Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • I ri
Easy, Tammara Webber
  • Easy, Tammara Webber

Easy, Tammara Webber

Pegi

"Easy. Dashuria nuk është gjithmonë e lehtë..." është një roman romantik për të rinj dhe trajton një temë të ndjeshme e bashkëkohore, atë të dhunës kundër grave.

11,10 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli:Easy
Original:Easy
Kategoria:Roman
Autori:Tammara Webber
Përktheu:Aida Musai
Botues: Pegi
Viti: 2023
Fq. 382
Pesha: 0.380 kg
ISBN:978-99928-162-63-2
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin

Kur Zhaklina e ndjek të dashurin e saj të hershëm të shkollës së mesme në  universitetin e zgjedhur prej tij, gjëja e fundit që ajo pret, është që ata të ndahen në muajin e dytë të vitit të dytë. Pas dy javësh të hutuara, ajo zgjohet në realitetin e saj të ri: është beqare, duke ndjekur një universitet shtetëror në vend të një konservatori muzike, e injoruar nga grupi i shokëve të mëparshëm dhe, për herë të parë në jetën e saj, po ngelte në një lëndë. Duke u larguar e vetme nga një festë, Zhaklina sulmohet nga një shok vëllazërie i ish-it të saj.

E shpëtuar nga një i huaj që duket se gjendet në vendin e duhur e në çastin e duhur, ajo s'do gjë tjetër veçse ta harrojë atë sulm dhe atë natë, por, Lukasi, shpëtimtari i saj, është në të njëjtën klasë ekonomie me të. Ai skicon në një bllok dhe ia ngul sytë vazhdimisht. Shoqet e saj mendojnë se ai është kandidati i përkryer për ta bërë Zhaklinën të harrojë ish të dashurin e saj. Ndërkohë, sulmuesi i saj vazhdon ta përndjekë dhe Zhaklinës do t'i duhet shumë kurajë dhe vetëbesim për të ngritur ballin
dhe zërin kundrejt një padrejtësie që i bëhet prej mijëra vitesh shumë grave nëpër botë.

"Easy. Dashuria nuk është gjithmonë e lehtë..." është një roman romantik për të rinj dhe trajton një temë të ndjeshme e bashkëkohore, atë të dhunës kundër grave.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789992862632
ean13
9789992862632
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: K1R2P40

Botuesi: UEGEN

Faji në yjet tanë, John Green

Hezëlli është gjashtëmbëdhjetë vjeç, por mbi supe i rëndon një mrekulli e përnjimendtë: falë një mjekimi eksperimental, sëmundja që i diagnostikuan vite më parë po bën prapakthehu. Por mësoi gjithashtu që mrekullitë paguhen herët a vonë: ndërkohë që ajo lëngonte dhe dergjej shtretërve të pavijonëve, bota rendte me shpejtësi, duke e lënë mbrapa, të vetmuar.
11,10 
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R2P36

Botuesi: Dituria

Udhëtimi i çuditshëm i një sendi të humbur, Salvatore Basile

Deti është i trazuar dhe në plazh valëviten flamujt. Mikeli i vogël ka vrapuar shumë për t'u kthyer shpejt nga shkolla, por kur hap derën e shtëpisë së tij, në stacionin e vogël të Miniera di Mares, gjen të ëmën me një valixhe të hapur. Në duar ajo mban ditarin e Mikelit, një fletore e kuqe me kopertinë të njollosur.
9,44 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Më shiko, Nicholas Sparks

Kolin Hankoku po bën ç'është e mundur për të shfrytëzuar mundësinë e fundit që i është dhënë. Me një histori dhune e vendimesh të gabuara prapa krahëve dhe me kërcënimin e burgut në çdo hap që hedh, ai është i vendosur të bëjë një jetë pa gabime.
16,65 
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R2RP30

Botuesi: Dituria

Më befaso, Sophie Kinsella

Deni dhe Silvi janë bashkë prej dhjetë vjetësh. Një martesë e lumtur, dy vajza të këndshme binjake, një shtëpi e bukur, një jetë e lumtur. Janë një çift kaq në harmoni, saqë kur njëri nis të flasë, frazën e përfundon tjetri... a thua se arrijnë të lexojnë ç'bluan secili në kokën e vet.
11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Dikush si ti, Sarah Dessen

Heili dhe Skarleta kanë qenë shoqe të ngushta prej shumë vitesh – duke balancuar njëra-tjetrën në mënyrë të përsosur: Heili e qetë dhe e mbyllur, ndërsa Skarleta e hedhur dhe mjaft sociale – deri në verën kur ato mbushën 16 vjeç.
11,10 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000080

Botuesi: Botimet Dudaj

Ana me sy të gjelbër, Sveva Casati Modignani

Milano. Mëngjes i ftohtë janari. Në funeralin e Çezare Boldranit, një njeri i pasur dhe i pushtetshëm, vështrimet e të pranishmëve janë drejtuar mbi Anën, vajzën dhe trashëgimtaren e vetme të tij. Që nga ai çast, si drejtuese e një perandorie të madhe ekonomike, gruaja do të jetë e detyruar të përballet me të kaluarën e saj.
9,99 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000417

Botuesi: Botimet Dudaj

Tangoja e harrimit, Sveva Casati Modignani

Njëra është një antikuare tërheqëse, e martuar dhe me një vajzë adoleshente; tjetra një grua e moshuar, e varfër që jeton e vetme në një nënçati prej së cilës kërkon me këmbëngulje të mos largohet për asnjë arsye. Një sërë ngjarjesh dramatike do t'i afrojnë te dy gratë të cilat do të mësojnë të njohin njëra-tjetrën dhe të krijojnë një miqësi të thellë e...
9,99 
More
In Stock

Botuesi: Bota Shqiptare

Thashethemet, Anna Godbersen

Në qytet përhapen thashethemet për vdekjen e papritur të yllit më të shquar të shoqërisë së lartë në Nju Jork, Elizabeta Holandit dhe të gjithë i kanë sytë te të afërmit dhe miqtë e së ndjerë.
11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Duke kërkuar Alaskën, John Green

Në qendër të romanit është Alaska, vajza e vitit të dytë në kolegj, që njeh pengesa e s'di të ndalet para asgjëje. E bukur, e veçantë, energjike, plot pasion dhe që vihet gjithnjë në qendër të vëmendjes. Ajo prin dhe është kudo e kurdoherë e pranishme.
11,10 
More
Në gjendje

Referenca: K1R3P9

Botuesi: Botimet Dudaj

Karfica me trëndafil, Sveva Casati Modignani

Janë të shumtë "zogjtë grabitqarë" që i janë vërsulur pasurisë së mbetur të Spartak Rangonit, i mbiquajtur "Korsari", për shkak të shpirtit të tij aventuresk dhe anijeve të tij që transportojnë drithëra në të gjithë botën.
9,44 
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Një ditë e përkryer për t’u dashuruar, Anna Premoli

Kajla se lë propozimin të bjerë në tokë dhe, pasi braktis Nju Jorkun e saj të dashur, përpiqet të përfshihet në jetën e Heber Springsit. Përballja e parë lë për të dëshiruar: këpucet e saj me takë dymbëdhjetëshe, mundësisht blu elektrike, s’para i honepsin hapësirat e pluhurosura të jugut të Amerikës. Temperamenti i saj i rrëmbyer s'i shkon aspak për fije...
13,32 
More
Në gjendje

Referenca: 2449

Botuesi: OMSCA-1

Urat e Medison Kauntit, Robert James Waller

Nëse e keni përjetuar ndonjëherë dashurinë e vërtetë të jetës suaj, atë dashuri që për një arsye a ndonjë tjetër ka qenë e pamundur të realizohej, do ta kuptoni pse lexuesit e të gjithë botës janë prekur kaq shumë nga ky roman, saqë e shndërruan atë në një dukuri të veçantë botimi dhe në librin më të shitur.
6,66 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Djali plangprishës, Danielle Steel

Majklli i shkaktonte jo pak hidhërime dhe prandaj grindeshin shpesh me njëri – tjetrin. Piteri e akuzonte vëllain për manipulime, sepse në një masë të madhe pikërisht për shkak të tij te prindërit u krijua mendimi i padrejtë për Piterin.
16,65 
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P7

Botuesi: Bota Shqiptare

Zgjedhja, Nicholas Sparks

Gjatë viteve, Nicholas Sparks ka ngazëlluar lexuesit me historitë e tij të bukura dhe prekëse. Ai i rikthehet talentit të tij të pakrahasueshëm me një romancë të re për dashurinë e gjetur dhe të humbur dhe vendimeve të cilat ne shpresojmë të mos i marrim kurrë.
11,10 
More
Ka mbaruar