- Ka mbaruar

Banner
Pas disa vitesh punë në policinë e shtetit, ku rutina e procesverbaleve dhe e marrjes në pyetje të keqbërësve të parëndësishëm e mërziste, Maria Kallio fillon të studiojë sërish në Fakultetin e Drejtësisë. Por ngaqë i mungon aksioni, pranon një punë në polici si zëvendësuese. Gjatë kësaj kohe do t'i paraqitet rasti të kryejë hetimin e parë kriminal.
Titulli: Vrasja ime e parë
Origjinali: Ensimmainen Murhani
Gjinia: Roman
Autori: Leena Lehtolainen
Shqipëroi: Adela Morava
Shtëpia botuese: Morava
Viti: 2010
Fq. 221
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-99956-26-83-9
Pas disa vitesh punë në policinë e shtetit, ku rutina e procesverbaleve dhe e marrjes në pyetje të keqbërësve të parëndësishëm e mërziste, Maria Kallio fillon të studiojë sërish në Fakultetin e Drejtësisë. Por ngaqë i mungon aksioni, pranon një punë në polici si zëvendësuese. Gjatë kësaj kohe do t'i paraqitet rasti të kryejë hetimin e parë kriminal.
Një djalë i ri gjendet i vrarë - i mbytur dhe me kafkën të çarë - gjatë një fundjave, që kishte kaluar në vilën e prindërve së bashku me shtatë pjesëtarë të një kori. Mes tyre, njëri duhet të jetë fajtori. Po cili? Maria nis hetimin, duke i pyetur njërin pas tjetrit. Detyra e saj është e vështirë: ajo e ka njohur personalisht viktimën, si edhe disa prej të dyshuarve, kur ishte studente.
Është bashkëmoshatare me ta, çka nuk e bën fort të besueshme si hetuese. Pastaj çështja ndërlikohet edhe më tepër, kur del në shesh se të gjithë kishin arsye të forta për t'iu hakërryer viktimës: djalosh i pasur, i talentuar, i suksesshëm dhe me shumë historiçka dashurie...
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: 2193
Botuesi: Dituria
Quhet Erik Maria Bark dhe ishte hipnotizuesi më i famshëm në Suedi. Por më pas gjithçka shkoi tmerrësisht keq dhe jeta e tij qëndronte një hap larg humnerës. Premtoi publikisht të mos e praktikonte më kurrë hipnozën dhe për 10 vjet e mbajti këtë premtim. Deri sot.
Botuesi: Bota Shqiptare
Triller i vërtetë psikologjik. Sensacioni i fundit në fushën e botimeve, "Vajza e zhdukur" nga Gillian Flynn po fluturon nga raftet.
Botuesi: Morava
Në parkun publik dhe të qetë të Forshallës, në Finlandë, dikush ka mbytur një grua, ia ka nxjerrë sytë dhe i ka skalitur germën A në bark. Detektivi Lindmark merr në pyetje dhe arreston të fejuarin e viktimës, i cili e pranon vrasjen nën presion. Por pas ca kohësh, gjenden dy kufoma të tjera.
Botuesi: Morava
Në qytetin e Forshallës, komisar Lindmarku përballet sërish me një hetim delikat: Petra, një vogëlushe nëntëvjeçare, është zhdukur. Fillojnë menjëherë supozimet hetimore: Petra mund t'ia ketë mbathur ose mund ta ketë rrëmbyer një fqinj, i cili ka dosje penale.
Referenca: SKU000420
Botuesi: Botimet Dudaj
Ai që do të vrasë kolonel Prothëroin, - tha famullitari duke prerë me thikë një kofshë viçi të pjekur, do t'i bëjë një nder të madh kësaj bote!" Ishte një pohim i lëshuar pa kujdes nga një njeri i kishës.
Botuesi: Living
E sjellshme, miqësore dhe gjithmonë bujare, Dajana gjithashtu mban distancë nga nusja e djalit, me gjithë përpjekjet e saj të vazhdueshme për t’ia fituar zemrën. Një gur themeli në shoqërinë amerikane, ndihmëse e vajzave dhe grave refugjate dhe një grua e dashuruar marrëzisht me të shoqin edhe pas disa dekadash martesë, askush nuk mund të thotë një fjalë...
Botuesi: Living
Dikush është i vendosur që martesa e Leksit të mos ndodhë kurrë... dhe që një person të mos largohet gjallë nga ishulli.
Botuesi: Morava
Një zgjedhje mund të të shndërrojë ose mund të të shkatërrojë. Por çdo zgjedhje ka rrjedhimet e saj. Ndërkohë që në të gjitha grupimet lindin trazira, Tris Prajëri vazhdon përpjekjet për të shpëtuar njerëzit që do dhe veten, teksa përballet me pyetjet që e mundojnë rreth dhimbjes, faljes, identitetit e besnikërisë, politikës dhe dashurisë.
Botuesi: Botimet Dudaj
Verë 1942, Afrika e Veriut. Romeli ka rrethuar trupat britanike në një betejë që për Aleatët do të jetë shkatërruese. Gjenerali gjerman duket i pamposhtshëm.
Botuesi: IDK
Ishte një krim që bëri bujë: në një ditë të ftohtë nëntori, një i ri musliman vrau në mes të Amsterdamit regjisorin e famshëm e kontravers Theo Van Gogh
Botuesi: Toena
Deri ku mund të shkosh për të shpëtuar jetën e fëmijës tënd?
Botuesi: Botimet Dudaj
Kajl Mekavoji zotëron një mendje juridike të shquar. I pashëm dhe i dashur, ai ka një të ardhme të ndritshme. Por ka edhe një të fshehtë të errët, që mund t'ia shkatërrojë ëndrrat, karrierën, madje dhe jetën.
Botuesi: Te tjere
"Lidia ka vdekur, por këtë nuk e di ende askush." Kështu fillon ky roman i mrekullueshëm që flet për një familje aziatiko-amerikane që jetonte në një qytet të vogël të Ohajos në vitet 1970.
Botuesi: Botimet Dudaj
Qytetërimi nuk mbaron me një "bam" apo me një dridhje. Mbaron me një zile në celular. Ajo çka ndodhi pasditen e një tetori u quajt Puls, një sinjal që iu dërgua çdo celulari në gjendje pune, çka bëri që marrësi i telefonatës të kthehej.
Botuesi: SARAS
I jashtëzakonshëm... paraqet një tablo të gjallë të Stambollit të shekullit të XIX – të dhe duket sikur vetë ai (Goodwin) e shpie lexuesin nëpër qytet, ndërkohë që përshkrimet e tij mbi qytetin të ofrojnë një kënaqësi të pafund.
Botuesi: Dituria
Një triller veçanërisht tërheqës nga autorja e bestsellerit Një familje thuajse e përsosur. Për lexuesin shqiptar që e ka lexuar romanin e parë të Jane Shemilt, është e njohur figura e Tedit, kryekirurgut me famë botërore, që befas përballet me një fatkeqësi të madhe: dikush i rrëmben vajzën.
Botuesi: Argeta LMG
1. Romani: Etyd në tone të purpurta• Pjesa e parë: Nga kujtimet e doktor Xhon H. Uatsonit• Pjesa e dytë: Vendi i Shenjtorëve 2. Tregimet nga seria "Aventurat e Sherlok Holmsit"• Një skandal në Bohemi• Lidhja e flokëkuqve• Përcaktimi i identitetit• E fshehta e Luginës së Boskombit etj.
Botuesi: Botimet Dudaj
Fjelbaka po lë pas krahëve një tjetër dimër të heshtur. Në këtë qytezë dikush kërkon të tërheqë vëmendjen në këtë qendër të vogël të bregdetit. Cili do të ishte një rast më i mirë se një "reality show" me telekamera të vendosura gjithkund për të marrë vende dhe persona që do të hyjnë në shtëpitë e dhjetëra mijëra telespektatorëve?
Referenca: SKU000097
Botuesi: Botimet Dudaj
Ana Marksi shkon me shokun e vet, Filipin, në landet e reja të ish – Gjermanisë Lindore. Kur gjatë një bisede përmendet emri i Suzanë Zavitckit, Filipi reagon krejt i pasigurtë. Pak pas kësaj, Suzana vdes. Ana përpiqet ta zbulojë me rrënjë këtë histori dhe hyn në ujëra të rrezikshme...
Botuesi: Dituria
Duhet shumë art për të shkruar një histori interesante rreth misterit të vrasjes. Në pjesën më të madhe të rasteve, shkrimtarë të mëdhenj nuk ia arrijnë... por Robert Galbraith është mjeshtër. Misteri qendror i romanit “Gjak i trazuar” është i fortë dhe ndjekja e tij, ndërsa shpaloset gjatë një hetimi të zgjatur, është një nga kënaqësitë më joshëse të...
Pas disa vitesh punë në policinë e shtetit, ku rutina e procesverbaleve dhe e marrjes në pyetje të keqbërësve të parëndësishëm e mërziste, Maria Kallio fillon të studiojë sërish në Fakultetin e Drejtësisë. Por ngaqë i mungon aksioni, pranon një punë në polici si zëvendësuese. Gjatë kësaj kohe do t'i paraqitet rasti të kryejë hetimin e parë kriminal.