• Banner

Klienti, John Grisham

Marku gjendet i mbërthyer në mes të një sistemi ligjor të çmendur dhe një vrasësi mafioz, që vepron i dëshpëruar për të mbuluar krimin e tij. E vetmja aleate e tij është një grua e quajtur Regi Lov që kishte vetëm katër vjet punë si avokate.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Klienti
Origjinali: The client
Gjinia: Roman
Autori: John Grisham
Përktheu nga origjinali: Agim Danga
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2006
Fq. 496
Pesha: 0.398 kg.
ISBN: 978-99943-33-43-7 

Mbi librin

Marku gjendet i mbërthyer në mes të një sistemi ligjor të çmendur dhe një vrasësi mafioz, që vepron i dëshpëruar për të mbuluar krimin e tij. E vetmja aleate e tij është një grua e quajtur Regi Lov që kishte vetëm katër vjet punë si avokate. Prokurorët janë të gatshëm të thyejnë çdo rregull për ta bërë Markun të flasë. Asgjë nuk do ta ndalonte mafien për t'ia mbyllur gojën. Dhe Regi do të bëjë gjithçka për të mbrojtur klientin e saj, madje duke vënë në lojë edhe jetën e të dyve.

Komente mbi librin

"Na detyron të kridhemi në mendime... I magjishëm... Xhon Grisham vazhdon të na tundojë me çdo krijim të tij të ri. Romani i tij i fundit, "Klienti", ka një ndërthurje të mençur, të tërheq me zgjuarsi në brendi dhe është mjaft prekës. Ai na paraqet një hero të ndryshëm e tërheqës: një djalë të vogël njëmbëdhjetëvjeçar. Mark Suei është i paharrueshëm... Çdo gjë tingëllon kaq e vërtetë, që nga personazhet kryesore deri tek ata më dytësorë skalitur plot ngjyrime e në sfondin e një sistemi të korruptuar drejtësie."

The Milwaukee Journal

"Të rrëmben e të bën për vete... I vetëm në llojin e vet... Deri tani libri i tij më i mirë."

Cosmopolitan

"Dëshira për të mësuar se çfarë vjen më pas, të bën të kalosh me padurim te faqja tjetër. Xhon Grisham është një mjeshtër i vërtetë i ndërtimit të ngjarjeve të ethshme."

The Washington Post

"Me "Klientin" Xhon Grishami është në nivelin e tij më të mirë."

The Atlanta Journal

 

Detajet e librit
SKU000070
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000072

Botuesi: Botimet Dudaj

Më në fund gjykatës, John Grisham

Një provincë e vogël me zemër të ndjeshme nën trysninë e padrejtësisë, gjen mbështetje te pasioni dhe profesionalizmi i një gazetari të ri. Por a do të jetë pena e tij ajo që do të zgjidhë gjithçka? Mos duhet të jesh pak i krisur për të përmbysur gurët e këtij realiteti të çmendur?

Çmimi 850 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000074

Botuesi: Botimet Dudaj

Testamenti, John Grisham

Në një zyrë në Virxhinia, një burrë i pasur dhe i moshuar po rishkruan me tërbim testamentin e tij. Me vdekjen që i rri mbi kokë, Troi Filani kërkon t'u dërgojë një kumt fëmijëve, ish – bashkëshorteve dhe të favorizuarëve të tij; kumti do të nxisë një betejë të ashpër gjyqësore dhe do të ndryshojë shumë jetë njerëzish.

Çmimi 720 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000413

Botuesi: Botimet Dudaj

Ndërmjetësi, John Grisham

Në orët e tij të fundit në Zyrën Presidenciale, Presidenti që së shpejti do të largohet nga detyra, firmos një amnisti të diskutueshme nga ato "të minutës së fundit" për Xhoel Bekmanin, një ndërmjetës qeveritar famëkeq i Uashingtonit që gjashtë vitet e fundit i ka kaluar në një burg federal.

Çmimi 850 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: IDK

Vrasja e fundit, Anne Holt

Pas romanit "Atë që meriton" të botuar vitin që shkoi, botimet IDK sjellin romanin e ri të Anne Holt, "Vrasja e fundit", me të cilin ajo konfi rmohet si një ndër përfaqësuesit më të rëndësishëm të letërsisë së sotme skandinave, aq të suksesshme sot në mbarë botën.

Çmimi 950 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Dëshmitari i akuzës, Agatha Christie

Aventurat më interesante të Herkul Puarosë, detektivit shtatshkurtër belg, me "qelizat gri" të pagabueshme; të mis Marpëllit, plakës simpatike e beqare të pasionuar pas historive të krimit; të Parker Pajnit misterioz, njeriut që është në gjendje të zgjidhë të gjitha problemet, janë përfshirë në këtë përmbledhje me tregime të shkurtra të Agatha Christie.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vdekje në Nil, Agatha Christie

Një avullore luksoze, Karnaku, lundron nëpër Nil. Në bord, i mbledhur nga fati dhe kureshtja për peizazhin ekzotik të Piramidave në Egjipt, gjendet një grup i larmishëm udhëtarësh. Linetë Rixhuej, personazhi që bie më shumë në sy, vajza më e pasur në Angli, udhëton për muajin e mjaltit me të shoqin, Sajmon Dojlin

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000097

Botuesi: Botimet Dudaj

Tri jetët e Ana Marksit, Kristine Gren

Ana Marksi shkon me shokun e vet, Filipin, në landet e reja të ish – Gjermanisë Lindore. Kur gjatë një bisede përmendet emri i Suzanë Zavitckit, Filipi reagon krejt i pasigurtë. Pak pas kësaj, Suzana vdes. Ana përpiqet ta zbulojë me rrënjë këtë histori dhe hyn në ujëra të rrezikshme...

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Vjehrra, Sally Hepworth

E sjellshme, miqësore dhe gjithmonë bujare, Dajana gjithashtu mban distancë nga nusja e djalit, me gjithë përpjekjet e saj të vazhdueshme për t’ia fituar zemrën. Një gur themeli në shoqërinë amerikane, ndihmëse e vajzave dhe grave refugjate dhe një grua e dashuruar marrëzisht me të shoqin edhe pas disa dekadash martesë, askush nuk mund të thotë një fjalë...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Shantaram, Gregory David Roberts, vol. 1

Rrugëtimi i Linit ndërthuret me luftën, burgun, torturat, vrasjet dhe një sërë tradhtish të mistershme e të përgjakshme. Geto mes flakëve dhe hotele me pesë yje, dashuri romantike dhe vuajtje në burg, beteja mes bandash kriminale dhe filma të Bollivudit, të gjitha këto pasqyrojnë botën dhe eksperiencën njerëzore të përshkruar më së miri në këtë vepër...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000078

Botuesi: Botimet Dudaj

Vrasje makabre, Agatha Christie

Një vrasës serial gjendet i lirë dhe priret t'i kryejë vrasjet sipas rendit alfabetik. Dhe, si një kartëvizitë makabre, lë pranë trupit të çdo viktime një guidë ABC të orareve të trenave, të hapur në faqen në të cilën ndodhet emri i vendit ku është kryer vrasja.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Morava

Golemi dhe xhindi, Helene Wecker

Havaja është golem, një krijesë e bërë nga balta, e sjellë në jetë nga një rabin i mallkuar përmes librave magjikë. Kur zotëria i saj vdiq në anije gjatë lundrimit nga Polonia, ajo mbërriti e vetme në Nju Jork, më 1899.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Në duart e askujt, Gianni Palagonia

Në vitin 2007, polici Palagonia shfaqet për herë të parë si shkrimtar me romanin e tij HESHTJA, i kthyer menjëherë në Bestseller. Më pas vijnë: Në DUART E ASKUJT dhe SHQIPONJA DHE OKTAPODI. Të tre librat tregojnë në formën e romanit jetën e vërtetë të autorit.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Vejusha e Zezë, Daniel Silva

E etur për gjak... ISIS-i ka organizuar një sulm me bombë në Paris, gjë që nxit qeverinë franceze të vihet në ndjekje të personit përgjegjës, para se ai të sulmojë sërish. Gabriel Alonit nuk i mbetet veçse të infiltrojë një agjente në grupin terrorist më të rrezikshëm në botë.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Ku është Ana, Biagio Proietti, Diana Crispo

Karlo dhe Ana Ortese janë një çift i ri pa fëmijë. Ata jetojnë në një apartament modest në Romë: ai është librar dhe troket derë më derë për të shitur libra, ajo punon në një kompani ndërtimi. Ata e duan njëri tjetrin, të paktën kështu mendon Karloja, derisa një pasdite të ftohtë dhjetori Ana zhduket pa lënë asnjë gjurmë, në mënyrë misterioze.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)