Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Lux, Loer Kume
  • Lux, Loer Kume

Lux, Loer Kume

SKU001828
Toena
800 Lekë
720 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: LuxOrigjinali: LuxGjinia: TregimeAutori: Loer KumeShtëpia botuese: ToenaViti: 2011Fq. 200Pesha: 0.23 kgISBN: 978-99943-1-787-5 Mbi librin LUX (Dritë) është titulli i librit me tregime të autorit LOER KUME. Të 15 prozat trajtojnë tema jo fort të njohura në letersinë shqipe. Renditja e tyre bën një rrugë nga gotikja në realen, postrealen e metafiziken me një thjeshtësi natyrale. Stili i veçantë thuajse kinematografik dhe ritmi i shpejtë që karakterizon letërsinë dhe artin bashkohor na dhurojnë botën në këndvështrime jonormale e jo të thjeshta për këdo. Leximi nga Gjyqi i hijeve, Dita e tetë, Biorisia deri te Re Pupëlore na hap dritare të re në letë rsinë shqipe. 840 fjalë lexuesit! Dua të them pak gjera mbi LUX, dhe sportin e krijmtarisë letrare të mirëfilltë. Drita është magjia bazë që bën të shohim e perceptojmë jetën, si pasojë ta jetojmë. Dhe vetë egzistenca e saj si konstante universale është magjike. Dhe dualiteti i saj si grimcë dhe valë është magji që ngacmon mendjen për dualitetin e krijimit. Foton - kuant, mirë - keq, burrë - grua, yin - yang e sa të duash pjesë simetrike të së tërës. Drita është simboli i ekuilibrit. Drita është elementi bazë i shkrimit tim, në çdo pjesë të këtij libri gjendet ajo, e fshehur ose e dukshme. &#39LUX&#39 është përmbledhje krijimesh të shkruara në një goxha shtrirje kohe. Libri ndërtohet nga 15 proza i quaj unë, edhe pse për arsye korrektësie letrare, në kopertinë më është dashur ti etiketoj tregime. Zakonisht shkrimet e mia i përfshij në tre etiketa. KAPRICIO URBANE, TEHA RESH, dhe FUTURA. Këto 15 proza janë marrë nga të tre etiketat e mia, por radhitja e tyre bën një rrugë nga gotikja, në realen, postrealen dhe metafiziken. &#39Gjyqi i hijeve&#39 është metaforë gotike e procesit të krijimit të paktën letrar, të paktën timit. Dritësjellësi, që është dhe burimi i pandërgjegjshëm i titullit të librit është trajtimi i mitit të Luçiferit, engjëllit të rënë në një këndvështrim kompleks tejEdipian të dritës dhe "pushtetit të brezit të ri", shkruar duke pirë konjak një natë dimri deri në një mëngjes dimri. "Pushtimi i parajses" rri mirë e bukur në këmbë pa pasur baza morale por veç nevojën për adhurim e frymëzim emotiv ndaj bëmave të skajshme të trimërisë. "Biblioteka" është pastërtisht etje për jetë, dhe çapitje mbi librat. "Mr. PushShteti..." është ashtu dhe loja e fjalëve në titull, një lojë komplekse letërsie e prodhuar nga dy ngjarje deri diku të vërteta, që më kanë tronditur mua, mbase më pak nga shumë të tjerë. "Moonlight drive" është poemë e egër e një mënyre të të dashurit, e shijes së dheut dhe puthjeve. "Dëshirë e fundit?" Mbetet në pyetje, një formë ndjenje që tejkalon jetën, një formë pasioni që thyen kurrizin e ftohtë të vdekjes. "Dita e tetë" është soditje nga cepi më distal i universit tonë, ulur këmbëkryq me një gotë verë tëkuqe në dorë, duke ndjerë një rrymë elektrike të qarkullojë nëpër neurone e shkaktuar frikë për të nesërmen, deri ne poezinë e fundit që do na shpëtojë. Është pjesë libri që UNI kolektiv e percepton ndërkohë, por nuk m&#39u prit që ta trajtoja në libër të veçantë dhe e zippova në një prozë për shijen fataliste - ose jo? - të së ardhmes. "Germat fluturake..." është kapriço futuriste që më ka argëtuar shumë duke qeshur gjatë shkrimit, aq sa kam pyetur veten në i ndodh ndonjë shkrimtari tjetër kjo gjë apo ka problem në këtë mes. "Rasti i komplikuar" është një kokolepsje që flirton botë të pamundura me njëra tjetrën, dhe më ka mësuar gjatë shkrimit që morali është ajo ç&#39ka koha na ofron për ta q...rë. "Peisazhe të reja dhe telajo pa fund" është përjetim metafizik i cili më ka rrëfyer si të pikturoj e ristrukturoj qenien time deri ne shkrirje të plotë me Universin, kur të kthej majat nga thembrat. Shkruar duke dëgjuar pafundësisht "I am the walrus", të Beatles, interpretuar nga Bono Vox. "Pasqyrat" është pasqyrimi i pafund i tërë asaj ç&#39ka mund ta quajmë shpirt i dy personave. Sërish dritë, sërish dy në një. Është vetë dashuria. "Vallëzues, klube, fëmijë dhe kafshë" është elegji e përjetshme rrjedhëse dhe vrasëse e syve dhe muskulit të zemrës. "Biorisia" ashtu si "Dita e tetë" është pjesë libri që mbetet për tu mbaruar. Ka gjendje të caktuara fiziko shpirtërore që bujarisht dhurojnë përjetime absolute të rralla në njerëzi. Është çeshtje sekondash, më saktë koha s&#39ka të bëjë fare, por sheh veten të tretur dhe gjithçka është gjithçka. Pas kërkimesh kam arritur në konkluzionin që një formë të ngjashme njohin dhe budistët, e quhet Satori, pastrimi para Nirvanas. Kjo gjendje quhet (term i krijuar padyshim nga unë) BIORISIA. Risi - bios&#39i, ose një Rise (angl.) bios&#39i. "Re puplore" është shpirti i TEHA RESH. Është poezi e një mënyrë të jetuari, dhe filozofie. Është një kurorë që jo çdokush, as unë vetë që e kam peshkuar konceptin aty qark qiellit, nuk mundem gjithmonë ta mbaj mbi kokë. Të shkruash letërsi, ndryshe nga ç&#39mendon shumëkush është sport. Një sport që përcakton raportet me veten dhe botën. Zhvillon qenien tënde anatomike dhe shpirtërore, dhe nxit, argëton, frymëzon, zhvillon dhe ata që goditen nga drita e leximit të duhur, ose të leximit te i cili pasqyrohen (ja ku dolën prapë Pasqyrat) Larg trapllëqeve të përditshmërisë me pluhur, bukë, djersë, sapun e thashetheme, që sot janë ndërsa nesër s&#39kanë qenë kurrë, kam krijuar duke u sportisur në letërsi që në moshën 6 vjeçare, dhe ndaj me njerëzit që rezonojmë, (e rezonanca s&#39është me të tërë)këto proza kuantesh dhe jete. Takohemi nëpër rreshta e shkronja. Le të shkrijmë një ëndërr drite të tërën mes miqsh, e ta kthejmë fjalë pas fjale, hap pas hapi, mendim pas mendimi në realitet!

Detajet e librit
SKU001828
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU002068

Botuesi: Onufri

Novela, Martin Camaj

Në këtë botim përfshihen novelat: Katundi me gjuhë të fshehtë, Rrungaja në Mars, Gjon Gazulli, Jesminë, Bigami, Pishtarët e natës dhe Shkundullima.  
810 Lekë 900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Nëse një ditë një prelud, Gazmend Krasniqi

Ka një rimodelim të strukturave të të menduarit artistik e mbështetur në traditën vendase, mekanizmin e fantastikës së përrallës dhe legjendës, e shfrytëzuar edhe nga autorë të tjerë (Agolli, Kadare), por në një tjetër cilësi thurjesh e përdorimit të fjalës.
630 Lekë 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fishta

Tregimet e Tranzicionit, Stefan Çapaliku

Është një njeri i dalë nga një sistem i tmerrshëm, që e kish mësuar të fliste ulët, dhe që i kishte dhënë si dhuratë të fundit një koleksion frikërash sot e kësaj dite dhe të paindetifikuara nga ana e tij. Është njeriu i gjendur papritmas brenda një lirie të pamatë dhe absurde, ku mund të bëje çdo gjë dhe nuk ia dilje të bëje asgje. Është edhe njeriu që...
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Largësi të kaltra, Gazmend Mahili

Vëllimi "Largësi të kaltra" përfshin dy novela: "Largësi të kaltra" dhe "Melodi e një dashurie të ndërprerë" - kjo e fundit, mbase më e realizuara dhe më e bukura e librit, me një theks aktual, sidomos në kushtet e sotme të Shqipërisë, ku vihen përballë njëri-tjetrit individi dhe komuniteti ku jeton.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 9789928373502

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Njeriu që habitej, Arben Idrizi

“Njeriu që habitej” është një projekt që si ide i kishte paraprirë në tërësi preokupimit të autorit me luftën, rrjedhimisht dhunën. Prandaj “Librat e dhunës” vërtiten si një mbështjellje rreth “Njeriut të habitej”, rezultat i të cilit janë.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001252

Botuesi: Kokona

Lutja e Fundit, Vedat Kokona

Janë 12 tregime, të njëjtët me botimin e 1986, "Yje të këputur" të zgjedhura asokohe nga Hasan Mekuli. Por kësaj here vijnë në një përmbledhje me titull "Lutja e fundit".
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Pusulla të verdha, Vera Bekteshi

Një rrëfim në vetë të parë, i gërshetuar me përjetime personale, ky libër u kushtohet personave me aftësi ndryshe dhe sfidave të tyre në një shoqëri ende skematike dhe përjashtuese për të ndryshmin.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000122

Botuesi: Ideart

Gjaku im i erret, Zija Cela

Proza e shkurtër është thelb e tharm. Edhe në letërsinë botërore ka romane mjaft të njohura që, siç është pranuar tashmë, të kujtojnë ato karrocat e mbyllura, të cilat transportojnë një diamant të ambalazhuar: tregimin.
259 Lekë 288 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMSCA-1

Në katin e tretë nuk troket askush, Kliton Nesturi

"Në katin e tretë nuk troket askush" është libri me tregime i autorit Kliton Nesturi, që sapo ka dalë në libraritë e vendit. Mund të themi pa asnjë hezitim që është libri i tij më i mirë në gjininë e tregimit, por gjithashtu është edhe një pasurim të letërsisë shqipe me një botim cilësor.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje