- Çmim i zbritur
- Ka mbaruar

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Poezisë së Çajupit i dha një origjinalitet të veçantë lirika erotike e tij. Ajo prezantonte një poet të mëvetësishëm, spontan, me botë të pasur shpirtërore, me ndjenja të fuqishme, me pikëpamje të avancuara për dashurinë e jetën.
Titulli: Baba Tomori, 14 vjeç dhëndër
Origjinali: Baba Tomori, 14 vjeç dhëndër
Gjinia: Poezi, komedi
Autori: Andon Zako Çajupi
Shtëpia botuese: Emal
Viti: 2010
Fq. 168
Pesha: 0.181 kg
ISBN: 978-99956-47-86-9
Vepra "Baba Tomorri" është një lirikë shoqërore. Në këtë vepër, me një ligjeratë poetike, fillon periudha e re në letërsinë tonë, atë të procedimit realist dhe kështu shkëputet nga romantizmi (Rilindja). Temën shoqërore Çajupi e zgjeron në veprën "Baba Musa Lakuriq". Në veprat me tematikë shoqërore ai trajton kurbetin i cili ishte plaga më e rrezikshme për shqiptarët në shek. XX sepse krijonte një psikologji specifike te njerëzit që largoheshin, por edhe te ata që kishin ngelur në shtëpi në pritje të kurbetçinjëve.
Çajupi ishte edhe vetëkurbetçi. Ai duke e njohur mirë temën e kurbetit, i ndikuar madje edhe nga letërsia popullore shkroi poezinë "Kurbeti". Përmes kësaj balade popullore, zbulon faktorët e jashtëm dhe të brendshëm të këtij fenomeni. Sipas tij kurbeti është rrugë e njëkahshme, fati i kurbetçinjëve është tragjik.
Tragjikja shprehet me atë se largohen nga familja dhe vendlindja duke krijuar trauma te vetja dhe te të tjerët. Flet për atë se sado që të fitojë materialisht dhe intelektualisht ai (kurbetçiu) prapë ka humbur se shkakton tragji morale, psikike dhe fizike në familje dhe kjo humbje nuk kompensohet me asgjë.
Personazhi kryesor është Mitrua i cili kthehet pas 20 vjetësh nga kurbeti, e vret të birin pse mendon se ishte dashnor i gruas, gruan që e pa në "corpus delikti" dhe e gjitha kjo është si pasojë e asaj se Mitrua gjatë kohës kish qëndruar në kurbet. Ai së pari e kish vrarë veten moralisht dhe psikologjikisht dhe të dyja këto gjatë riatdhesimit gërshetohen për të formuar një vrasje fizike në familjen që e priste kthimin e tij.
Çajupi këtë vepër e formon nga dy këndvështrime nga ai romantik dhe ai realist. Si romantik shfaqet mendimise gruaja mund t'i shërbejë atdheut, mund të jetë dashnore dhe grua ideale, të ketë bukuri të veçantë fizike dhe mendore, kurse si realist shfaqet me atë se gruaja ka pozitë inferiore ndaj burrit, pozitë të rëndë në familje, gruan e shikon si objekt vetëm brenda shtëpisë, si krah të vetëm pune për fushë dhe si individ të uzurpuar nga zakonet prapanike.
Poezia "Fshati im" nxjerr në pah pozitën diskriminuese të gruas në familje , përmes një dialogu impresiv ai arrin të depërtojë në psikologjinë e gruas së stërmunduar që edhe pse hesht flet më shumë. Veprimi artistik i poetit vërehet në atë se pozitën inferiore të gruas e shfaq përmes një heshtje, gjë që flet edhe për parazitizmin e burrit që freskohej ndër hije.
"Andon Zako Çajupi është Frederik Mistrali i Shqipërisë, poeti i thjeshtë dhe rustik i jetës sonë popullore. Disa nga poezitë e Çajupit përbëjnë gurë të çmuar të cilët do të zënë një vend të ndritur në antologjinë e poetëve shqiptarë. Në poezinë erotike të endur pas frymës popullore, Çajupi është një mjeshtër i rrallë."
Mitrush Kuteli
"Ka vjersha të bukura "Baba Tomori", ka shqipe të bukur. Një çupë që ka kënduar ndonjë vjershë të tij, nuk e ka lënë nga dora pa e mësuar përmendësh. Vende – vende kjo poezi është e njomë si një manushaqe, e ëmbël si një karamele, sikur ka kulluar nga penda e vjershëtores Safo."
Kostaq Cipo
"Vjersha "Vaje" e Çajupit është një elegji shumë e bukur e poezisë shqiptare. Nën vellon e thjeshtësisë artistike të vargjeve ngrihet kënga e përmortshme njerëzore edhe pikëllimi më i përnxirë familjar. Valët e jehonave përhapen si me magji të hollë e të harmonishme, pastaj tronditëse e të forta, melankolike në kulm edhe shpeshherë të rrëmbyera."
Sterjo Spasse
"Poezisë së Çajupit i dha një origjinalitet të veçantë lirika erotike e tij. Ajo prezantonte një poet të mëvetësishëm, spontan, me botë të pasur shpirtërore, me ndjenja të fuqishme, me pikëpamje të avancuara për dashurinë e jetën."
Floresha Dado
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: 2696
Botuesi: Argeta LMG
Referenca: SKU000993
Botuesi: Dituria
Botuesi: Te tjere
Referenca: SKU001936
Botuesi: Argeta LMG
Referenca: SKU001940
Botuesi: Argeta LMG
Referenca: SKU000997
Botuesi: Dituria
Poezisë së Çajupit i dha një origjinalitet të veçantë lirika erotike e tij. Ajo prezantonte një poet të mëvetësishëm, spontan, me botë të pasur shpirtërore, me ndjenja të fuqishme, me pikëpamje të avancuara për dashurinë e jetën.
check_circle
check_circle