Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Nje kafe... në rere te nxehte, Lena Manda
  • Nje kafe... në rere te nxehte, Lena Manda

Një kafe... në rërë të nxehtë, Lena Manda

Toena

Ishte tridhjetë e pesë vjeçe. E martuar. Nënë e një vajze të mrekullueshme. E hijshme dhe në gjendje të mirë ekonomike. Ai ishte dyzet vjeç. I pashëm. Familjar i mirë. Bashkëshort besnik. Nuk i harronte kurrë datat e përvjetorëve apo ditëlindjeve. Ndoshta sepse dinte të organizonte më së miri kalendarin apo sepse kishte një sekretare tejet të kujdesshme.

115,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Një kafe... në rërë të nxehtë
Gjinia: Roman
Autori: Lena Manda
Shqipëroi: Albina Pulla
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2015
Fq. 400
Pesha: 0.501 kg.
ISBN: 978-9928- 4277-0-0

Mbi librin

Kur reshti së qeni e lumtur? Nuk i kujtohej.
Kur filloi të ndihej fatkeqe?
A ishte me të vërtetë fatkeqe?

Ishte tridhjetë e pesë vjeçe. E martuar. Nënë e një vajze të mrekullueshme. E hijshme dhe në gjendje të mirë ekonomike. Ai ishte dyzet vjeç. I pashëm. Familjar i mirë. Bashkëshort besnik. Nuk i harronte kurrë datat e përvjetorëve apo ditëlindjeve. Ndoshta sepse dinte të organizonte më së miri kalendarin apo sepse kishte një sekretare tejet të kujdesshme.

Organizim dhe rregull. Çelësat e jetës së tyre. A mund të jenë vallë arsye të forta që e çojnë një martesë drejt divorcit, vetëm mungesa e së qeshurës dhe rutina e përditshme?! Dhe, ç'do të ndodhë kur e qeshura të hyjë në jetën e saj, pikërisht nga ajo e shtëpisë fqinje?

Ç'do të ndodhë kur do t'i duhet të vendosë për të zgjedhur midis mënyrës moskokëçarëse të të jetuarit të çastit, pa e vrarë mendjen se ç'do të sjellë e nesërmja dhe mënyrës së programuar të të jetuarit? Ç'do të ndodhë kur do t'i duhet të vendosë për të zgjedhur midis një dashurie plot pasion e plot sfida dhe një dashurie më të hershme që duket sikur nuk ka asgjë për t'i ofruar?...

Fragment nga libri

U panë sy më sy dhe për disa sekonda i dukej sikur nuk po shihte të ëmën, por një grua tjetër që kishte ecur në të njëjtat rrugë që po ecte dhe ajo tani duke vrarë këmbët e saj. Kjo grua duhet të kishte ndier të njëjtën gjendje pa rrugëdalje, të njëjtën dëshirë të zjarrtë të paplotësuar për diçka që nuk vinte, duhet të kishte ndenjur edhe ajo netëve pa gjumë duke i thirrur arsyes që të mos çmendej.

- Nënë, je e lumtur? Pyetje që nuk pritej.
- Më thuaj kuptimin e fjalës!
Edhe përgjigjja po e tillë.
- Urdhëro?
- Si të duket lumturia, ty moj vajzë naive? Një gjendje e përhershme në të cilën jeton gjatë gjithë kohës duke siguruar matufepsjen?
- Mama, çfarë thua?

- Mos nuk je dakord me mendimet e mia? Për mua jeta është një fletore, një defter si ai i shitësit të ushqimores të kohës sime. Aty shkruhen momentet. Sepse ajo është jeta. Çaste lumturie, disfate, dhimbjeje... Kur mbaron defteri dhe bashkë me të edhe jeta, heq një vijë dhe bën shumën. Nëse çastet e lumtura janë më shumë, atëherë paske qenë e lumtur, pra dhe me fat. Nëse jo... atëherë...! Humbe! Asnjë gabim nuk njihet pas... mbylljes së defterëve! E kuptove, moj zonjë, që më bën si e zgjuar? Dhe mbylle gojën, se ka dhe miza!
Ishte qesharake! Vërtet kishte mbetur gojëhapur!

- Këtë nuk e prisja prej teje!
- Nëse mendon se më shkon mendja vetëm për të bërë musaka, ose pazar dhe të hekuros, je një mendjelehtë që nuk e prisja!
- Nuk e kam unë fajin! Për vite të tëra këtë ke treguar!
- Grua e zgjuar është ajo që duket si budallaqe, por në të vërtetë është shumë e zgjuar! Dhe unë e kuptova shumë vite më parë dhe bëra zgjedhjen time!
- Domethënë, do të thuash se zgjodhe të sillesh si...

- Grua e rëndomtë... E padjallëzuar, ndoshta dhe naive, që qëndron nën hijen e të shoqit, i cili është i pari i shtëpisë dhe merr të gjitha vendimet e rëndësishme! Dhe babai yt këtë beson! Se bëhet ajo që thotë ai. Që e pyes për gjithçka! Ajo që nuk di është se para se ta pyes e kam menduar përgjigjen që dua të më japë!
- Nuk kuptoj asgjë!

- Kur u martova isha tetëmbëdhjetë vjeçe. Babanë tënd e dashurova dhe më dashuroi. Por ishte burrë, i rritur si burrë, njësoj si i ati. Burrë-pronar... Në fillim nuk më bezdiste. Kështu isha mësuar edhe unë me babanë tim... Por kohët ndryshojnë dhe brezi im pa që vendi i gruas në shoqëri po forcohej dhe zëri i saj po dëgjohej. Revolta ime më çoi në udhëkryq. Nuk kisha forcë të shembja murin që më kishte zënë rrugën, sepse kështu do të shembja dhe shtëpinë time, kështu që u përshtata. Bëra njëqind e tetëdhjetë gradë kthesë dhe pak e nga pak munda të bëhem ajo që jam sot. Nuk ishte e lehtë...
- Jam e sigurt për këtë!

- Mallkova shumë herë faktin që kisha lindur grua! E dija se në shumë raste do t'ia dilja mbanë më mirë se babai yt, qava dhe kafshova buzën që të mos flisja, që të mos ia përplasja në fytyrë budallallëkun e tij. Dhe kur ai dështonte, unë i qëndroja pranë që ta ngushëlloja, që t'ia largoja peshën që mbante mbi supe...
- Përse i bëre të gjitha këto, mama?
- Sepse e dashuroja dhe e dashuroj!
- E dashuron?
- Natyrisht, moj vajzë naive! Kurrë nuk rreshta së dashuruari! Natyrisht që jo me atë vrullin e rinisë...
- Tani më ngatërrove.

- Nuk ka asgjë të veçantë në historinë time! Kjo është jeta e tetë ndër dhjetë grave! Natyrisht në variante të ndryshme!
- Po të tjerat? Dy në dhjetë?
- Ose u ndanë, ose fituan! Kjo ndodh edhe në familjet më të mira!
- Mama, pas kaq vitesh... dua të të pyes për diçka... Dua të them... përse atëherë...
- Përse të detyrova ta lije atë tjetrin?
Nuk mund t'i fshihej! Mori fund! Tundi kokën në shenjë pohuese.
- Atëherë ashtu duhej të bëhej! Ai nuk ishte për ty! Do të të bënte shumë më të trishtuar nga sa mendon se je!

Vuri re pamjen e saj.
- Do të më pyesësh se nga e di?
Tundi kokën në shenjë mohuese. Kjo grua sikur kishte gjurmues!
- Do ta kuptosh kur të rritet edhe pak vajza jote. Me shumë mençuri është thënë se nuk ekziston shkollë që të të bëjë prind të mirë. E pra, mungesën e arsimimit ne prindërit e kompensojmë me instinktin tonë! Dhe ky instinkt më bindi atëherë se duhet të ndaheshe prej tij. Ke një bashkëshort të mirë. Ndoshta sot të duket i mërzitshëm, i parashikueshëm, aspak joshës. Dhe ndoshta ke të drejtë. Pas dhjetë vitesh bashkëjetese, pak gjëra ka për të fshehur një burrë! Por pas shumë vitesh do t'i vlerësosh këto veti, do të të duken virtyte.

- Mama, e the edhe vetë! Kam dhjetë vjet e martuar me të!
- Thashë "pas shumë vitesh"!
- Po nëse nuk dua të pres kaq shumë që të... vlerësoj këto virtyte?
- Atëherë do të futesh tek ato dy në dhjetë që thamë! Vendimin do ta marrësh ti, por të mbash mend një gjë: për një grua me një fëmijë bota është një xhungël!
- Përse? Kam një diplomë! Nuk do të vdes urie!

- E kush të tha që e kam fjalën te paratë? E kam fjalën që të kesh një njeri në shtëpi. Ku të mund të mbështetesh dhe të qash. Me të cilin të ndash problemet e rritjes së vajzës. Për t'u argëtuar, të gjithë të mirë janë! Por për të jetuar me një grua të ndarë me një fëmijë, asnjeri nuk do!
- Më duket e pabesueshme që ne të dyja po bisedojmë për këto gjëra!
- Nëse më spiunon, do të mohoj gjithçka!
Buzëqeshi dhe e ëma i përkëdheli dorën. Por jo si nënë, por si grua. Ishte një veprim solidariteti.
- Ke shumë për të mësuar akoma!
- Përse nuk m'i thua?

- Për sot mjaftojnë këto që të thashë! Janë shumë për t'i përballuar të gjitha menjëherë!
Binte shi, por nuk i bënte përshtypje, megjithëse ishte bërë qull dhe pulovra e saj me siguri që do të kishte pretendimet e veta. Kohët e fundit mbante mbi supe një peshë që sa vinte e bëhej më e rëndë. Vetëm para pak minutash kishte marrë vesh se nuk ishte vetëm.

Mbi autoren

Lena Manda lindi në Stamboll, më 1964. Kur ishte ende në moshë të vogël, familja e saj u zhvendos në Greqi. Ajo kreu studimet për mësuese e ciklit parashkollor, por nuk e ushtroi asnjëherë këtë profesion. Fillimisht drejtoi për tre vjet teatrin e saj të kukullave, ku vuri në skenë shumë pjesë të shkruara nga ajo vetë, si dhe disa përshtatje nga tradita popullore.

Më pas ka shkruar artikuj për gazetat lokale dhe ka qenë drejtore e një stacioni radiofonik në Athinë. Aktualisht, Lena Manda është prozatorja më e lexuar në Greqi dhe Qipro, me mbi 1,5 milionë kopje të shitura. Shtëpia Botuese "Psichogios" ka botuar 12 libra të saj, kryesisht romane. Libri "Theanoja - Ujkonja e Stambollit" është përkthyer në turqisht, ndërsa "Vals me 12 perënditë", përveçse është përkthyer dhe botuar në Kinë, është bërë gjithashtu serial televiziv në Qipro dhe në Greqi.

Romanet "Dashuri që lag si shi" dhe "Pesë motrat dhe shtëpia buzë lumit", ky i fundit cilësuar si romani më i mirë me 300.000 kopje të shitura, janë përkthyer dhe kanë qarkulluar edhe në shqip nga Botimet Toena. Romani i saj i fundit, botuar në Greqi, titullohet "Pesë çelësat".
Ajo është shpallur dy herë si "Autori i vitit", në 2009 dhe 2011, nga revista greke "Life & Style".

Përveç profesionit të saj si shkrimtare, Lena Manda i përkushtohet edhe veprimtarive të bamirësisë. Ajo ka dhuruar një pjesë të të ardhurave nga shitjet e librave të saj, shoqatës Kethea Diavasis, e cila ndihmon personat që kanë varësi nga droga.

Me personalitetin e saj karizmatik, që përçon pozitivitet dhe frymëzim për të gjithë ata që kanë rastin ta takojnë, ajo është tejet popullore si në mas media ashtu edhe në rrjetet sociale, kryesisht në Facebook ku ndihet prania e saj aktive. Lena Manda është një zë i rëndësishëm i letërsisë greke bashkëkohore. "Një kafe... në rërë të nxehtë" – është libri i tretë i saj që botohet në shqip.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928427700
ean13
9789928427700
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Hakmarrja vishet me Prada, Lauren Weisberger

Këtu vazhdon historia e librit shumë të përfolur "Djalli vishet me Prada". Miranda Prestli kthehet sërish. Ka kaluar një dekadë që kur Endi Saksi braktisi punën për të cilën "një milion vajza do të vrisnin për ta pasur" punën me Miranda Prestlin te revista Runway – një ëndërr që u shndërrua në makth.
92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Thashethemet, Anna Godbersen

Në qytet përhapen thashethemet për vdekjen e papritur të yllit më të shquar të shoqërisë së lartë në Nju Jork, Elizabeta Holandit dhe të gjithë i kanë sytë te të afërmit dhe miqtë e së ndjerë.
115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P36

Botuesi: Dituria

Udhëtimi i çuditshëm i një sendi të humbur, Salvatore Basile

Deti është i trazuar dhe në plazh valëviten flamujt. Mikeli i vogël ka vrapuar shumë për t'u kthyer shpejt nga shkolla, por kur hap derën e shtëpisë së tij, në stacionin e vogël të Miniera di Mares, gjen të ëmën me një valixhe të hapur. Në duar ajo mban ditarin e Mikelit, një fletore e kuqe me kopertinë të njollosur.
97,75 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001049

Botuesi: Dituria

Shija e hidhur e tradhtisë, Saskia Noort

Një rreth familjesh, që mblidhen rregullisht, shumë të dhënë pas tryezave të gëzuara dhe dëfrimeve, do përballet me një vrasje, që si teh i mprehtë shpon velin që mbulon jetën e tyre prej reviste të ilustruar.
80,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Djemtë e pashëm, Delphine De Vigan

Ema është një vajzë me këmbë të gjata, e ëmbël dhe ëndërrimtare, që vishet çuditshëm, që ka lexuar shumë libra dhe që ka parë tepër filma. Mbi të gjitha ajo do dashurinë, dashurinë që vjen si ëndërr dhe që shpiket nga e para, sa herë që përjetohet. "Djemtë e pashëm" përbëhet nga tri histori, tre burra, tri çaste të jetës së Emës.
57,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: K1R2P2

Botuesi: Bota Shqiptare

Hajmalia, Nicholas Sparks

A ekzistojnë me të vërtetë hajmalitë? Ish – ushtari Logan Tibolt mendon se ka gjetur një. Duke mbajtur gjithmonë ne mendje kujtimet e shokëve që humbi në Irak, Logani e di që është me shumë fat që arriti të kthehet në shtëpi. Ai beson se një fotografi që mbante gjithnjë me vete, fotoja e një gruaje të buzëqeshur që nuk e ka takuar asnjëherë.
115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000082

Botuesi: Botimet Dudaj

Bije prostitute, Kristine Gren

Maria, një gazetare e re dhe e bukur, por me një të kaluar të keqe, kërko9n të ngjitet lart e më lart. Ajo i përdor burrat si trampolinë për karrierën e saj. Kur armët erotike nuk mjaftojnë, ajo nuk tutet të bëjë edhe shantazh. I suksesshmi Maks u përshtatet më së miri planeve të saj për jetën.
69,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2982

Botuesi: Te tjere

Kurth i pangrehur, Catherine Cookson

Ana Emerson i kishte kushtuar jetën djalit të saj dhe midis tyre ishte krijuar një lidhje që asgjë nuk do të mund ta thyente apo ta shkëpuste ndoshta as vetë Xhon Emerson, bashkëshorti i Anës dhe babai i Laurit. Kur Lauri fejohet, Ana e kupton që situata bëhet e vështirë për t'u pranuar.
80,50 SEK
More
In Stock

Referenca: SKU002007

Botuesi: Te tjere

Snobet, Julian Fellowes

Joshësja Edit Lejvëri, bija e vetme e një llogaritari të klasës së mesme, e hedh prapa krahëve punën e saj të mërzitshme në një agjensi pronash të paluajtshme në Çelsi, kur arrin të shtjerë në dorë një prej beqarëve më të lakmuar të atyre kohëve: Çarlsin, kontin Brauton, trashëgimtarin e vetëm të markezës së Akfildit.
92,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2452

Botuesi: Botimet Dudaj

Si yjet që bien, Sveva Casati Modignani

Historia plot aventura e mundime e një familjeje shumë të pasur nga Milanoja; ngjarjet, që zhvillohen përgjatë një shekulli, madje edhe në një hapësirë ndërkombëtare, sillen rreth një personazhi të paharruar femëror.
103,50 SEK
More
In Stock

Botuesi: Botimet Dudaj

Heshtja e tim biri, Sara Rattaro

Çfarë ndodh nëse ajo që kujtoje se do të ishte gruaja e jetës sate, kthehet një ditë të të kërkojë? Po nëse ndërkohë je aq shumë i përthithur nga familja jote, sa nuk të kujtohet më se çfarë do të thotë ta lëshosh veten?
92,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Mashtrim dashurie, Elena Armas

Loja e dashurisë nuk ka qenë kurrë më e bukur.Një dasmë në SpanjëDjali më i padurueshëm,Tri ditë për të bindur familjen,Që je vërtet e dashuruar
161,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Dieta e pasionit, Nancy Barone

Por teksa i shoqi rreket ta zëvendësojë me një modele bukuroshe të masës zero, Erika kupton se duhet ta ndryshojë rrënjësisht jetën e saj. Të fillojë dieta masakruese? Të bëjë operacione për zvogëlimin e stomakut? Apo rruga e vërtetë drejt lumturisë është të çlirohet krejtësisht prej tij?
138,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: UEGEN

Gjiri i argjendtë, Jojo Moyes

Romani aq i lexuar "Gjiri i argjendtë" është nga librat më të mirë të autores britanike Jojo Moyes , pasi ato ngrenë probleme të mëdha të shoqërore, e vë gishtin në plagë dhe rrëfimi i saj i dallgëzuar dhe me ritëm të lartë të shtyn të mbash qëndrimin e duhur, të jep si të thuash një leksion të mirë. 
138,00 SEK
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000965

Botuesi: Dituria

E mban dot një të fshehtë?, Sophie Kinsella

Në fund të fundit, ai s’është gjë tjetër veçse një i panjohur. Ema, natyrisht që mbijeton dhe të nesërmen në mëngjes shkon në zyrë. Tashmë e ka harruar aventurën e shëmtuar dhe bëhet gati të presë, bashkë me kolegët, themeluesin e shquar të shoqërisë për të cilën punon, i cili do vizitojë filialin anglez. Kur shfaqet ai, Ema tmerrohet nga fakti që ai...
115,00 SEK
More
In Stock

Referenca: 2385

Botuesi: Dituria

E fiksuara pas dyqaneve ve kurore, Sophie Kinsella

Për Beki Blumvudin duket se më në fund gjërat po ecin siç duhet: pas shumë peripecish ekonomiko – sentimentale gjen punën që kishte ëndërruar, konsulente shitjesh, dhe jeton e lumtur pa shqetësime në një apartament të mrekullueshëm në Manhatan së bashku me të dashurin, Lukun, i cili i ka propozuar për martesë.
115,00 SEK
More
In Stock

Bulevardi i Pestë, Candace Bushnell

Ndërtesa nr. 1 në Bulevardin e Pestë, një godinë e bukur ku spikat arti dekorativ dhe që lartësohet në lagjet e modës më të fundit, është një adresë e llojit të vetëm, nga ato ndërtesa ku, në një mënyrë apo në një tjetër, rrugën brenda saj duhet ta fitoni vetë.
138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Hakmarrja vishet me Prada, Lauren Weisberger

Këtu vazhdon historia e librit shumë të përfolur "Djalli vishet me Prada". Miranda Prestli kthehet sërish. Ka kaluar një dekadë që kur Endi Saksi braktisi punën për të cilën "një milion vajza do të vrisnin për ta pasur" punën me Miranda Prestlin te revista Runway – një ëndërr që u shndërrua në makth.
92,00 SEK
More
Në gjendje