Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Bashkëpunëtori, John Grisham
  • Bashkepunetori, John Grisham
  • Bashkëpunëtori, John Grisham

Bashkëpunëtori, John Grisham

Botimet Dudaj

Kajl Mekavoji zotëron një mendje juridike të shquar. I pashëm dhe i dashur, ai ka një të ardhme të ndritshme. Por ka edhe një të fshehtë të errët, që mund t'ia shkatërrojë ëndrrat, karrierën, madje dhe jetën.

13,32 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Bashkëpunëtori
Origjinali: The Partner
Gjinia: Roman
Autori: John Grisham
Shqipëroi: Taqo Trajçe
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2018
Fq. 416
Pesha: 0.431 kg.
ISBN: 978-99943-0-516-2

Mbi librin

Kajl Mekavoji zotëron një mendje juridike të shquar. I pashëm dhe i dashur, ai ka një të ardhme të ndritshme. Por ka edhe një të fshehtë të errët, që mund t'ia shkatërrojë ëndrrat, karrierën, madje dhe jetën.

Një natë, e fshehta i përplaset në fytyrë. Njerëzit që e takojnë Kajlin kanë një video komprometuese dhe do ta përdorin për ta shkatërruar – po të mos bëjë saktësisht çfarë i thonë ata.

Ajo çka i propozojnë Kajlit është një gjë për të cilën çdo jurist i ri ambicioz do të bënte të pamundurën: një punë në Manhatan si bashkëpunëtor në firmën juridike më të madhe të botës.

Nëse Kajli pranon, shumë shpejt do të bëhet partner i firmës dhe do të fitojë pasuri. Por ka një kleçkë. Kajli nuk do të punojë për firmën, por kundër saj në një konflikt ndërmjet dy kontraktuesve të fuqishëm të mbrojtjes, që vlen miliarda.

Tani Kajli gjendet i kapur midis forcave kriminale që e manipulojnë atë, FBI-së dhe firmës së tij – në një komplot të keq, nga i cili edhe Kajli, me gjithë zgjuarsinë, shkathtësinë e trimërinë e tij, mund të mos jetë në gjendje të shpëtojë i gjallë.

Komente mbi libri

"Mjeshtëror... Një triller që të bën për vete."

The Boston Globe

"E pamundur ta lëshosh nga duart."

The New York Times

"Grisham tipik."

Entertainment Weekly

"Një libër që lexohet me një frymë."

Los Angeles Times

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994305162
ean13
9789994305162
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Living

Më fal, Clare Mackintosh

Në dëshpërim e sipër, ajo përfundon në një shtëpizë në bregdetin e Uellsit, ku përndiqet nga frika, brenga dhe nga kujtimet e tmerrshme të asaj nate nëntori, që ia ndryshoi jetën njëherë e përgjithmonë. Dalëngadalë, Xhena nis të shohë dritë në fund të tunelit. Ndoshta e ardhmja mund t’i falë sërish lumturi.
13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Binjakja e heshtur, S. K. Tremayne

Kur njëra nga vajzat e tyre binjake identike, Lidia, vdes në një aksident, Engusi dhe Sara Murkrofi shpërngulen në një ishull të braktisur të Skocisë, me shpresën se do të mund të rindërtojnë jetën e tyre të shkatërruar.
11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vrasja në famulli, Agatha Christie

Hetimet e policisë lokale nuk zbulojnë asgjë, por zonjusha Marpëll, me mendjen e mprehtë brisk dhe intuitën e lindur, falë aftësisë për t’u vënë veshin fjalëve në fshat dhe për të hyrë thellë në shpirtrat e njerëzve, do të jetë në gjendje të zbulojë fajtorin, tek i cili askujt nuk i shkon ndër mend të dyshojë.
11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Treni i nates, Martin Amis

Detektivja Majk Hulihën rrëfen detyrën që i kanë ngarkuar si detektive të zbulojë një vetëvrasje dhe ndërkohë parashtron edhe rrugëtimin e jetës së saj që ka kaluar në peripeci të dhembshme, që nga dhunimi seksual tek ai fizik.
8,88 
More
Në gjendje

Referenca: 2889

Botuesi: Botimet Dudaj

Princesha prej akulli, Camilla Läckberg

E kthyer në qytetin e lindjes, pas vdekjes së prindërve, shkrimtarja Erika Falk gjen një komunitet në zgrip të tragjedisë. Vdekja e shoqes së saj të fëmijërisë, Aleksës, është vetëm fillimi. Me damarët të prerë dhe trupin të ftohtë, duket sikur ajo ka vrarë veten.
12,21 
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Lufta e nervave e komisarit Megre, Georges Simenon

Në datën 7 korrik, në një vilë në një nga lagjet e Parisit, gjenden të vrara dy gra: zonja Henderson, një vejushë e pasur amerikane, së bashku me shërbyesen e saj. Shumë shpejt policia arreston Zhozef Ertënin, një djalosh njëzet e shtatë vjeçar, praninë e të cilit në vendin e krimit e vërtetojnë një sërë gjurmësh që ai ka lënë në vilë.
7,22 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Living

Shantaram, Gregory David Roberts, vol. 1

Rrugëtimi i Linit ndërthuret me luftën, burgun, torturat, vrasjet dhe një sërë tradhtish të mistershme e të përgjakshme. Geto mes flakëve dhe hotele me pesë yje, dashuri romantike dhe vuajtje në burg, beteja mes bandash kriminale dhe filma të Bollivudit, të gjitha këto pasqyrojnë botën dhe eksperiencën njerëzore të përshkruar më së miri në këtë vepër...
13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Katërqinda, Susana Fortes

Ata që e njohin Pierpaolo Masonin, piktorin e Rilindjes me shpirt e stil tronditës, janë të paktë. Ana Sotomajor është njëra prej tyre. Ajo ka ardhur në Firence për të rrëmuar e kuptuar diçka më shumë për këtë personazh të mjegullt, që e mrekullon si askush tjetër.
11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Biblioteka e të vdekurve, Glenn Cooper

Ky roman e ka zanafillën në dhjetor të vitit 782 në një abaci në ishullin Vektis (Angli), kur Oktavusi i vogël, që murgjit e strehuan për bamirësi, merr një pergamenë dhe nis të shkruajë një varg pambarim emrash të shoqëruara përbri me numra. Një listë enigmatike dhe trazuese.
9,99 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja në 1000 gradë, Hallgrimur Helgason

Është historia e vajzës së presidentit të parë të Islandës, prej të cilit kishte mësuar pse Islanda është vendi i heshtjes... pse ngjarjet e mëdha të historisë e kanë çuar njerëzimin në pragun e humnerës, pse dhe si Lufta e Dytë Botërore,i bëri vajzat adoleshente gra, dhe si i mësoi ato të mbijetojnë duke përdorur veten...
11,10 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000070

Botuesi: Botimet Dudaj

Klienti, John Grisham

Marku gjendet i mbërthyer në mes të një sistemi ligjor të çmendur dhe një vrasësi mafioz, që vepron i dëshpëruar për të mbuluar krimin e tij. E vetmja aleate e tij është një grua e quajtur Regi Lov që kishte vetëm katër vjet punë si avokate.
13,32 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000071

Botuesi: Botimet Dudaj

Kohë për të vrarë, John Grisham

Jeta e një vogëlusheje 10-vjeçare, shkatë-rrohet një herë e përgjithmonë nga dy të rinj të dehur e të paskrupull. Shumica e popullsisë së bardhë tmerrohet nga ky krim çnjerëzor.
13,32 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000072

Botuesi: Botimet Dudaj

Më në fund gjykatës, John Grisham

Një provincë e vogël me zemër të ndjeshme nën trysninë e padrejtësisë, gjen mbështetje te pasioni dhe profesionalizmi i një gazetari të ri. Por a do të jetë pena e tij ajo që do të zgjidhë gjithçka? Mos duhet të jesh pak i krisur për të përmbysur gurët e këtij realiteti të çmendur?
9,44 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000074

Botuesi: Botimet Dudaj

Testamenti, John Grisham

Në një zyrë në Virxhinia, një burrë i pasur dhe i moshuar po rishkruan me tërbim testamentin e tij. Me vdekjen që i rri mbi kokë, Troi Filani kërkon t'u dërgojë një kumt fëmijëve, ish – bashkëshorteve dhe të favorizuarëve të tij; kumti do të nxisë një betejë të ashpër gjyqësore dhe do të ndryshojë shumë jetë njerëzish.
7,99 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000413

Botuesi: Botimet Dudaj

Ndërmjetësi, John Grisham

Në orët e tij të fundit në Zyrën Presidenciale, Presidenti që së shpejti do të largohet nga detyra, firmos një amnisti të diskutueshme nga ato "të minutës së fundit" për Xhoel Bekmanin, një ndërmjetës qeveritar famëkeq i Uashingtonit që gjashtë vitet e fundit i ka kaluar në një burg federal.
9,44 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001132

Botuesi: Botimet Dudaj

Apelimi, John Grisham

Në Misisipi, në një sallë gjyqi të mbushur plot e përplot, juria merr një vendim tronditës kundër një kompanie kimike, që akuzohet për derdhjen e mbeturinave toksike në rrjetin e furnizimit me ujë të një qyteti të vogël, çka shkakton përqendrimin kanceroz më të madh në histori.
13,32 
More
Në gjendje

Referenca: 2171

Botuesi: Botimet Dudaj

Dhoma e gazit, John Grisham

Njësia e sigurisë së lartë, burgu shtetëror i Misisipit: Sem Kejholli, një ish – anëtar i Ku Klus Klanit dhe racist i pandreqshëm, është dënuar me vdekje për një bombardim fatal në vitin 1976. Kejhollit nuk i ka mbetur më asnjë mundësi, përveç njërës: një avokat i ri dhe liberal nga Çikagoja që rastis të jetë nipi i tij.
13,32 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Firma, John Grisham

Miç Mekdiri del i pari i kursit të tij në Fakultetin e Drejtësisë në Harvard dhe zgjidhet si më i miri i Amerikës. Por bën një gabim të tmerrshëm. Kur nënshkroi kontratën me një firmë në Memfis, mendoi se ai dhe gruaja e tij e bukur, Abi, e vunë gjithçka në vijë.
11,10 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Rrëfimi, John Grisham

Një njeri i pafajshëm është duke u ekzekutuar. Vetëm fajtori mund ta shpëtojë. Për çdo njeri të pafajshëm të burgosur, ekziston një fajtor i lirë. Ai nuk e kupton se si policët dhe prokurorët kanë kapur njeriun e gabuar dhe, natyrisht, as që i bëhet vonë për këtë. I mjafton t'i gëzohet fatit të tij të mirë.
13,32 
More
Në gjendje