- Ka mbaruar

Banner
Heili dhe Skarleta kanë qenë shoqe të ngushta prej shumë vitesh – duke balancuar njëra-tjetrën në mënyrë të përsosur: Heili e qetë dhe e mbyllur, ndërsa Skarleta e hedhur dhe mjaft sociale – deri në verën kur ato mbushën 16 vjeç.
Titulli: Dikush si ti
Origjinali: Someone Like You
Gjinia: Roman
Autori: Sarah Dessen
Shqipëroi: Enkeleida Haxhinasto
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2015
Fq. 352
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-9928-205-01-8
Heili dhe Skarleta kanë qenë shoqe të ngushta prej shumë vitesh – duke balancuar njëra-tjetrën në mënyrë të përsosur: Heili e qetë dhe e mbyllur, ndërsa Skarleta e hedhur dhe mjaft sociale – deri në verën kur ato mbushën 16 vjeç.
I dashuri i Skarletës, Majkëlli, gjen vdekjen në një aksident me motor pak kohë përpara se ajo të zbulonte se brenda saj po rritej fëmija e të ndjerit. Për herë të parë Skarleta ndien nevojën për të pasur afër Heilin, ashtu sikurse edhe vetë Heili kërkon afër Skarletën, sepse ajo sapo është hedhur në krahët magjikë të dashurisë së parë dhe ndodhet nën presionin e humbjes së virgjërisë.
Secila me problemet e veta, a do të mundet vallë të mbijetojë kjo lidhje shumëvjeçare e ngushtë, miqësie mes këtyre dy vajzave? Për më tepër ju ftojmë të lexoni romanin.
Por Skarleta ishte aq e lumtur, saqë e kisha të pamundur t'i mbaja inat. Në fakt, shkëlqente të njëzet e katër orët e ditës, gjithnjë duke qeshur, tek ulej me Majkëllin jashtë në trotuarin përballë Miltonit apo tek kapte kokrrat e rrushit që ai i hidhte në gojë. Fshiheshin në shtëpinë e saj për fundjava të tëra, duke gatuar spageti për Marionin e duke marrë me qira filma.
Skarleta thoshte se pas ndarjes me Elizabetën në fund të vitit shkollor, Majkëlli nuk donte t'i dilnin thashetheme. Ditën që shkuam te liqeni, ishte hera e parë që kishin rrezikuar të zbuloheshin nga shokët e shoqet e klasës. Por plazhi ishte i zbrazët e i qetë.
Luajtëm me Frisbi dhe hëngrëm ushqimin që Skarleta kishte marrë me vete. Qëndroja e ulur me revistën time "Mademoiselle" dhe i shihja tek notonin së bashku, duke zhytur njëri-tjetrin e duke qeshur. Më vonë, kur po largoheshim e kur dielli prapa tyre kishte marrë ngjyrë të portokalltë e të kuqe, i bëra një fotografi të çastit, e vetmja që Skarleta kishte me të.
Ma rrëmbeu nga dora. Më mori edhe kopjen tjetër të fotografisë dhe ia dha Majkëllit, i cili e vuri mbi shpejtësimatësi në makinën e tij. Dhe aty qëndroi derisa pak javë më vonë, ai e shkëmbeu makinën me motorin.
Sarah Dessen lindi më 1970 në Evaston, Illinois. Ajo u rrit në Karolinën e Veriut, ku prindërit e saj, profesorë letërsie, jepnin mësim në universitet. Dessen-i kreu liceun "Chapel Hill High School" dhe më pas u diplomua për gjuhë angleze dhe letërsi në Universitetin e North Carolina-s "Chapel Hill".
Fillimisht punoi si kameriere dhe shkruante gjatë kohës së lirë. Romani i saj i parë "That Summer" u publikua më 1996, i cili u pasua nga tjerë "Dikush si ti" (1998), "Dreamland" (2000), "Just Listen" (2006), "Saint Anything" (2015) etj. Bazuar në librin "Dikush si ti", në vitin 2003, u realizua filmi "Shkolla e jetës".
Shumica e romaneve të Dessen-it trajtojnë ndryshimet që ndodhin në personalitetin e të rinjve që përjetojnë një lloj tragjedie apo humbjeje. Temat kryesore që përshkojnë romanet e saj përfshijnë izolimin, shkëputjen emocionale mes anëtarëve të familjes, apo ndryshimin progresiv të personalitetit të njeriut. Sot, ajo radhitet në SHBA ndër shkrimtarët më të lexuar të librave për adoleshentë.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Toena
Tatiana është vetëm tetëmbëdhjetë vjeçe, shtatzënë dhe e ve, kur arratiset nga Leningradi i shkatërruar nga lufta për të kërkuar një jetë të re në Amerikë. Por fantazmat e së kaluarës nuk e lënë të qetë. Ajo është e bindur se burri i saj, majori i Ushtrisë së Kuqe, Aleksandër Belov, është ende gjallë dhe ka dëshpërimisht nevojë për të...
Botuesi: Toena
"Çdo ditë nga dhjetë minuta" është historia e një gruaje të re 36-vjeçare e cila besonte se kishte gjithçka kishte ëndërruar në jetën e saj. Por, jo gjithçka që besojmë përputhet me realitetin që jetojmë.
Botuesi: Te tjere
Studiuesja e re amerikane, Kendra van Zant, e përkushtuar për të realizuar vizionin e saj për një jetë të përkryer, interviston Izabela MekFarlandin pikërisht atëherë kur kjo grua e moshuar e ndien se ka ardhur koha për të rrëfyer të fshehtat e saj.
Referenca: K1R1
Botuesi: Botimet Dudaj
Vera më e nxehtë e shekullit. Katër shtëpi të përhumbura nëpër grurë. Të mëdhenjtë rrinë mbyllur nëpër shtëpi. Gjashtë fëmijë me biçikleta enden nëpër fushat e përvëluara nga dielli, ku nuk has këmbë njeriu. Mu në mes të një deti kallinjsh gruri, ekziston një sekret i frikshëm, një sekret që do ta ndryshojë përgjithmonë jetën e njërit prej tyre.
Botuesi: Living
Në librin “Vajza me tatuazh”, përveç një beteje romantike, shkrimtarja Alice Clayton ngre edhe pyetjen: pse të kalërosh një kauboj, kur mund të kalërosh një bibliotekar?
Botuesi: Living
Në qytezën e Kadillakut, e vetmja gjë më pikante se specat halapeno, janë thashethemet. Stela është një kokëkuqe çapkëne dhe e bukur, e cila nuk do të dijë se ç’thonë bota dhe nuk jeton për këtë, por e ëma e saj, Nensi, nuk mendon aspak kështu. Ajo jeton vetëm për ta parë vajzën e saj të vetme, të martuar, të lumtur dhe me një familje të bukur.
Botuesi: Living
Megani dhe Klera ritakohen pas më shumë se dy dekadash. Në një kohë kur mendojnë se jeta e tyre ka ndryshuar kaq shumë, dy motrat do të përpiqen të jenë çka nuk kanë qenë kurrë që pas vegjëlisë: një familje e vërtetë.
Botuesi: Te tjere
Ky vëllim përmban nga një novelë të secilit prej nëntë shkrimtarëve më të mëdhenj francezë të shekullit të 19-të.
Referenca: K1R2P32
Botuesi: Dituria
"Nata e martesës" është historia e jashtëzakonshme e dy motrave, krejt të ndryshme në karakter dhe veprime: Loti, motra më e vogël, plot shpresë e ëndrra dhe marrëzisht e dashuruar pas të dashurit të saj; Flisi, motra e madhe, një nënë e sapo divorcuar që punon në një agjenci udhëtimesh.
Për të dhe për trashëgimtarët ndërton një pallat princor, i cili shndërrohet në një përmendore të shpresave të humbura dhe ëndrrave të thyera e ku brez pas brezi do të shtrohet shpesh pyetja, nëse lumturia mund të blihet vërtet me para.
Botuesi: UEGEN
Lexuesit besnikë të Danielle Steel do të mrekullohen me historinë e këtij libri – një grua e një nënë e dedikuar përballë aventurave dehëse të jetës hollivudiane.
Botuesi: OMBRA GVG
Ishte një prej ditëve të shumta gri të Milanos, porse pa shi, me atë qiell të pakuptueshëm ku s’merrej vesh në ishin re ato aty a vetëm mjegull, përtej së cilës ndoshta fshihej dielli. Apo thjesht blozë që dilte nga oxhakët, nga shfryrëset e kaldajave me naftë, nga tymtarët e rafinerive Koloradi, nga kamionët zhauritës, nga pusetat, nga pirgjet me...
Referenca: 2982
Botuesi: Te tjere
Ana Emerson i kishte kushtuar jetën djalit të saj dhe midis tyre ishte krijuar një lidhje që asgjë nuk do të mund ta thyente apo ta shkëpuste ndoshta as vetë Xhon Emerson, bashkëshorti i Anës dhe babai i Laurit. Kur Lauri fejohet, Ana e kupton që situata bëhet e vështirë për t'u pranuar.
Referenca: K1R1
Botuesi: Morava
Kloja mendjemprehtë dhe e vendosur, që është në prag të marrjes së diplomës së masterit, ka një problem të vetëm: shefin e saj, Benetin. Tridhjetëvjeçari joshës, arrogant dhe egocentrik, është po aq i urryeshëm sa magnetik. Një Bastard i bukur.
Referenca: 2455
Botuesi: Bota Shqiptare
Njëzetenëntëvjeçarja Eli Nelson tashmë është gati të martohet me një avokat të pasur, por nuk mund të ndalë së menuari për djalin që vite më parë vodhi zemrën e saj. Kështu fillon historia e një dashurie të madhe që mund të kthejë një tragjedi në triumf, dhe mund edhe të ketë madje fuqinë për të krijuar një mrekulli...
Referenca: 2449
Botuesi: OMSCA-1
Nëse e keni përjetuar ndonjëherë dashurinë e vërtetë të jetës suaj, atë dashuri që për një arsye a ndonjë tjetër ka qenë e pamundur të realizohej, do ta kuptoni pse lexuesit e të gjithë botës janë prekur kaq shumë nga ky roman, saqë e shndërruan atë në një dukuri të veçantë botimi dhe në librin më të shitur.
Botuesi: Living
Loja e dashurisë nuk ka qenë kurrë më e bukur.Një dasmë në SpanjëDjali më i padurueshëm,Tri ditë për të bindur familjen,Që je vërtet e dashuruar
Heili dhe Skarleta kanë qenë shoqe të ngushta prej shumë vitesh – duke balancuar njëra-tjetrën në mënyrë të përsosur: Heili e qetë dhe e mbyllur, ndërsa Skarleta e hedhur dhe mjaft sociale – deri në verën kur ato mbushën 16 vjeç.