Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Dopio gjashta, Darien Levani
  • Dopio gjashta, Darien Levani

Dopio gjashta, Darien Levani

Pegi

Bardhyl Nini, një ish-polic dhe tashmë detektiv privat gjendet rastësisht i ngatërruar në një histori të rrezikshme korrupsioni. Ai gjendet mes dy zjarresh në kuptimin e vërtetë të fjalës: një grup brenda Policisë së Shtetit i ngarkuar me kapjen e kriminelëve të kërkuar nga Interpoli, por nga ku është zhdukur çdo lloj skrupulli dhe ndershmërie dhe një grup të interesuar për vendosjen e drejtësisë.

7,49 CHF
6,74 CHF Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dopio gjashta
Origjinali: Dopio gjashta
Gjinia: Roman
Autori: Darien Levani
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2015
Fq. 210
Pesha: 0.259 kg.
ISBN: 978-9928-200-20-4

Mbi librin

Në Shqipëri, e Keqja, me germë të madhe, ka fytyrën e një polici të korruptuar, të një vrasësi të paskrupullt, të një krimineli të vetëkënaqur. Ajo na shfaqet përditë në televizion, në gazeta e në rrugë.

Po e Mira ku është? Ajo merr trajtën e njerëzve të thjeshtë, të stërmunduar e të zhgënjyer, por aspak të kulluar; edhe ata plot me dredhira e prapësi, megjithatë e dinë gjithmonë ndryshimin midis të Mirës dhe të Keqes.

Ata e tregojnë nga larg, me gisht, kufirin midis tyre dhe të tjerëve. Midis atyre që jetojnë duke shtënë plumba e duke marrë jetë dhe këtyre që mbijetojnë, të ngarkuar me hallet e përditshme, nëpër kafenetë e qytetit. Kjo është e Mira shqiptare. Sikur vetëm të dilte nga kllapia e kafeneve.

Bardhyl Nini, një ish-polic dhe tashmë detektiv privat gjendet rastësisht i ngatërruar në një histori të rrezikshme korrupsioni. Ai gjendet mes dy zjarresh, në kuptimin e vërtetë të fjalës: një grup brenda Policisë së Shtetit, i ngarkuar me kapjen e kriminelëve të kërkuar nga Interpoli, por nga ku është zhdukur çdo lloj skrupulli dhe ndershmërie, dhe një grup të interesuar për vendosjen e drejtësisë, por jo duke përdorur ligjin.

Të gjithë kërkojnë diçka: një dosje të fshehtë, në të cilën një burrë i ndershëm, Jorgo Nushi, ndryshe ngagjithë kasta shoqërore së cilës i përket, ka mbledhur me durim të dhënat që tregojnë qartazi korruptimin, zvetënimin e krerëve më të lartë të shtetit dhe lidhjet e shumëfishta mes policisë dhe kriminelëve.

Në gjithë këtë tollovi, ku nuk mungojnë kërcitjet dhe shkëmbimet e plumbave në mes të Tiranës, Bardhyli, një tip në dukje indiferent dhe apatik, që parapëlqen ta kalojë kohën mes konjakut, lojës së dominosë dhe batutave të humorit, do të përpiqet të vërë në vend drejtësinë. Sipas mënyrës së tij, duke ia lënë kundërshtarit dopio gjashtën në dorë.

Fragment nga libri

Më besoni që ka heronj edhe në Shqipëri. Ju as i njihni emrat e tyre, as keni për t'i njohur kurrë. Askush s'ua di emrat e as fytyrat, askush s'i njeh kur ecin në rrugë. Punojnë ne zyra të vogla, humbur nëpër ministri, durojnë padrejtësitë ditë për ditë e natë për natë mendojnë se si mund t'i luftojnë ato padrejtësi.

Nuk i dalloni dot nga të tjerët, zoti Nini, nga kolegët e tyre që punojnë në të njëjtat zyra e pinë kafe në të njëjtin vend. Nëse ky vend do të shpëtojë, e kam shumë dyshime, do të shpëtojë nga njerëz të tillë, nga nëpunës të vegjël që nuk presin as duartrokitje e as shpërblime...

Mbi autorin

Darien Levani (1982) është shkrimtar, kritik muzikor dhe gazetar shqiptar që jeton në Itali. Bashkëpunëtor i "Albania News", "Nazione Indiana", "Prospettive", "Cittá Metticcia", "Gazeta" dhe "Shqiptari i Italisë", Darieni është edhe themelues i blogut kolektiv "Tirana Calling".

Ai ka debutuar në Itali me romanin "Solo mandata, grazie" (2010). "Il famoso Magico Qukapik", romani i tij i dytë, u botua në vitin 2011, gjithmonë në Itali. Darkeni ka fituar çmime të ndryshme letrare, midis të cilave çmimin "Scrivere Altrove".

Detajet e librit
9789928200204
9789928200204
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Buzuku

Stina e stinëve, Kasëm Trebeshina

Duke tematizuar pa kurrfarë kufizimi çdo gjë dhe çdo problem me një qëndrim autentik e autonom, që shpërthen herë në një kritikë sublime e herë në një ironi olimpike, autori edhe në punë të procedimit e të strukturimit të fjalës artistike i shkel të gjitha normat, skemat e tabutë e estetikës dhe të etikës zyrtare.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000590

Botuesi: Albin

Memedhembje, Shkelqim Cela

Nuk ka rëndësi se kush është. Nuk ka rëndësi se nga vjen. Me sa duket rëndësia e fundit mbetet në atë çfarë i jep dritë dora në fund- faqeve të bardha. Dhe, Spiro Dede, botuesi i "Albin", kur ka vendosur që të botojë librin e parë të publicistit me titull "Mëmëdhembje", nuk ka hezituar.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Kolerë në kohë të dashurisë, Namik Dokle

Njerëzor në dhimbje dhe pjesë e dhimbjes në greminën e tjetrit,një peizazh shpirti n ë një botë koleriane,ku gjithcka është  e turbullt, mendja, qëndresa,rendja, poezia, e fshehta,dashuria e  përgjysmuar, poetët, fati i njeriut dhe malli... Është nga romanet më  të  mira të letersisë  sonë dhe, pa dyshim, ndër më tronditëset.
10,59 CHF 11,77 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Neraida

Ditar i shkurtër kufijsh, Gazmend M. Kapllani

Unë i shoh ata me përvëlim, me padurim që të kaloj në anën tjetër, kurse ata më vështrojnë thuajse gjithmonë me armiqësi ose me përçmim. Unë mundohem t’i marr me të mirë, t’i bind se nuk rrezikojnë prej meje, por ata sajojnë gjithmonë ndonjë pretekst për të më përzënë ose për t’iu shmangur një marrëdhënieje të barabartë me mua.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Vendi diku midis, Enkelejd Lamaj

Nën magjinë e tyre Sidriti dhe Ana e gjejnë veten në një aventurë urbane, mes fëmijësh të humbur, aksidentesh të dyshimta e fantazmash të një shoqërie të trembur, kriminele e të korruptuar…
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

E zeza dhe e kuqja, Mehmet Kraja

Mehmet Kraja, tani si një ndër mjeshtërit e shquar të krijimtarisë narrative – zhanrit romanor, me lehtësi ia nënshtron poetikës së vet gjithë laramaninë proceduese narrative, tërë ngarkesën historike, përçudnimin kohor, perspektivat përshkruese, pra, tërë korpusin stilor tregimtar që, sipas parimit poetik, i bluan natyrshëm në mullirin e vet, duke...
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fishta

Një prani në ikje, Durim Taçi

Libri është pjellë e një eksperiencë kurrë të ndodhur më parë, siç qe goditja që njerëzimi mbarë mori nga pandemia e Covid-19, parë nga qendra më problematike dhe vdekjeprurëse, siç qe Bergamo e pranverës së këtij viti. I ndodhur pikërisht atje, autor na e përshkruan situatën me një aftësi të mrekullueshme shtëgtimi nga jashtë Brenda dhe nga Brenda...
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pegi

Dymbëdhjetë, Arben Çejku

Romani "Dymbëdhjetë" sjell te lexuesi një histori të cilën secilit prej nesh i duket se mund ta "prekë" vetëm me një zgjatje dore, por që njëherësh e ka të pamundur ta besojë. E vërteta është që njerëz të ndryshëm ndërveprojnë në këtë histori nëpërmjet "komunikimit" që kanë bërë me personazhin kryesor, Lek Drini në "Facebook".
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Poetët bëjnë dashuri ndryshe, Darien Levani

Me një stil krejt të ri e të palexuar në letërsinë shqiptare, vjen një libër mbi ëndrrat, dëshirat, dhuntitë dhe dëshpërimin e shqiptarëve të sapopjekur. Martin Ibrahimi, apo Marti siç e thërrasin miqtë, diplomuar në letërsi në Universitetin e Tiranës dhe shitës në një librari gjithmonë bosh, është lideri i grupit rock "Lufta e Ftohtë".
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Ne gjendje