thërriste.
Nuk iu përgjigj.
- Ma!
Mesa duket vajza e kish vendosur, do ta thoshte çfarë i lëvrinte në kokë dhe e mundonte.
- Fol zemër, - iu përgjigj me zë të përvajshëm, gati për të shpërthyer në të qara.
Pauza ishte e mundimshme edhe pse gruaja s'e dinte ende çfarë kishte pas saj.
- Pse të thonë të gjithë që të ndahesh nga babi!? - foli më në fund e bija dhe i qëndroi përballë.
Pyetja e tronditi. Iu duk sikur ra na një hon. Si t'i përgjigjej? Çfarë t'i thosh. Kjo vajzë ishte kaq e vogël, s'mund të kuptonte. S'mund t'ia thoshte të vërtetën.

Të atin ia kishin marrë. Ai nuk vinte prej javësh në shtëpi, nuk kthehej mbrëmjeve, e as më vonë, si ndonjëherë, kur për shkak të ndonjë pjese që po e përgatiste për ta ngjitur në skenë, futej në dhomë me hapa të lehtë, pasi fëmijët i kishte zënë gjumi, për t'i parë mos i kish rrëshqitur batanija dhe ishin zbuluar.

Vajza nuk dinte shumë, nuk kuptonte, por diçka ndjente. Kishte kohë që në shtëpi kishin filluar ca diskutime të çuditshme që nuk e dinte kur do t'u vinte fundi. Diçka kishte dëgjuar. E urdhëronin, i thoshin të dilte, të shkonte matanë e ajo ecte përtueshëm, mbyllte derën pas vetes, por në dhomën tjetër, ngjishte veshin pas murit për të mësuar diçka.

Ishte shumë më tepër se sa kureshtje ajo që e bënte të tregohej e vëmendshme ndaj pëshpërimave të tensionuara që vinin nga dhoma e ndenjjes. Çfarë arriti të dëgjonte, e tmerroi edhe pse pa mundur tërësisht ta deshifronte me mendjen e saj prej fëmije.

Jozefi në shtëpinë time (Margarita Kristidhi)

Më shumë sesa trokitje në derë qenë gërvima. Njeriu që duhej të ish pas derës, qëllimisht trokiste mbyturazi që të mos dëgjohej, gjë që ishte e lehtë të ndodhte në atë qetësi absolute që kish mbështjellë gjithçka rreth e rrotull, atyre orëve të shtyra të pasmesnatës. E megjithatë, asaj i doli gjumi. Ndjeu hapa në korridor, menjëherë pas derës së dhomës ku flinte me të motrën dhe e ndoqi me mendje siluetën e të atit tek zbriste shkallëve.

Pas pak dëgjoi kuisjen e menteshave të derës së jashtme. Ca pëshpërima dhe heshtja ra sërish. Por nuk po i dëgjonte hapat e të atit duke u kthyer në dhomë për të fjetur. Kureshtja filloi ta cimbiste. Hodhi tej mbulesën, futi këmbët në shapka dhe pa e ndezur dritën, hapi derën e dhomës duke u kujdesur që të mos bënte zhurmë. E motra vazhdonte të flinte e patrazuar nga zhurmat e mëparshme.

Zbriti shkallët me vrap të lehtë. Por askush nuk qe në katin e poshtëm, ku i ati kishte rregulluar klinikën e tij dhe priste pacientët. Shtyu derën e asaj që quhej dhoma e operacionit. Askush. As në dhomën e shtrimit, as në dhomën e vizitave, askush. Porse ca pëshpërima, që i erdhën në vesh aty për aty e orientuan. Qenkëshin poshtë...

Mbi autoren

Gazetare e kulturës nga viti 1993, Arta Marku e ka startin e saj profesional në gazetën "Koha Jonë" për të vijuar me gazetat më të rëndësishme në vend si "Gazeta Shqiptare", "Shekulli", "Shqip", "Panorama" etj. Gjatë karrierës së saj 20 – vjeçare ajo ka drejtuar disa periodikë mes të cilëve të përjavshmet "AKS" dhe "Spektër" dhe të përmuajshmet "VIP" dhe "Psikologji". Aktualisht drejton revistën e përmuaj-shme "SHIJE".

Fituese e çmimit për gazetarinë kulturore "Velija" në vitin 1998, ajo ka qenë e pranishme me shkrimet e saj si bashkëpunëtore në botime të ndryshme të karakterit letrar dhe kulturor si "Mehr Licht", "Art & Trashëgimi", "Klan", "Milosao" etj. Për mbi dy vjet ka drejtuar një program televiziv mbi librin, bazuar në intervista me shkrimtarë, përkthyes dhe studiues të letrave, të titulluar "Bibliotekë".

Angazhimi i saj në fushën e përkthimeve ka konkluduar deri më tash, me botimin e disa librave mes të cilëve "Fletorja e ndaluar" e Alba de Cespedes, "Dashnorja e Napoleonit" e Christine Sutherland. Sakaq, përkthimi i librave "Hyrje në arkitekturë" i Leonardo Benevolos, "Si ta kuptosh arkitekturën" i Bruno Zevit etj., e ka lidhur atë me diplomimin e saj në arkitekturë.

Detajet e librit
9789928060792
9789928060792
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001339

Botuesi: Te tjere

Dry me qera, Mimoza Erebara

Kur Marina mbushi të tetëmbëdhjetat, lulëzoi aq përnjëherë sa ua mori mendjen të gjithë djemurisë së fshatit. Me grupe ata filluan të rrinin nga lagjja e saj, të gjuanin me gur nëpër tjegulla dhe të prisnin me durim se kur ajo do të dilte në oborr, se kush do të ishte ai fatlum që do ta shihte i pari, dhe akoma më shumë, kë do të shihte ajo.
4,09 GBP 4,55 GBP
More
In Stock

Referenca: SKU000122

Botuesi: Ideart

Gjaku im i erret, Zija Cela

Proza e shkurtër është thelb e tharm. Edhe në letërsinë botërore ka romane mjaft të njohura që, siç është pranuar tashmë, të kujtojnë ato karrocat e mbyllura, të cilat transportojnë një diamant të ambalazhuar: tregimin.
2,36 GBP 2,62 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Anatomi e shkurtër e pikëllimit, Azem Qazimi

Në këtë vëllim janë përfshirë tregimet: Jeta e çuditshme e Progron Zaharisë; "La fouet": sprovë për eulogji; Visili, i përsosuri; Anatomi e shkurtër e pikëllimit; Letër; Humbold Revolucionari; Për mishin dhe shpirtin; Zenodoti dhe Abu "Umar al – Muhamed in Husein" sufu.
4,91 GBP 5,46 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Fishta

Mbi dashurinë dhe harresën, Enea Ruçi

Ai përfaqëson pjesën dërrmuese të asaj gjenerate, që pajiset me diploma pak ose aspak të vlefshme dhe, me gjithë utopinë, hidhet në dinamikën e vrullit të jetës, nga ku është i destinuar të dalë i dërrmuar, i shtypur dhe i transformuar.
6,55 GBP 7,28 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Pusulla të verdha, Vera Bekteshi

Një rrëfim në vetë të parë, i gërshetuar me përjetime personale, ky libër u kushtohet personave me aftësi ndryshe dhe sfidave të tyre në një shoqëri ende skematike dhe përjashtuese për të ndryshmin.
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000762

Botuesi: Onufri

Lule të gabuara, Elvira Dones

“Lule të gabuara” ngjizet nga shtatë tregime, që mund të mendohen edhe si shtatë ditë të një jave shekullore, shtatë ngjyra të një zie shekullore, shtatë nota të një kuje. Jo rastësisht, tregimet i lidh një urë e copëtuar,më saktë: copërat e një ure...
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Homo Balcanicus, Niko Nikolla

Publicisti, humoristi dhe shkrimtari i njohur, Niko Nikolla, i njohur në Shqipëri si njeriu që arriti të drejtojë për 25 vjet revistën "Hosteni", si kryeredaktor i saj, revista e parë opozitare në vend, e lidhi jetën e tij me gazetarinë si dhe me humorin përgjatë 45 viteve. Shkrimtari Teodor Keko e quante "babain e gazetarisë shqiptare".
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001519

Botuesi: Botimet Dudaj

Hiri i vullkanit, Blendi Fevziu

Ai vendosi të ikte një ditë të vitit 1991. Atëherë iknin të gjithë. Iku duke lënë pas një puthje dhe një dashuri të mbetur pezull. Ajo iku pas tij. Për njëzet vjet nuk u panë kurrë, nuk komunikuan dot; ndërsa dy jetë të ndryshme me fate dhe histori nga më befasueset.
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2086

Botuesi: Princi

Saga e nji dite, Lisandri Kola

Lisandri Kola, i lindur në Shkodër më 12 maj 1986, ka mbaruar studimet e larta për Gjuhë shqipe dhe letërsi në Universitetin "Luigj Gurakuqi" në vitin 2008. Në Universitetin e Tiranës ka mbaruar studimet për letërsi në 2010 në drejtimin Teori dhe kritikë letrare. Ndërkohë ndjek Shkollën Doktorale për Letërsi, pranë UT.
3,27 GBP 3,64 GBP
More
Ka mbaruar