- I ri

Banner
Një vrasje makabër dhe disa të dyshuara. Kur bëhet fjalë për hakmarrje, edhe njerëzit e mirë janë të aftë të bëjnë gjëra të tmerrshme.
Titulli: Zjarr që digjet ngadalë
Origjinali: A Slow Fire Burning
Gjinia: Roman
Autori: Paula Hawkins
Shqipëroi: Elton Xhembulla
Shtëpia botuese: Morava
Viti: 2022
Fq. 304
Pesha: 0.343 kg
ISBN: 978-9928-314-43-7
Ky libër është në gjuhën shqipe
Mbi librin
Gjithcka filloi kur Miriam, fqinjo e tij, zbuloi trupin e pajetë të Danielit brenda varkës që ai kishte marrë me qira.E dyshuara kryesore është Lauro Kilbridi.Ajo e kishte kaluar natën para krimit në varkën e Danielit, kishte fjetur me të dhe ishte grindur me të në mëngjes herët.
E zemëruar, sepse Danieli e kishte ofenduar, Laura e kishte kafshuar në qafë. Me këmishën e njollosur nga gjaku i tij, ajo u nis për në shtëpi. Vetëm kur gjendet para derës së shtëpisë e kupton që çelësi i ka humbur, por nuk i shkon ndërmend që i ka rënë në varkën e Danielit. Çelësin e kishte marrë Miriami kur gjeti trupin Danielit sepse mendon që në këtë mënyrë po mbron Laurén.Një vrasje makabër dhe disa të dyshuara.
Kur bëhet fjalë për hakmarrje, edhe njerëzit e mirë janë të aftë të bëjnë gjëra të tmerrshme.
Vetëm një mendjehollë mund ta parashikojë fundin e librit.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: IDK
Ishte një krim që bëri bujë: në një ditë të ftohtë nëntori, një i ri musliman vrau në mes të Amsterdamit regjisorin e famshëm e kontravers Theo Van Gogh
Botuesi: Papirus
Një orator, një sociopat, një oligark, një pasunar i pacipë që merr përsipër të flasë për drejtësi shoqërore, ndihmë për të varfrit dhe bukë falas në një qytet që po transformohet brenda natës nga pasuritë e pabesueshme të akumuluara në grabitjen e vendeve të tjera.
Referenca: SKU001903
Botuesi: Te tjere
Për policinë nuk ka dyshime, bëhet fjalë për një aksident: Isaja i vogël, duke vrapuar mbi çati, kishte rënë. Por, Smilla s'mendon ashtu. E rritur në Groenlandë, ku ekzistojnë më se dhjetë fjalë të ndryshme për dëborën, ajo i kish parë gjurmët e fëmijës në dëborë dhe e dinte se ajo që kishte ndodhur s'qe aksident.
Botuesi: Living
Gabriel Aloni, restaurues veprash arti dhe agjent sekret, ndodhet në Venecia, ku policia italiane i bën një kërkesë të pazakontë. Tregtari i veprave të artit, Xhulian Isherudi, është përballur me një skenë drithëruese krimi dhe po mbahet si i dyshuar.
Botuesi: OMBRA GVG
Irma Venter e mbërthen lexuesin në këtë roman të paharrueshëm dhe magjepsës.
Botuesi: Botimet Dudaj
Sandra ka vendosur të tërhiqet në një fshat të bregut lindor: është tridhjetë vjeçe, e ka lënë punën dhe shtatzënë me një burrë që nuk e dashuron, i kalon ditët duke u përpjekur ta shtyjë vendimin se çfarë do të bëjë me jetën e saj.
Botuesi: SARAS
Ata që e njohin Pierpaolo Masonin, piktorin e Rilindjes me shpirt e stil tronditës, janë të paktë. Ana Sotomajor është njëra prej tyre. Ajo ka ardhur në Firence për të rrëmuar e kuptuar diçka më shumë për këtë personazh të mjegullt, që e mrekullon si askush tjetër.
Botuesi: Living
Nëse nuk bëhen pyetje, nuk lëndohet askush. Për pak kohë gjithçka shkoi mirë... derisa E Enjtja gjeti një copë letër me një emër...
Botuesi: SARAS
Nëse doni vërtet të merrni arratinë nga kjo botë e sotme, e ftohtë dhe e mërzitshme, ky është libri që ju çon në një tjetër botë. Aq sa është një roman letrar dhe trillim historik, aq edhe një mister. Hetimi i shpie këta detektivë mendjemprehtë, guximtarë dhe tërheqës, në Venecia, ku lexuesit fatlumë përjetojnë një periudhë të magjishme të historisë së...
Botuesi: SARAS
Stamboll, viti 1838. Maksimilian Lëfevrë, një arkeolog francez, mbërrin në qytet i vendosur të zbulojë një thesar të humbur bizantin dhe menjëherë fillojnë të qarkullojnë thashetheme për ato që mendohet se janë motivet e tij të vërteta.
Botuesi: OMBRA GVG
"Gjurmët e errëta është romani ku takojmë të dy anët e vrasjes: sadizmin dhe pasionin.
Në një krahinë të largët të Anglisë, në një fshat të veçuar ndodhin një sërë ngjarjesh të pazakonta që tërheqin vëmendjen e qeverisë; drita që shfaqen herë pas here në qiell, një makinë policie që ndahet përgjysmë në mënyrë të mistershme dhe një i ftohtë i pazakontë për stinën që mbulon fshatin.
Botuesi: SARAS
I jashtëzakonshëm... paraqet një tablo të gjallë të Stambollit të shekullit të XIX – të dhe duket sikur vetë ai (Goodwin) e shpie lexuesin nëpër qytet, ndërkohë që përshkrimet e tij mbi qytetin të ofrojnë një kënaqësi të pafund.
Botuesi: Botimet Dudaj
Luftërat nuk përfundojnë kurrë. Dhe për Herri Holin lufta sapo ka filluar. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, një grup ushtarësh të rinj norvegjezë luftuan në krah të ushtrisë gjermane në dyert e Leningradit. Janë "burrat e frontit". Beteja i bashkoi si një grusht i vetëm, por në fund të luftës, një vrasje e çuditshme dhe një dsezertim e përçanë dhe e...
Referenca: 2889
Botuesi: Botimet Dudaj
E kthyer në qytetin e lindjes, pas vdekjes së prindërve, shkrimtarja Erika Falk gjen një komunitet në zgrip të tragjedisë. Vdekja e shoqes së saj të fëmijërisë, Aleksës, është vetëm fillimi. Me damarët të prerë dhe trupin të ftohtë, duket sikur ajo ka vrarë veten.
Referenca: SKU000047
Botuesi: Botimet Dudaj
Kur makina e fuqishme e NSA-së për zbërthimin e kodeve, hasi në një kod misterioz që nuk e zbërthente dot, agjencia thirri kryekriptografen e saj, Sjuzen Fleçer, një matematiciene bukuroshe dhe brilante. Ajo çka zbuloi përcolli valë shoku nëpër korridoret e pushtetit.
Një vrasje makabër dhe disa të dyshuara. Kur bëhet fjalë për hakmarrje, edhe njerëzit e mirë janë të aftë të bëjnë gjëra të tmerrshme.