Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Baba Tomorri, A.Z. Cajupi
  • Baba Tomorri, A.Z. Cajupi

Baba Tomorri, A.Z. Cajupi

SKU000997
Dituria

Shpirti atdhetar s'kishte njohur më parë një poet me temperament aq të vrullshëm, shpirti rebel një mik aq të madh të lirisë, shpirti erotik s'kishte gjetur një shprehje aq të hollë dhe aq tundonjëse.

3,70 GBP
3,33 GBP Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Baba Tomorri
Origjinali: Baba Tomorri
Gjinia: Poezi
Autori: A.Z. Çajupi
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 1997
Fq. 164
Pesha: 0.208 kg
ISBN: 978-99927-31-31-1

Koment nga Jorgo Bulo

Te "Baba Tomorri" u shfaqën të gjitha prirjet krijuese të Çajupit dhe veçoritë e stilit e të talentit të tij të vetvetishëm. Shpirti atdhetar s'kishte njohur më parë një poet me temperament aq të vrullshëm, shpirti rebel një mik aq të madh të lirisë, shpirti erotik s'kishte gjetur një shprehje aq të hollë dhe aq tundonjëse, shpirti shpotitës një penë aq të mprehtë dhe vjershëria shqipe një gjuhë poetike aq të njomësht e aq të afërt me këngët e popullit.

Ishin këto arsyet që Çajupi i shumë veprave të tjera mbeti gjithmonë i njëjtësuar me Baba Tomorrin dhe Baba Tomorri me poetin. Kur na merr malli për njerëzit dhe gurët e vendlindjes, le të këndojmë ; kur na zë malli i mërgimtarit, le të këndojmë Çajupin; kur na djeg malli i dashurisë, le të këndojmë Çajupin; kur na zë malli për këngën e fyellit dhe malli i shqipes, le të këndojmë Çajupin.

Çajupi është poeti i Atdheut dhe i të mërguarve, i të dashuruarve dhe të rebeluarve, poeti i shpirtit të lirë njerëzor.

Detajet e librit
SKU000997
9789992731311
9789992731311
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000993

Botuesi: Dituria

Juvenilia dhe vjersha te tjera, Ndre Mjeda

Në këtë poemë shoqërore – psikologjike me elemente të poemës filozofike, që u shfaq si dukuri e veçantë në letërsinë shqiptare të kohës, janë sintetizuar tiparet më karakteristike të artit të Mjedës, si: fryma demokratike, lakonizmi dhe plasticiteti.
4,16 GBP 4,63 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Vepra, Thimi Mitko

Me rastin e 100 vjetorit të botimit të monumentit më të rëndësishëm folklorik të së kaluarës, "Bletës shqiptare", po jepet, bashkë me një ribotim të zgjeruar të kësaj vepre, edhe një përmbledhje e shkrimeve të autorit të saj, rilindësit tonë të shquar, Thimi Mitko.
9,99 GBP 11,10 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Bagëti e Bujqësi, Lulet e Verës, Naim Frashëri

Figura qendrore e letërsisë shqiptare të Rilindjes, ai që u bë shprehës i aspiratave të popullit për liri e përparim, si poet i madh i kombit, është Naim Frashëri, bilbili i gjuhës shqipe. Naimi lindi më 25 maj 1846 në Frashër, që ishte edhe një qendër bejtexhinjsh. Mësimet e para i mori tek hoxha i fshatit në arabisht e turqisht. Që i vogël nisi të...
3,33 GBP 3,70 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2696

Botuesi: Argeta LMG

Poezi, Zef Serembe

Lidhjet e poezisë së Zef Serembes me poezinë popullore janë më të gjera dhe më të shumëllojshme se që janë lidhjet e dëshmuara përmes melodisë si zotëruese e në sërë vjershash të tij. Në krijimtarinë e tij nuk janë të pakta vargjet që lidhjet me këngët popullore i dëshmojnë në radhë të parë me situatat e paraqitura.
5,00 GBP 5,55 GBP
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe