Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Skena me shkëlqim, Monika Fagerholm
  • Skena me shkëlqim, Monika Fagerholm

Skena me shkëlqim, Monika Fagerholm

Morava

I shtrirë në dy pole, në vitin 1989 dhe në vitin 2012, ky rrëfim krijon me të gjitha pjesëzat një kaleidoskop të rrezikshëm ku fantazia, loja, imagjinata fshehin çmendurinë dhe, ndonjëherë, humnerën. Me personazhe kryesore dy vajza të vogla, që ishin shfaqur kalimthi te Vajza amerikane dhe që janë bërë, në këtë libër, dy gra të rritura enigmatike, Skena me shkëlqim do ju befasojë.

800 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Skena me shkëlqim
Origjinali: Glittercenen
Gjinia: Roman
Autori: Monika Fagerholm
Shqipëroi: Jonila Spiro
Shtëpia botuese: Morava
Viti: 2012
Fq. 386
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-9928-120-62-3

Mbi librin

Nuk është domosdoshmëri të kesh lexuar Vajzën amerikane që të çmosh Skenën me shkëlqim. Më shumë se me një vazhdim, kemi të bëjmë me rrëfimin e të njëjtës histori nga një perspektivë tjetër, në një kohë tjetër dhe me personazhe të tjera kryesore. Të vetmet elemente të përbashkëta mes dy romaneve janë: vendi, ajo krahina e pagëzuar "Koin", dhe misteri qendror i vdekjes së një vajze të re, "vajzës amerikane" të famshme, e vrarë në Koin, më 1969.

Ky libër është një triller në kuptimin që identiteti i fajtorit do të zbulohet vërtet në fund, por rruga për të arritur te ky zbulim nuk ka asgjë konvencionale. I shtrirë në dy pole, në vitin 1989 dhe në vitin 2012, ky rrëfim krijon me të gjitha pjesëzat një kaleidoskop të rrezikshëm ku fantazia, loja, imagjinata fshehin çmendurinë dhe, ndonjëherë, humnerën. Me personazhe kryesore dy vajza të vogla, që ishin shfaqur kalimthi te Vajza amerikane dhe që janë bërë, në këtë libër, dy gra të rritura enigmatike, Skena me shkëlqim do ju befasojë.

Detajet e librit
Morava

Referencat specifike

isbn
9789928120623
ean13
9789928120623
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001116

Botuesi: Botimet Dudaj

Templari i fundit, Raymond Khoury

Akre, viti 1291 pas Krishtit... Ndërsa qyteti digjet dhe sulmet e furishme të njerëzve të Sulltanit mbi të nuk kanë të reshtur, anija Falcon Temple nis lundrimin duke mbartur një grup të vogël kalorësisht dhe një arkë të mistershme që u është besuar atyre nga Mjeshtri i Madh i Urdhrit. Anija zhduket pa asnjë gjurmë.
900 Lekë
More
Ka mbaruar

Çifti i përsosur, Elin Hilderbrand

Ata ishin çifti i përsosur, në prag të martesës së përsosur derisa një zbulim tronditës u tregoi se asgjë nuk është ashtu siç duket.
1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Kallocain, Karin Boye

Me idealin për një botë të qashtër, pa ligësi dhe cene, e ndërkohë edhe me dyshimet që e brejnë përbrenda për fuksionimin e një sistemi tërësor, e gjer në drithmat e një xhelozie të verbër ndaj së shoqes, Leo Kall rrëfen një rrugëtimim personal, i cili shkërmoqet përballë të vërtetës me të cilën haset dhe që është krejt e papërfytyrueshme.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Nuk duhet të fle, S. J. Watson

Kujtesa na përkufizon. Atëherë, çdo të ndodhte sikur të humbisje kujtimet e tua sa herë që fle? Emri yt, vetvetja, e kaluara jote, edhe njerëzit që do, të gjitha të harruara brenda natës. Dhe i vetmi njeri të cilit i beson, ndoshta po të tregon vetëm gjysmën e historisë. Mirë se erdhe në jetën e Kristinës.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000075

Botuesi: Botimet Dudaj

Vdekje në Nil, Agatha Christie

Qetësia e një udhëtimi përgjatë lumit Nil shprishet befas nga zbulimi i tmerrshëm se Linete Rixhuei ishte goditur me një plumb në kokë. Ishte e re, moderne dhe shumë e bukur. Një vajzë që kishte gjithçka... deri në çastin që humbi jetën.
800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Living

Vejusha e Zezë, Daniel Silva

E etur për gjak... ISIS-i ka organizuar një sulm me bombë në Paris, gjë që nxit qeverinë franceze të vihet në ndjekje të personit përgjegjës, para se ai të sulmojë sërish. Gabriel Alonit nuk i mbetet veçse të infiltrojë një agjente në grupin terrorist më të rrezikshëm në botë.
1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Shantaram, Gregory David Roberts, vol. 1

Rrugëtimi i Linit ndërthuret me luftën, burgun, torturat, vrasjet dhe një sërë tradhtish të mistershme e të përgjakshme. Geto mes flakëve dhe hotele me pesë yje, dashuri romantike dhe vuajtje në burg, beteja mes bandash kriminale dhe filma të Bollivudit, të gjitha këto pasqyrojnë botën dhe eksperiencën njerëzore të përshkruar më së miri në këtë vepër...
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2171

Botuesi: Botimet Dudaj

Dhoma e gazit, John Grisham

Njësia e sigurisë së lartë, burgu shtetëror i Misisipit: Sem Kejholli, një ish – anëtar i Ku Klus Klanit dhe racist i pandreqshëm, është dënuar me vdekje për një bombardim fatal në vitin 1976. Kejhollit nuk i ka mbetur më asnjë mundësi, përveç njërës: një avokat i ri dhe liberal nga Çikagoja që rastis të jetë nipi i tij.
1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000071

Botuesi: Botimet Dudaj

Kohë për të vrarë, John Grisham

Jeta e një vogëlusheje 10-vjeçare, shkatë-rrohet një herë e përgjithmonë nga dy të rinj të dehur e të paskrupull. Shumica e popullsisë së bardhë tmerrohet nga ky krim çnjerëzor.
1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: SARAS

Guri i Gjarprit, Jason Goodwin

Stamboll, viti 1838. Maksimilian Lëfevrë, një arkeolog francez, mbërrin në qytet i vendosur të zbulojë një thesar të humbur bizantin dhe menjëherë fillojnë të qarkullojnë thashetheme për ato që mendohet se janë motivet e tij të vërteta.
1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Mbytja, Camilla Läckberg

Ndërsa nga akulli përgjatë bregut peshkohet trupi i një miku të vjetër të Kristianit, i zhdukur në mënyrë misterioze tre muaj më parë, inspektori Patrik Hedstrom bindet që mes dy episodeve ka një lidhje dhe nis të hetojë. Ndërkohë Erika, në pritje të mundimshme të binjakëve, vendos të ndjekë një pistë krejt të sajën. Kush më mirë se ajo e njeh...
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Vajza në rrjetën e merimangës, David Lagercrantz

Një hacker-e gjeniale, që përherë ka qëndruar në hije. Një gazetar me një prirje të theksuar ndaj rrezikut. Ajo është Lizbetë Salanderi, vajza me një tatuazh dragoi. Ai është Mikael Blomkvisti, kryeredaktori së famshmes revistë investigative Millenium.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Katërqinda, Susana Fortes

Ata që e njohin Pierpaolo Masonin, piktorin e Rilindjes me shpirt e stil tronditës, janë të paktë. Ana Sotomajor është njëra prej tyre. Ajo ka ardhur në Firence për të rrëmuar e kuptuar diçka më shumë për këtë personazh të mjegullt, që e mrekullon si askush tjetër.
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2193

Botuesi: Dituria

Hipnotizuesi, Lars Kepler

Quhet Erik Maria Bark dhe ishte hipnotizuesi më i famshëm në Suedi. Por më pas gjithçka shkoi tmerrësisht keq dhe jeta e tij qëndronte një hap larg humnerës. Premtoi publikisht të mos e praktikonte më kurrë hipnozën dhe për 10 vjet e mbajti këtë premtim. Deri sot.
1 250 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2889

Botuesi: Botimet Dudaj

Princesha prej akulli, Camilla Läckberg

E kthyer në qytetin e lindjes, pas vdekjes së prindërve, shkrimtarja Erika Falk gjen një komunitet në zgrip të tragjedisë. Vdekja e shoqes së saj të fëmijërisë, Aleksës, është vetëm fillimi. Me damarët të prerë dhe trupin të ftohtë, duket sikur ajo ka vrarë veten.
1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Predikuesi, Camilla Läckberg

Në bashkësinë peshkatare të Fjelbakës jeta është e veçuar, e qetë dhe, për disa, tragjikisht e shkurtër. Kishte pasur gjithnjë dyshime për një krim të shëmtuar pas zhdukjes së dy vajzave të reja në zonë rreth njëzet vjet më parë. Tani një djalë i vogël, duke luajtur, e konfirmon këtë të vërtetë të tmerrshme.
1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Kllounët që sollën lot, Johannes Mario Simmel

Eksperimente me pasoja të rënda nga hulumtues të gjeneve me një virus të tmerrshëm... Gjuetia e egër për një armë "të lehtë", e cila do ishte në dorën e një superfuqie çelësi i zotërimit të botës... Lufta guximtare e një çifti të dashuruarish kundër keqpërdorimit pa skrupuj të shkencës në interes të pushteteve...
1 500 Lekë
More
Ka mbaruar