Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Visare shqiptare, fjale te urta, vol. 2
  • Visare shqiptare, fjale te urta, vol. 2

Visare shqiptare, fjale te urta, vol. 2

2333
Argeta LMG

Populli ynë në shekuj ka pasur shkëlqimet e veta në fushën e artit dhe të kulturës. Dëshmia më e gjallë për këtë janë edhe krijimet e ngritura prej tij në rrjedhën e shekujve deri në ditët tona, të asaj pasurie, që ne shqiptarët e thërrasim me krenari: “Visare të kombit”.

1 250 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Visare shqiptare, fjalë të urta, vëllimi i dytë
Origjinali: Visare shqiptare, fjalë të urta, vëllimi i dytë
Gjinia: Studime
Autori: Arsen Jani Mustaqi
Shtëpia botuese: Argeta LMG
Viti: 2006
Fq. 516
Pesha: 0.681 kg
ISBN: 978-99943-30-6-1

Mbi librin

Populli ynë në shekuj ka pasur shkëlqimet e veta në fushën e artit dhe të kulturës. Dëshmia më e gjallë për këtë janë edhe krijimet e ngritura prej tij në rrjedhën e shekujve deri në ditët tona, të asaj pasurie, që ne shqiptarët e thërrasim me krenari: "Visare të kombit".

Pjesë e pandarë e kësaj krijimtarie janë edhe fjalët e urta apo proverbat siç i quajmë ndryshe. Në këtë det të pafund, gjatë jetës time, më është dhënë rasti që edhe unë të ndihmoj në grumbullimin, studimin dhe botimin e këtij thesari.

Mbledhja e këtij materiali në këtë vëllim më ka detyruar të bëj një nga udhëtimet më të gjata, anë e kënd viseve shqiptare, brenda dhe jashtë kufijve shtetëror për vite e vite me radhë, për gati gjysmë shekulli, që nga vendlindja ime, Lukovë e Sarandës, e deri në Bris Mërtur të Tropojës dhe në shumë troje ku banojnë shqiptarë.

Ambientet e ngrohta familjare e shoqërore dhe kureshtja, ishin ato që më nxitën e më shtynë që vëmendjen time ta drejtoja në bisedat e ngrohta, që bëheshin sa në familje, në shoqëri, në shkollë, për të qëmtuar e bërë pronën time çdo "xhevahir" që dilte nga goja e atyre njerëzve të dhënë pas punës e të apasionuar pas dijes.

Shtysa e parë u bënë mësonjësit e shkollës fillore: Spiro Mëhilli, Myzafer Asllani, Jorgo Shameti e S. Kutra; të shkollës së mesme Th. Papapano, L. Franja, M. Bakiri e sidomos nxitja që më dha profesor Zihni Sako në Universitetin e Tiranës. Po ç'janë proverbat në vetvete?

Çfarë përfaqësojnë ato në tërësinë e krijimtarisë dhe të mendimit popullor; çfarë funksioni kanë luajtur dhe luajnë në jetën e përditshme të njerëzve dhe si ndahen ato nga frazeologjitë popullore, si dhe shumë aspekte dhe dukuri të tjera.

Në studimet e kryera më parë nga studiuesit vendas, sundon mendimi se ato "në thelbin e tyre" janë: "Gjykime e vlerësime nga më të ndryshmet të jetës materiale e shpirtërore të një populli"... Ato në tërësinë e tyre "përbëjnë një enciklopedi më vete të urtësisë e filozofisë së popullit, të mendimit, të psikologjisë së tij, të ndërgjegjes artistike e estetike" mbarë popullore.

Mbi autorin

Arsen Jani Mustaqi ka lindur më 08.10.1935 në katundin Lukovë të rrethit Sarandë. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje në vitin 1947, ndërsa atë 7-vjecare dhe të mesme i kreu në Gjirokastër pranë shkollave "29 Nëntori" e "Asim Zeneli" të po këtij qyteti në vitin arsimor 1953-54.

Në vitin 1954 filloi studimet e larta në degën Gjuhë- letërsi shqipe të Institutit të Lartë Pedagogjik Tiranë ku mbaroi pranë Universitetit të Tiranës në vitin 1958. Emërohet mësues i letërsisë në vitin 1958 në gjimnazin "Asim Zeneli" të qytetit të Gjirokastrës. Transferohet në Tiranë si bashkëpunëtor në Institutin e Folklorit. Për nje periudhe gati 12 vjeçare, krahas punëve të përditshme ka përgatitur emisionin e përjavshëm tek Radio Tirana: faqe nga krijimtaria e popullit shqiptar.

Detajet e librit
Argeta LMG
2333
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2598

Botuesi: Te tjere

Fjalurtat me te urta shqiptare, Kastriot Mahilaj

Fjalët e urta kanë kaluar në filtrin e rrjedhës së kohërave, ashtu si gurët e lumit në rrjedhën e ujërave, me ndryshimin që këta gurëz të jenë prej floriri. Dhe ekuivalenti "thesar" apo "fjalë ari" është më i pranueshmi posa që s'ka fjalë tjetër më "të çmuar" se thesari dhe ari.
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Çeta e Profetëve, Pjetër Bogdani

Vepra e Pjetër Bogdanit zë një vend të veçantë midis veprave të autorëve tanë të shekujve XVI – XVII si nga shkalla e përpunimit gjuhësor, ashtu edhe nga përmbajtja e larmishme dhe nga karakteri kryesisht origjinal i saj.
2 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Princi

Trilogjia Albanika, Vargu folklorik, ndërtimi dhe gjinitë, vol. 1, Arshi Pipa

Kjo sprovë ia detyron qenien e vet një shmangieje nga puna ime mbi De Radën. Ndërsa po rropatesha me metrikën e Milosaos, krejt papritur u ndjeva se kisha ngecur. Kushdo mund ta shohë se metri i Milosaos përgjithësisht është i njëjti me tetërrokëshin trokaik që haset në pjesën më të madhe të poezisë gojore shqipe, si në toskërisht, ashtu edhe në gegnisht.
1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Akademia e Shkencave

Studime etimologjike, vol. 7, Eqrem Çabej

Titulli: Studime etimologjike, vëllimi i shtatë (kopertinë e trashë)Origjinali: Studime etimologjike, vëllimi i shtatë (kopertinë e trashë)Gjinia: GjuhësiAutori: Eqrem ÇabejShtëpia botuese: Akademia e ShkencaveViti: 2006Fq. 434Pesha: 0.953 kgISBN: 978-99943-817-1-7
1 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2537

Botuesi: Te tjere

Kanuni i Lekë Dukagjinit

Lekë Dukagjini është një figurë historike mjaft komplekse. Madje është një figurë edhe e legjendarizuar, nëse e pranojmë këtë term, ashtu siç e kemi pranuar për Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun. Lekë Dukagjini ishte bashkëkohës i Gjergj Kastriotit. 
1 300 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000296

Botuesi: Cabej

Gjurmime filologjike, Matteo Mandala

Autori i është përmbajtur metodës së analizës (ekdotike) duke marrë në shqyrtim periudhën historike, përkatësinë siçiliane të autorëve, rrethanën përse veprat e tyre kanë mbetur të gjitha në dorëshkrim si dhe faktin që ato vepra dokumentojnë njërën prej fazave më të begata e më të dobishme të historisë së albanologjisë, atë të origjinës.
800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2291

Botuesi: Botimet Dudaj

Klasifikimi i prozes popullore shqiptare, Agron Xhagolli

Prof. As. Dr. Agron Xhagolli (1949) ka kryer studimet e larta në degën Gjuhë – Letërsi shqipe të Fakultetit të Historisë e Filologjisë në Universitetin e Tiranes. Që nga viti 1975 është punonjës shkencor në Institutin e Folklorit, sot Instituti i Kulturës Popullore. Interesat e tij shkencore kanë qenë dhe janë drejtuar në lloje të ndryshme të folklorit...
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001644

Botuesi: Te tjere

Barleti apo Becikemi, nje peshtjellim ne shkencen shqiptare

Në tetor 2010, në Tiranë, doli në qarkullim vepra: Barleti apo Becikemi - Një pështjellim në shkencën shqiptare, hartuar nga studiuesi Ilia S. Karanxha, i cili jeton e punon në Firence të Italisë. Pas një pune shumëvjeçare nëpër bibliotekat e atij qyteti, ky studiues ka hartuar pesë vepra me vlera të rëndësishme për jetën dhe
2 000 Lekë
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2289

Botuesi: Argeta LMG

Mitologji ne Eposin e Kreshnikeve, Shaban Sinani

Eposi shqiptar i veriut, ose cikli i kreshnikëve, erdhi në vëmendjen e studiuesve para një shekulli. Ai u shfaq pikërisht në përmbyllje të epokës së Rilindjes Kombëtare, që me të drejtë është quajtur shekulli i "kultit të epopesë".
700 Lekë
More
Ka mbaruar