Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Zonja e funeraleve, Sophie Kinsella
  • Zonja e funeraleve, Sophie Kinsella

Zonja e funeraleve, Sophie Kinsella

K1R2P31
Dituria

Flër Deksani është një grua e bukur dhe tërheqëse, por mbi të gjitha pa skrupuj. E pajisur me një garderobë të jashtëzakonshme veshjesh të zeza elegante, e informuar nga nekrologjitë e botuara në Times, Flëri merr pjesë në funerale dhe përkujtimore duke pasur si qëllim të joshë vejanët e pasur të pangushëlluar.

6,80 GBP
Sasia
In Stock

Përshkrimi

Titulli: Zonja e funeraleve

Origjinali: The gatecrasher

Gjinia: Roman

Autori: Sophie Kinsella

Shqipëroi: Afërdita Shuteriqi

Shtëpia botuese: Dituria

Viti: 2012

Fq. 264

Pesha: 0.33 kg

ISBN: 978-9928-103-41-3

Mbi librin

Flër Deksani është një grua e bukur dhe tërheqëse, por mbi të gjitha pa skrupuj. E pajisur me një garderobë të jashtëzakonshme veshjesh të zeza elegante, e informuar nga nekrologjitë e botuara në Times, Flëri merr pjesë në funerale dhe përkujtimore duke pasur si qëllim të joshë vejanët e pasur të pangushëlluar. Pasi i ka joshur dhe i ka futur duart në kartat e tyre të kreditit, ajo zhduket pa lënë gjurmë, të paktën derisa të ketë takuar një tjetër viktimë të re, naive.

Historia përsëritet... Por kur ndesh të mërzitshmin dhe të paparashikueshmin Riçard Fejvër në përkujtimoren e gruas së tij të shtrenjtë, diçka ndryshon. Edhe një herë, si profesioniste e vërtetë, Flëri arrin të thyejë zemrën e vejanit të gjorë, por gjërat nuk shkojnë ashtu siç i kishte parashikuar...

Satirë e hollë e shoqërisë së lartë britanike me të gjitha tiket e veta, perfekte si një pjesë teatri klasik, Zonja e funeraleve është një komedi me tone të rafinuara, me grimca cinizmi dhe një protagoniste që të bën për vete me të qenit pa komplekse. Komente mbi librin "Veçanërisht i këndshëm!" Daily Mail "Një histori interesante në një libër të bukur." Sunday Times  

Detajet e librit
K1R2P31

Referencat specifike

isbn
9789928103413
ean13
9789928103413
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Përtej kufijve, Fabio Volo

Silvia dhe Gabrieli takohen në pranverë, atëherë kur rrobat janë të lehta dhe jeta nëpër rrugë lulëzon, entuziaste që iku edhe një dimër tjetër. Hera e parë që ai e pa, ishte marramendëse.
6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Letra Milenës, Franz Kafka

Letrat në thelb fillojnë si një korrespondencë pune, por shumë shpejt kalojnë në "letra dashurie" pasionante. Milena Jesenska, një grua e talentuar dhe karizmatike njëzet e tri vjeçe, përkthyese e Kafkës në gjuhën çeke, ishte në gjendje ta njihte gjeniun e ndërlikuar dhe karakterin kompleks të shkrimtarit.
10,20 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2998

Botuesi: Bota Shqiptare

Të besosh në mrekulli, Nicholas Sparks

Xheremi Marashi është një djalë i ri nga Nju Jorku; mjaft tërheqës, gjithmonë i veshur me të zeza, pjesë e elitës së gazetarëve. Një ekspert që duke u përpjekur të zbresë nga piedestali të mbinatyrshmen në artikujt që boton në Scientific American, sapo bëri shfaqjen e parë në TV kombëtar.
8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R1

Botuesi: Bota Shqiptare

Elita, Kiera Cass

Përzgjedhja nisi me 35 vajza. Tani, me grupin e tkurrur deri te Elita, gara për të fi tuar dashurinë e princit Makson është më e ashpër se kurrë. Sa më tepër i afrohet kurorës Amerika, aq më tepër përpiqet të kuptojë ku e çon zemra e vërtetë.
6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Hakmarrja vishet me Prada, Lauren Weisberger

Këtu vazhdon historia e librit shumë të përfolur "Djalli vishet me Prada". Miranda Prestli kthehet sërish. Ka kaluar një dekadë që kur Endi Saksi braktisi punën për të cilën "një milion vajza do të vrisnin për ta pasur" punën me Miranda Prestlin te revista Runway – një ëndërr që u shndërrua në makth.
6,80 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000092

Botuesi: Botimet Dudaj

Një grua e denjë, Sveva Casati Modignani

Në një fshat të vogël të Sicilisë, një murgeshë enigmatike i jep një intervistë të bujshme një gazetari të guximshëm. Ajo quhet Nensi Pertinaçe dhe përpara se të zhdukej në mënyrë të beftë, pa lënë gjurmë
8,08 GBP
More
In Stock

Botuesi: Te tjere

Në tualetin e femrave, Carolyn Brown

Fjalët e thëna në tualetin e femrave duhet të mbeten aty, por ato që dëgjon Trudi gjatë funeralit të tetos, do t'i ndryshojnë asaj jetën. Trudi ka një vajzë të sapodalë nga adoleshenca dhe me një mal me probleme, një burrë me dy fytyra, i cili e ka tradhtuar gjithë kohën, dhe një nënë që vuan nga alzhajmeri.
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

E vetmja dashuri, Laurence Plazenet

Zonjusha d'Albreht humbet nënën në moshë fare të re dhe i ati e rrit në një mjedis të rreptë, pa shfaqur kurrë haptas ngrohtësinë ndaj saj, ndërkohë që fshehtas e llaston me dhurata. Ajo është vetëm 15 vjeçe kur njihet me zotin Ramon, mësuesin e saj privat, një burrë i mistershëm që i zgjon vajzës drithërimat e para shpirtërore dhe fizike.
5,10 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Toena

Dikush si ti, Sarah Dessen

Heili dhe Skarleta kanë qenë shoqe të ngushta prej shumë vitesh – duke balancuar njëra-tjetrën në mënyrë të përsosur: Heili e qetë dhe e mbyllur, ndërsa Skarleta e hedhur dhe mjaft sociale – deri në verën kur ato mbushën 16 vjeç.
8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Ku mbaron ylberi, Cecelia Ahern

Fëmijë të këndshëm e pastaj adoleshentë rebelë, Rozi dhe Aleksi ishin të afërt për njëri-tjetrin, por familja e Aleksit zhvendoset nga Dublini në Amerikë dhe ai shkon me ta. Rozi është e humbur pa të.
5,95 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2088

Botuesi: Botimet Dudaj

Eleganca e iriqit, Muriel Barbery

Autorja i bën personazhet e saj që, hap pas hapi, të reflektojnë dhe të ndryshojnë vizionin e tyre për jetën. Romani është një tregim modern i një aventure njerëzore, një refleksion filozofik mbi kuptimin e jetës.
8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Aleph

Përse të lexohen klasikët, Italo Calvino

Mbi të gjitha dua Stendalin pasi vetëm tek ai tensioni moral vetjak, tensioni historik, vrulli i jetës janë një gjë e vetme, tension linear romanesk. E dua Pushkinin, sepse është qashtërsi, ironi dhe seriozitet. E dua Heminguejin, sepse është dëshirë për lumturi, trishtim. E dua Stivensonin sepse duket sikur fluturon.
10,20 GBP
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Bota Shqiptare

Trembëdhjetë arsye pse, Jay Asher

Klei Xhenseni kthehet nga shkolla në shtëpi dhe gjen një pako të çuditshme me emrin e tij mbi të. Brenda zbulon disa kaseta të regjistruara nga Hana Bejkeri, shoqja e shkollës dhe dashuria e tij e parë, e cila ka vrarë veten dy javë më parë.
8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Shtegu i parfumeve, Cristina Caboni

Elena nuk beson më tek askush. Ka humbur sigurinë dhe nuk beson më te dashuria. Vetëm kur krijon parfumet e saj, arrin të largojë të gjitha pasiguritë. Vetëm kur pushtohet nga esencat e luleve, të drurëve dhe erëzinave, di si t'i mposhtë frikërat e veta.
8,50 GBP
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000965

Botuesi: Dituria

E mban dot një të fshehtë?, Sophie Kinsella

Në fund të fundit, ai s’është gjë tjetër veçse një i panjohur. Ema, natyrisht që mbijeton dhe të nesërmen në mëngjes shkon në zyrë. Tashmë e ka harruar aventurën e shëmtuar dhe bëhet gati të presë, bashkë me kolegët, themeluesin e shquar të shoqërisë për të cilën punon, i cili do vizitojë filialin anglez. Kur shfaqet ai, Ema tmerrohet nga fakti që ai...
8,50 GBP
More
In Stock

Referenca: K1R2P29

Botuesi: Dituria

E fiksuar pas dyqaneve, Sophie Kinsella

Beki është një gazetare që jep këshilla për kursime dhe investime të sigurta në një gazetë të njohur londineze. Është e këndshme, plot fantazi dhe e vendosur. Por ka një pasion të shfrenuar: dyqanet!
6,80 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2385

Botuesi: Dituria

E fiksuara pas dyqaneve ve kurore, Sophie Kinsella

Për Beki Blumvudin duket se më në fund gjërat po ecin siç duhet: pas shumë peripecish ekonomiko – sentimentale gjen punën që kishte ëndërruar, konsulente shitjesh, dhe jeton e lumtur pa shqetësime në një apartament të mrekullueshëm në Manhatan së bashku me të dashurin, Lukun, i cili i ka propozuar për martesë.
8,50 GBP
More
In Stock

Referenca: 2412

Botuesi: Dituria

Pushime në vilë, Sophie Kinsella

Kloja ka me të vërtetë nevojë për pushime. Nuk mund të vazhdojë të stilojë më fustane nusërie, aq më tepër që vetë nuk është martuar. Dhe, është në një moment shumë delikat, sepse Filipi, me të cilin bashkëjeton, po kalon një periudhë të vështirë në punë dhe nuk mendon për asgjë tjetër. Dhe ja më në fund një rreze drite: një nga më të afërmit miq të saj,...
6,80 GBP
More
In Stock

Referenca: K1R2P32

Botuesi: Dituria

Nata e martesës, Sophie Kinsella

"Nata e martesës" është historia e jashtëzakonshme e dy motrave, krejt të ndryshme në karakter dhe veprime: Loti, motra më e vogël, plot shpresë e ëndrra dhe marrëzisht e dashuruar pas të dashurit të saj; Flisi, motra e madhe, një nënë e sapo divorcuar që punon në një agjenci udhëtimesh.
8,50 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: K1R2RP30

Botuesi: Dituria

Më befaso, Sophie Kinsella

Deni dhe Silvi janë bashkë prej dhjetë vjetësh. Një martesë e lumtur, dy vajza të këndshme binjake, një shtëpi e bukur, një jetë e lumtur. Janë një çift kaq në harmoni, saqë kur njëri nis të flasë, frazën e përfundon tjetri... a thua se arrijnë të lexojnë ç'bluan secili në kokën e vet.
8,50 GBP
More
Në gjendje