Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Rruga e së keqes, Robert Galbraith
  • Rruga e se keqes, Robert Galbraith
  • Rruga e së keqes, Robert Galbraith

Rruga e së keqes, Robert Galbraith

Dituria

Një pako misterioze i dorëzohet Robin Elakotit. Vajza mbetet e tronditur kur zbulon se në pako gjendet këmba e prerë e një gruaje. Hetuesi privat Kormoran Strajk, shefi i saj, befasohet më pak, por është po aq i alarmuar. Vetëm katër njerëz, që janë pjesë e së kaluarës së tij, mund të jenë përgjegjës.

16,05 CHF
14,45 CHF Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Rruga e së keqes
Origjinali: Career of Evil
Gjinia: Roman
Autori: Robert Galbraith
Shqipëroi: Dhimitër Gjodede
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2016
Fq. 572
Pesha: 0.686 kg.
ISBN: 978-9928-217-25-7

Mbi librin

Një pako misterioze i dorëzohet Robin Elakotit. Vajza mbetet e tronditur kur zbulon se në pako gjendet këmba e prerë e një gruaje. Hetuesi privat Kormoran Strajk, shefi i saj, befasohet më pak, por është po aq i alarmuar. Vetëm katër njerëz, që janë pjesë e së kaluarës së tij, mund të jenë përgjegjës - dhe Strajku di se secili prej tyre do të ishte i zoti për këtë dhe brutalitete të tjera të parrëfyeshme.

Policia i përqendron hetimet në një të dyshuar, por Strajku është gjithnjë e më i bindur se ai është i pafajshëm: duhet ta marrë vetë çështjen në dorë, së bashku me Robinin, dhe të zhytet e gërmojë në botët e errëta dhe të panatyrshme të tre të dyshuarve të tjerë.

Por krime të reja, çnjerëzore do të kryhen dhe koha ecën shpejt... Një triller me shumë të papritura, por edhe me historinë emocionuese të një burri dhe një gruaje, që kanë mbërritur në një udhëkryq në jetën e tyre personale dhe profesionale.

Komente mbi librin

""Rruga e së keqes" është romani i tretë dhe më i mirë i serisë emocionuese me detektivin privat Kormoran Strajk... Galbraith ka shpikur një vrasës serial që do të mbahet mend gjatë. Një libër i mbushur me surpriza, të cilat luajnë me logjikën e përsosur të romanit artistik të krimit..."

Jocelyn McClurg, USA Today

"Një seri inteligjente, plot mistere të kurdisura e të lidhura fort, me të gjitha elementet më të pëlqyeshme të zhanrit triller... por me dritëhijet mahnitëse emocionuese e morale."

Annalisa Quinn, NPR

"Një nga detektivët më të veçantë dhe inteligjentë që kemi takuar vitet e fundit."

Mark Billingham

"... Një tjetër triumf... historia makabre është zbutur nga protagonistët e saj të shkëlqyer."

Kim Hubbard, People

Detajet e librit
9789928217257
9789928217257
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Vrasja në famulli, Agatha Christie

Hetimet e policisë lokale nuk zbulojnë asgjë, por zonjusha Marpëll, me mendjen e mprehtë brisk dhe intuitën e lindur, falë aftësisë për t’u vënë veshin fjalëve në fshat dhe për të hyrë thellë në shpirtrat e njerëzve, do të jetë në gjendje të zbulojë fajtorin, tek i cili askujt nuk i shkon ndër mend të dyshojë.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Syri i keq, Jason Goodwin

Ky libër i katërt i mistereve të Jason Goodwin që përfshijnë personazhin aq tipik, detektivin Jashim, e shpie lexuesin sërish në botën përrallore dhe ekzotike të Perandorisë Osmane të shekullit të 19-të.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Një apartament në Paris, Guillaume Musso

Paris, një studio artisti e fshehur në fund të një rrugice të gjelbëruar. Medlina e ka marrë me qira për të pushuar dhe për t’u izoluar. Si pasojë e një gabimi, policja e re e Londrës takohet atje me Gasparin, një shkrimtar mizantrop i ardhur nga Shtetet e Bashkuara për të shkruar në vetmi. 
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Gjuetari i heshtur, Lars Kepler

 Numri i viktimave sa vjen e rritet dhe Lina e kupton se nuk ia del dot i vetëm, ndaj kërkon ndihmën e Saga Bauerit, detektives së re të Shërbimeve sekrete. Tani, të dy së bashku janë në garë me kohën, për të zbuluar planin e ndërlikuar të vrasësit, përpara se ai të ndërmarrë hapin e fundit drejt hakmarrjes.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Në syrin e demit, Doros Antoniadis

Një thriller policor rrëmbyes, me enigma dhe lojëra matematike, atmosferë ndjellëse dhe ritëm i stuhishëm, ku e tashmja alternohet me të shkuarën, ndërsa lexuesi gjendet vazhdimisht përballë një sërë surprizash.
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Në gjendje

Referenca: K1R3P5

Botuesi: Bota Shqiptare

Vajza dhe nata, Guillaume Musso

Në një natë të akullt, ndërsa kampusi i liceut të saj është paralizuar nga një stuhi dëbore, Vinka Rokuell, nëntëmbëdhjetë vjeçe, një nga studentet më të shkëlqyera të vitit të fundit, arratiset bashkë me profesorin e saj të filozofisë, me të cilin ka një marrëdhënie të fshehtë. 
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Dituria

Kënga e Qyqes, Robert Galbraith

Kur një modele me jetë të trazuar bie nga ballkoni i hotelit në rrugën Mejfër dhe gjen vdekjen, të gjithë mendojnë se ajo ka vrarë veten. Por vëllai i saj ka dyshimet e veta, ndaj pajton një hetues privat, Kormoran Strajkun, për të shqyrtuar rrethanat.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Krimbi i mëndafshit, Robert Galbraith

Londër. Shkrimtari ekstravagant Ouen Kuini ka humbur prej disa ditësh. Nuk është hera e parë që ai zhduket befas, por kurrë nuk ka qenë larg shtëpisë kaq gjatë. E shoqja vendos të angazhojë detektivin privat Kormoran Strajk për ta gjetur Kuinin dhe ta kthejë në shtëpi.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Në gjendje