Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Denimi i dyte i Havzi Neles, Petrit Palushi
  • Denimi i dyte i Havzi Neles, Petrit Palushi

Dënimi i dytë i Havzi Nelës, Petrit Palushi

OMBRA GVG

Përsa i përket standardit të jetesës, unë them se standard të mirë jetese kanë popujt si Amerika, Gjermania, Suedia, Franca e të tjera. Këtë e them se njerëzit atje janë në gjendje të blejnë sende me vlerë të madhe si televizor, automobila e sende të tjera e bëjnë një jetë më te vërtetë luksoze e shëtisin nëpër vendet e tjera të botës.

6,42 CHF
5,78 CHF Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dënimi i dytë i Havzi Nelës ose njëri prej 5 dënimeve
Gjinia: Histori
Autori: Petrit Palushi
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2017
Fq. 104
Pesha: 0.185 kg.
ISBN: 978-9928-06-197-3

Fragmente nga libri

Edhe pas daljes nga burgu, Havzi Nelës s'iu shua besimi se në një kohë t'afërt Shqipëria do të futej në Bashkimin Europian dhe me një besim të zjarrtë se ai organizëm do bënte ç'ish e mundshme që Shqipëria të shkëputej prej regjimit të tiranisë.

Sipas një dëshmie, në dhjetor të 1986 ai thoshte: "Sa për Enver Hoxhën, balta e zezë shumë shpejt ka me iu mbulue emnin. Edhe në rast se ia përmendë kush, ka me ia përmendë me përbuzje. Punët janë për mirë. Ky regjim do të përmbyset fort shpejt.

Krejtkrejt, po e ka rrëzue për tokë ekonomija e dobët. Nji skamje me të trishtue. Shumë ma keq se para vitit '67 kur kam hy në burg. Do të hyjmë shpejt në Bashkimin Europian. S'do ketë ma kufij, por do jenë vetëm formalë. Edhe në Kosovë kemi me hy shpejt lirisht."

***

Përsa i përket standardit të jetesës, unë them se standard të mirë jetese kanë popujt si Amerika, Gjermania, Suedia, Franca e të tjera. Këtë e them se njerëzit atje janë në gjendje të blejnë sende me vlerë të madhe si televizor, automobila e sende të tjera e bëjnë një jetë më te vërtetë luksoze e shëtisin nëpër vendet e tjera të botës.

Po kështu, them se njerëzit në këto vende kanë liri të plotë, se atje edhe sikur të bëjnë demonstrata e kërkesa me karakter politik, ekonomik nuk i dënon njeri, ndërsa këtu është ndryshe. Gjithashtu atje njerëzit janë të lirë të shkojnë nga një vend në tjetrin pa ndonjë kufizim...

***

Në ditën e arrestimit: "Gjatë kontrollit që iu banë teshave dhe sendeve personale të riarrestuar Havzi Nela iu gjetën këto materiale: një copë letër e shkruajtur me laps plumbi, e pregatitun për familjen që do t'i vinte në takim."

Dy bujtësit e çuditshëm në qytezën e Rrëshenit në verë të 1975 – s, do vazhdonin udhëtimin në jetën e vrazhdë, por me qëndresën e kryenaltësinë e tyre epike.

"Musine Kokalari dhe Havzi Nela ishin shtylla të dukshme moralit", më thoshte Prof. R. Sokoli në dhjetor të 1997 – s. "Musine Kokalarin e kam njoftë personalisht. Nuk e di se ku e gjente atë forcë t'epërme. Ndërsa Havzi Nelën e njofta përmes shkrimeve mbi jetën e tij dhe të poezive."

Detajet e librit
9789928061973
9789928061973
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2328

Botuesi: OMSCA-1

Stina e armëve, Petro Marko

Lindi ne fshatin Dhërmi të Bregut. U rrit nga gjyshja Mama Mille. I ati ishte pasuruar nepërmjet tregtisë së qitros. Por e la të vogël sepse u sëmur gjatë internimit në ishujt e Tirrenit nga italianët. Që kur ishte nxënës i shkollës tregtare në Vlorë, që e nisi më 1924 dhe e kreu në vitin 1932, filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra.
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Faqja e fundit, Gazmend M. Kapllani

Në shtëpinë atërore, rrethuar nga orendi që i duken si fantazma të heshtura, Melsi nis të rrëmojë në kujtimet e fëmijërisë. Papritur, mes tyre ai gjen një fetore shënimesh, që e çon në një zbulim tronditës për të atin dhe familjen e tij.
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Në gjendje

Epope intime, Enit Karafili Steiner

E kush nuk ka thurur plane të panumërta për të lënë pas Shqipërinë njëherë e përgjithmonë e për të ndërtuar një jetë të re diku tjetër? Marla dhe Marini, ende në prag të jetës, kushërinj të lidhur në mënyrë “mëkatare” me njëri-tjetrin, largohen nga Shqipëria e 1995-ës.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Gurët e vetmisë, Tom Kuka

Kjo është një përrallë nga e kaluara, me djem gjaknxhehtë e vajza lozonjare, me valle ndjellëse e shtjella kumtesh, që nxijnë lulet e lotojnë gjak. Këtu nuk ka prijës të shquar e fjalëmëdhenj, por ka vetëm njerëz shpirtmirë: qeflinj, sedërlinj e besëplotë, që ngulmojnë për paqe.
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Gjaku i Dallëndyshes, Zija Çela

Në fund të viteve tetëdhjetë dhe në fillim të viteve nëntëdhjetë, kur shumica e shkrimtarëve shqiptarë përfshihen nga dilemat e kthesës së madhe, Zija Çelën e gjejmë ta ketë shpallur tashmë programin e tij letrar. Atë nuk e huton tranzicioni i rrëmujshëm. I çliruar nga shtrëngesat e realizmit socialist, ai do të realizojë ciklin e parë të romaneve të...
19,26 CHF 21,40 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

E katërta, Balil Gjini

Shenja e hatasë që do të pllakoste qytetin tonë ishte dhënë qysh më parë, ishte dhënë qysh kur një tufë korbash i lanë sprethet e shkëmbinjve e të honeve dhe filluan të vejevinin mbi akrepat e sahatit të qytetit tonë, duke kruar sqepat në ta, duke u cpërfëndur gjithë sevda zie me njëri – tjetrin dhe, ç'është më e keqja, duke i ngarkuar ata me glasa të...
5,78 CHF 6,42 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Ora e ligë, Tom Kuka

Një fshat i tërë që përgjon dalldinë e Sali Kamatit, mallkohet nga Ora e ligë, saqë të gjithëve u bie leskra. Me një gjuhë kuteliane, ku përzihen atmosfera epike dhe ajo lirike, vdekja dhe dashuria, paragjykimi dhe liria, idhnimi dhe ngrohtësia, magjia dhe mallkimet, sutat dhe figura mitologjike...
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Rrëfimet e një gruaje bionde, Margarita Stoja

Loreta u befasua nga ky deklarim. Do të kishte dashur të ishte një zë i tjetërkujt, i largët, që s'kish të bënte me dashurinë e tyre; do të donte të kish qenë një vegim. Nuk guxonte ta shikonte në sy, por bënte sikur po drejtonte batanijen që kish rrëshqitur nga krevati.
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Në gjendje

Sarah, Alfred Peza

Alfred Peza, prej 23 vjetësh është prezent me publicistikën e tij si gazetar, redaktor, kryeredaktor, drejtor i gazetave, revistave dhe televizioneve, analist dhe drejtues emisionesh të debatit politik. Fitues i shumë çmimeve kombëtare të gazetarisë dhe vlerësimeve ndërkombëtare. Autor i librit ‘’Ditari I 23 qershorit’’ (2013) është edhe në përfundim të...
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Sodoma, Rami U. Sabriu

Ç'është kjo frikë nga të bërit pis të duarve, Gjergj?! Ç'është kjo frikë nga brejtja e ndërgjegjes?! Nuk e sheh se duart tona vijnë era gjak e gishtërinjtë tonë era paudhësi?! Nuk e sheh që mashtrimi e rrena kanë zënë rrënjë në gjuhët tona e veshët tanë janë shurdhuar nga çdo lloj zëri brenda e jashtë nesh?!
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000134

Botuesi: Onufri

Porfida, ballo ne Versailles, Mira Meksi

Në vigjilje të fundmijëvjeçarit që lamë pas, Shqipëria totalitare, e kruspullosur në vetvete, i përngjan një çmendine; ndërkohë që çmendina e vërtetë, e cila mban të ngujuar elementët më të rrezikshëm për ideologjinë sunduese, shndërrohet në paradhomën që përgatit rininë për botën e lirë nëpërmjet një balloje dhe në vazhdën e një parfumi.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe