• Banner

E premte pasdite, Brunilda Zllami
  • E premte pasdite, Brunilda Zllami
  • E premte pasdite, Brunilda Zllami

E premte pasdite, Brunilda Zllami

Këtë herë shkrimtarja Brunilda Zllami, ka qëlluar në shenjë të plagëve që e mundojne shoqërinë tonë. Në një mjedis tejet shqiptar, personazhet të kujtojnë diçka të parë e të dëgjuar rreth teje, sillen e përsillen në një përshtjellim ndjenjash që të mbërthejnë.

138,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: E premte pasdite
Origjinali: E premte pasdite
Gjinia: Roman
Autori: Brunilda Zllami
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2016
Fq. 480
Pesha: 0.471 kg.
ISBN: 978-99943-0-449-3

Mbi librin

Këtë herë shkrimtarja Brunilda Zllami, ka qëlluar në shenjë të plagëve që e mundojne shoqërinë tonë. Në një mjedis tejet shqiptar, personazhet të kujtojnë diçka të parë e të dëgjuar rreth teje, sillen e përsillen në një përshtjellim ndjenjash që të mbërthejnë.

Në pak çaste përjeton dashurinë, dhimbjen, grykësinë, dëshpërimin, humbjen. I ndien tek trazohesh mes rreshtave të librit, i ndien si dallgë që të trondisin dhe rimodelojnë ndjesinë e perceptimeve e emocioneve.

Linjat e romanit kanë prekur thuajse çdo mjedis, familjar, shoqëror, politik, mediatik. Personazhe në kërkim të lumturisë dhe kuptimit që ajo mbart, njerëz që kanë humbur busullën e vlerave njerëzore, që gjenden para dilemash të mëdha e zgjedhjeve të vështira të cilat më pas i përkufizojnë e tjetërsojnë.

"E premte pasdite" është një roman ku personazhet jetojnë e përpiqen ashtu si në jetën reale t'iu kthejë përgjigje disa pyetjeve munduese në lidhje me pozicionin e tyre në shoqëri e familje, në lidhje me besimin e vlerat që të gjithë ndajmë pavarësisht formës në të cilën i perceptojmë, në lidhje ambicien, kompromisin e humbjen e vetvetes, po ashtu me pastërtinë, ndershmërinë dhe gjetjen e asaj që dikur kemi ëndërruar dhe me kalimin e viteve e kemi harruar.

Ashtu si në jetën reale, shumë pyetje mbeten pa përgjigje, shumë të tjera janë ndryshe nga ato që gjejnë personazhet, sepse gjithsecili në rrugëtimin në faqet e këtij libri mund të njohë një pjesë të vetes së tij të parë në optikën e jetëve që rrjedhin aty, por edhe të ndryshuar sipas asaj që përjeton.

E premtja pasdite janë ato orët që gjithsecili do donte t'i kishte. Ato çaste kur mund të kthehesh edhe një herë fëmijë, të takosh njerëzit që ke humbur, të ndryshosh të shkuarën e të gjesh shpresën për të ardhmen. Janë ato orë ku mund të takohesh me veten e patjetërsuar nga koha, të bisedosh me të, të dëgjosh tingujt e zemrës që ke harruar se rreh brenda vetes e të ndiesh për pak momente se je në botën tënde ideale, aty ku realiteti mund të ndryshohet, aty ku gjithçka është e mundur.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994304493
ean13
9789994304493
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000022

Botuesi: Botimet Dudaj

Dashuri apo urrejtje, Brunilda Zllami

Enea nuk dinte më ç'të mendonte, madje i dukej se nuk e ndjente më veten atu. Ishte mes dy kohëve, duke u endur herë tek njëra dhe herë tek tjetra, por tani e ndjente se duhet të zgjidhte të tashmen. E shkuara ishte tepër larg për t'u rikthyer.

Çmimi 86,25 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000024

Botuesi: Botimet Dudaj

Dikur ishim bashkë, Brunilda Zllami

Brunilda Zllami, me këtë libër, dëshmon edhe një herë aftësinë e saj krijuese, duke na sjellë tema të ndjeshme për cilindo nga ne dhe që e kanë burimin tek realiteti shqiptar. Është kjo njëra nga arsyet pse librat e saj janë bërë aq të dashur për një numër të madh lexuesish. 

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000027

Botuesi: Botimet Dudaj

Ëndrra e papërfunduar e një gruaje, Brunilda Zllami

Një temë thekëse siç është prostitucioni përshkon dhimbshëm faqet e këtij romani të shkrimtares Brunilda Zllami, e cila ka ditur gjithnjë të godasë në shenjë në qëmtimin e realiteteve prekëse tipike shqiptare dhe njerëzish të zakonshëm. Dashuria, kompromisi dhe intriga janë linjat ku përqëndrohet libri dhe si gjithmonë fundi të le pa gojë...

Çmimi 97,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000038

Botuesi: Botimet Dudaj

Një tjetër, Brunilda Zllami

Në këtë roman trajtohet jeta e njerëzve të lodhur nga përditshmëria. Personazhi kryesor, Mikeli, një gazetar deri diku idealist dhe i ndershëm, gjendet përpara shumë vështirësive në jetën profesionale dhe atë vetjake.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000042

Botuesi: Botimet Dudaj

Rruga e trëndafilave, Brunilda Zllami

Si engjëll! Kështu ishte ajo kur flinte. Kurora e artë e flokëve i binte mbi jastëk, si rreze drite që i jepnin më shumë bukuri këtij mëngjesi pranvere. Duart i mbante të mbledhura grusht afër buzëve që dukeshin si gonxhe, që drita ende nuk i kishte puthur për të çelur.

Çmimi 103,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000410

Botuesi: Botimet Dudaj

Lindur femër, Brunilda Zllami

Ja dhe një sprovë e re kaluar suksesshëm nga shkrimtarja e mirënjohur Brunilda Zllami... Këtë radhë ajo do ta befasojë lexuesin e saj me zhanrin në të cilin po shkruan. Një roman i verdhë? Jo vetëm kaq...

Çmimi 97,75 SEK
More
Ne gjendjen

Referenca: SKU001305

Botuesi: Botimet Dudaj

Në shpirtin tim bën ftohtë, Brunilda Zllami

Një trishtim i madh ndihet brenda faqeve të këtij libri. Trishtim që buron nga jetë të paplotësuara, ëndrra të copëtuara, rini të këputur...Dhe nëse mund të ceket një ekuilibër i cekët? – kjo është një nga pyetjet që parashtron për zgjidhje shkrimtarja Brunilda Zllami.

Çmimi 103,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2108

Botuesi: Botimet Dudaj

Ti je e nesërmja, Brunilda Zllami

"Ti je e nesërmja" është një libër për miqësinë, dashurinë, iluzionet dhe shpresën. Një libër për rrugëtimin e jetëve që përsosen pikërisht nga vështirësitë, sfidat, rrëzimet e ngritjet. Është përpjekja për të ruajtur atë që është vetvetja, për të mos u deformuar në shpirt nga rrebeshet me të cilat përballesh.

Çmimi 103,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Nuk jam engjëll, Brunilda Zllami

Jetë grash të zakonshme, nga ato që hasim çdo ditë. Në karrierë apo shtëpiake, në metropol apo në zona rurale, të pavarura apo të dërrmuara nga pesha e zakoneve mesjetare, ato janë në kërkim të lumturisë, të asaj lumturie që ka formën e vet tejet personale.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Lakmia, Brunilda Zllami

Linja paralele realitetesh tipike shqiptare. Mbase është kjo një nga arsyet pse kjo autore, jo më e re, ka rrëmbyer zemrat e lexuesve që e ndjekin rregullisht. Lakmia e pangopur, korrupsioni, mashtrimi janë disa nga fenomenet që shpërfaqen brenda këtij libri.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Labirintet e Medeas, Brunilda Zllami

Ajo ecte, kurse ai i ndiqte hapat e saj si një lugat i tërhequr pas vitalitetit të atyre që kanë shpirt. E kishte ndjekur gjersa ajo ishte ndarë nga shoqja e saj. Pastaj, i nxitur nga një epsh kafshëror, nuk dinte se ç'kishte bërë. E kishte kapur nga pas dhe ia kishte zënë gojën me forcë. Flokët e saj të dendur e pengonin, sikur donin ta mbronin zonjën e...

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Matilda, Brunilda Zllami

Matildës i rrëshqiti një lot që la një pullë të madhe në jastëk. E ëma nuk dinte si sillej ai me të. Si e lidhte me rripin e pantallonave, pastaj e rrihte. Në fund i thoshte të mos fliste, se përndryshe do e çonte në burg bashkë me të ëmën.

Çmimi 138,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Prognozë e rezervuar, Ornela Agastra Mulla

 Pasioni i saj është letërsia dhe muzika. Pas vëllimit të parë me poezi “Malli nuk ka gjumë”, ajo vjen kësaj here, për lexuesin shqiptar, me një roman. Autorja shpreson që gjithësecili të gjejë në rreshtat e tij, një copëz nga vetja...

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Aromat e vjeshtës, Grigor Banushi

Në qendër të tij është figura e një gazetari e shkrimtari, i cili shpesh ndodhet në situata të vështira e të gabuara, dhe rrezikon të bëhet pré e intrigave, thashethemeve dhe qëllimeve dashakeqe të njerëzve të ulët e cmirëzinj. Një vend të rëndësishëm në këtë roman zë dashuria dhe heroi përveç shumë udhëkryqeve e dilemave e sheh veten edhe midis dy...

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2518

Botuesi: Toena

Ëndrra e Damokleut, Fatos Kongoli

"Ëndrra e Damokleut", një ritregim bashkëkohor, në variantin shqiptar, i historisë së përjetshme të Romeos dhe Zhuljetës. Në sfond, ngjarjet tragjike të marsit 1997, vitit të çmendurisë kolektive të shqiptarëve. Ergysi dhe Linda, njëri student në degën e letërsisë, tjetra studente për pikturë në Akademinë e Arteve, paguajnë haraçin e rëndë të kësaj...

Çmimi 69,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fishta

Secili çmendet simbas mënyrës së vet, vol. 3, Stefan Çapaliku

Është historia jonë, që ne e njohim, por për ta njohur edhe brezat, që duhen vëllime të tjera, për të treguar një çmenduri kolektive, ku secili çmendet sipas mënyrës së vet, rrëfen autori Çapaliku. Me mesazhin që përcjell romani: gjithsecili ka të drejtë me diftu, fati jonë ka qenë me asistu në atë moment kyç për fatin e shqiptarëve, që shpresonin...

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Vera pa kthim, Besnik Mustafaj

Kjo poemë për dashurinë e munguar është pikërisht malli i pashuar, harmonjës, i femrës ndaj mashkullit, i gruas ndaj burrit, i barkut që kërkon frytin e shumëdëshiruar prej një burri, të Vetmit dhe të Askujt tjetër. Vetëm dashuritë e mëdha janë të pazëvendësueshme

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Kutia e Agatha Christie-t, Mira Meksi

Agatha Christie, shkrimtarja britanike e romaneve policore, e mbiquajtur mbretëresha e krimit zhduket nga shtëpia e saj në afërsi të Londrës, për 11 ditë me radhë në vitin 1926. Në misterin e kësaj zhdukjeje, në perspektivën e shkrimit të veprës së saj më të madhe “Vrasje në Ekspresin e Orientit”, gjendet çelësi i zbërthimit të tragjedisë së dy dashnorëve.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001222

Botuesi: OMBRA GVG

Letra e Sonjës, Dhimitër Xhuvani

Në një kuptim, romani i Dhimitër Xhuvanit "Letra e Sonjës" është kronikë e dhimbjes njerëzore, mjerimit dhe e halleve të përditshme. Me aftësinë vëzhguese të mjeshtrit, ai hedh në faqet e librit tablo surrealiste ekzistenciale dhe vizaton, kryesisht në grafikë, karaktere që i sheh përditë në dyqanin e ushqimeve, në ceremonialin e varrezave, në pallatin e...

Çmimi 69,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Nata, Preç Zogaj

I plagosur në shpirt nga divorci dhe i mbetur vetëm, Natani gjen strehë vetëm te puna. Deri kur, në jetën e tij shfaqet Garet Gudrishi, që ka një talent të veçantë: i dallon njerëzit që janë duke vdekur. Për Natanin, ka ardhur koha të kuptojë pse u rikthye në jetë.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Pusi, Kim Mehmeti

Kurrë nuk e mora vesh nëse lulet u vyshkën për shkak të sëmundjes së nënës apo nëna u sëmur për shkak të vyshkjevs së luleve, por një javë përpara së të shpërnguleshin te shtëpia e re pranë lumit nëna ra në shtrat, ndërkaq lulet u vyshkën sikur t'i kishte djegur bryma.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000650

Botuesi: Onufri

Breznitë e Hankonatëve, Ismail Kadare

Kur u botua për herë të parë "Breznitë e Hankonatëve" në vitin 1977, bënte pjesë në një përmbledhje me tregime e novela nën titullin e përbashkët "Emblema e dikurshme", që numëronte shtatëmbëdhjetë shkrime. Njëri prej tyre, në trajtë reportazhi, që synonte të jepte "historinë a kronikën e një uzine", e quante këtë një punë tepër të vështirë, po të...

Çmimi 57,50 SEK
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)