Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
945 Lekë 1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Vepra, Gavril Dara i Riu
  • Vepra, Gavril Dara i Riu

Vepra, Gavril Dara i Riu

SKU001940
Argeta LMG

Vepra shoqërohet nga një parathënie e një pasthënie, ku autori, shpreh synimet e veta patriotike, duke hedhur zërin e kushtrimit për shqiptarët. Poema doli në dritë më 1906 si libër më vete, pasi ishte botuar pjesë - pjesë në shtypin arbëresh. Aty trajtohen probleme aktuale të kohës, duke iu drejtuar së kaluarës historike, kohës së Skënderbeut.

500 Lekë
450 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vepra
Gjinia: Poezi, poema
Autori: Gavril Dara i Riu
Shtëpia botuese: Argeta - LMG
Viti: 2008
Fq. 196
Pesha: 0.261 kg
ISBN: 978-99943-30-71-3

Mbi librin

Në këtë vëllim janë botuar veprat më të rëndësishme të autorit si: "Kënga e sprasme e Balës" dhe poezi të tjera të tij. Dara qe një njeri i gjithanshëm. Ai dha ndihmesa në fusha të ndryshme si: drejtësi, filozofi, arkeologji, gjuhësi, histori, kritikë, por kryesisht shkëlqeu si poet. Në letërsinë tonë ai ka hyrë me "Këngën e spasme të Balës", të cilën me modesti e paraqet si të popullit, por që, për nga fryma aktuale, uniteti i brendshëm e tiparet e stilit, si dhe romantika që e përshkron duket që është fryt i talentit të Darës.

Vepra shoqërohet nga një parathënie e një pasthënie, ku autori, shpreh synimet e veta patriotike, duke hedhur zërin e kushtrimit për shqiptarët. Poema doli në dritë më 1906 si libër më vete, pasi ishte botuar pjesë - pjesë në shtypin arbëresh. Aty trajtohen probleme aktuale të kohës, duke iu drejtuar së kaluarës historike, kohës së Skënderbeut.

Vepra ka në bazë dy ide qëndrore: njëra ngjan me idenë e shprehur nga De Rada te "Këngët e Milosaos" se nuk mund të ketë lumturi vetjake kur vuan atdheu, dhe ideja tjetër është se atdheu mund të çlirohet vetëm me luftë të armatosur. Ideja e parë shtjellohet nëpërmjet linjës së dashurisë. Së dytës i kushtohet një linjë e veçantë me tablo të gjalla nga betejat e shqiptarëve me osmanët.

Ide të tjera që rrezaton ideja qendrore, janë ideja e domosdoshmërisë së një udhëheqjeje të fortë dhe ideja e bashkimit të shqiptarëve, ideja e vitalitetit të kombit, e virtyteve të larta që e dallojnë atë, ideja e luftës për ta ruajtur të pastër, duke e mbrojtur nga rreziku i asimilimit prej kombeve të tjera. Ndonëse pasqyron në poemën e vet edhe tragjizmin e luftës së pabarabartë të shqiptarëve me një fuqi të madhe ushtarake si Turqia, përmes përshkrimit të tablove rrënqethëse të betejave dhe fati tragjik të herojve kryesorë, poeti e vë theksin te qëndresa e madhërishme e atdheut, te fitorja.

Heroikja këtu jepet nëpërmjet tablove të betejave të cilat kanë edhe bazë objektive historike si beteja e Beratit dhe ajo e Valkalit. Mbirja simbolike e pemëve në fund të veprës mund të kuptohet si pohim i një vitaliteti të pashtershëm, vitalitetit të një populli në luftë të përhershme me ata që duan ta shuajnë.

Dara shpreh dhe tragjedinë e arbëreshëve të mërguar jashtë atdheut duke i dhënë letërsisë sonë përmes figurës së plakut Balë një tip të ri, tipin e arbëreshit të mërguar në dhe të huaj. Idetë e veta patriotike autori i ka mishëruar te personazhet kryesore, Niku dhe Pali, te personazhet e Balës dhe të Darës si dhe te Skënderbeu, i cili, megjithëse personazh episodik, luan një rol të veçantë në poemë.

Niku dhe Pali janë heronj të frymëzuar nga folklori, që kanë marrë veçoritë e heronjve romantikë atdhetarë. Që të dy janë trima dhe patriotë. Kështu, Niku i thotë Darës me vendosmëri:Sa shpalosur në er' mbi kodrat Të valoj' flamur i ArbritGjersa n'vesht e mi të mbrijëHingëllima e kuajve t'huaj,t'i o pris i moçëm luftrashk'tu t'vendosur do më gjesh. Pa asnjë ngurrim ai flijon lumturinë e vet familjare për hir të atdheut. Kurse në prag të vdekjes, gëzimi për fitoren ia shuan dhimbjen për rininë që po i këputet në lulëzim e sipër.

Trimëria dhe patriotizmi i Palit shkëlqejnë në betejën e Valkalit, ku ai futet thellë në prapavijat e armikut dhe bie vetëm pasi ka arritur të zmbrapsë turqit. Ato shkëlqejnë veçanërisht në amanetin kuptimplotë që ai i lë Darës duke kërkuar që armët e tij të varen në një pemë dhe të vazhdojnë t'u kallin tmerrin osmanëve. Të dy heronjtë kanë veçori që i dallojnë. Niku del më i plotë si personazh.

Ai është i ndjeshëm dhe ëndërrimtar, poet dhe këngëtar i talentuar, fizikisht i pashëm, i aftë për një dashuri të madhe e të thellë, siç e shohim në marëdhënie me Marën, krenar dhe gjaknxehtë. Po aq krenar dhe gjaknxehtë është edhe Pali, tek i cili deri diku shfaqet sedra klasore e feudalit. Kjo ndjenjë e fundit gjen shprehje në qëndrimin e tij përbuzës ndaj Nikut, të cilin e fyen rëndë, duke e quajtur "zot i dy zallishteve", "ushtarth ballukedredhur".

Këto dy personazhe i plotëson Bala që nuk është vetëm zëdhënës i autorit, po ka edhe një jetë të vetën. Në luftë ai është i pamëshirshëm me armiqtë, por pas betejës është plot ndjenja të buta njerëzore. Qëllimi patriotik i poetit shprehet edhe te figura e luftëtarit Darë, i cili e qorton Nik Petën, që kërkon të martohet me një të huaj. Ideali atdhetar i Darës spikat veçanërisht tek figura e Skënderbeut.

Heroi përshkruhet kryesisht si prijës ushtarak, strateg e luftëtar, prandaj vendoset në skena të tilla që i bëjnë të dalin në dritë më qartë këto anë të figurës së tij në këshillin e luftës dhe në betejë. Gjithashtu, ai zbulohet në marrëdhënie me të tjerët, duke theksuar ndikimin e fjalëve dhe veprimeve të tij mbi këta të fundit.

Skënderbeu i Darës del njeri më tepër i veprimit sesa i fjalës, vigjilent e largpamës (porosia që i jep Balës për të kontrolluar rojet, qëndrimi i tij ndaj plakur Harun, të cilin nuk e lë të ikë menjëherë, duke dyshuar për ndonjë pabesi nga ana e tij, po ia dorëzon Pal Golemit që ta ruajë, fjalët që i thotë Nikut kur e lejon të shkojë për të çliruar Marën); që di të falë edhe gabime kur e kërkon e mira e atdheut (skena me Moisiun).

Në luftë me armiqtë ai është i rreptë dhe i tmerrshëm, kurse në marrëdhëniet me ushtarët i dashur dhe i kujdesshëm. Dara nënvizon autoritetin e madh të Skënderbeut përmes një skene kuptimplotë: mjafton një vështrim i tij që t'i bëjë të ndahen të turpëruar Nikun e Palin kur po nisnin dyluftimin për shkak të Marës; nënvizon dashurinë e ushtarëve për heroin, dashuri e cila është aq e madhe, sa i bën që edhe mendimet e fundit para vdekjes t'ia drejtojnë atij.

Megjithëse Dara nuk thellohet në botën shpirtërore të heroit, Skënderbeu i tij është i gjallë si karakter dhe, ndoshta, më i afërt me realitetin historik sesa paraqitet në veprat e rilindësve të tjerë. Te Mara, megjithëse e paraqet si të huaj, Dara ka mishëruar disa nga cilësitë e gruas shqiptare. Ajo është e bukur, e urtë, e mençur, e zjarrtë dhe e qëndrueshme në dashurinë e saj. Ajo shquhet për trimëri të rrallë, çka shfaqet në kohën kur e dorëzuar te Ballabani nga i ati i pabesë, mbrohet nga turqit me thikë në dorë.

Poeti jep edhe një portret kolektiv të grave shqiptare, të cilat "tisi i nderit i mbështjell.../kanë si dasëm luftrat/andej syresh lindin trima". Personazhet negative janë vizituar me vija të lehta, po shprehëse. Kauri i Balës është njeriu që, për të kënaqur lakmitë, shkel edhe mbi dashurinë prindërore; ai është njeri i pabesë që të vret pas shpine. Dara i jep personazhet kryesisht përmes veprimit dhe herë pas here përmes zbulimit të portretit të tyre fizik, siç është rasti i Nikut ose i Marës. Ndikimi i poezisë popullore, e cila është burim i pashtershëm për autorët arbëreshë, në këtë vepër është shumë i madh. Dara merr nga poezia popullore heronjtë kryesorë, Nik Petën dhe Pal Golemin, mjaft veçori të figurës së Skënderbeut dhe asaj të Ballabanit, ndërthur në veprën e vet shumë motive nga poezia popullore arbëreshe, si ndarja e dy të dashurëve, që të kujton legjendën e Kostandinit të vogël; motivi i rrëmbimit të vajzës nga "qeni turk"; motivi i shkëmbimit të unazës midis bashkëshortëve, kur burri niset për luftë ose vritet; motivi i vjehrrës që e qorton nusen për parandjenjat e saj të këqija; motivi i amanetit të trimit që e shoqja të martohet; motivi i vdekjes së përnjëherëshme të njerëzve shumë të afërt; motivi i mbirjes së një peme mbi varr.

Po tërë këtyre motiveve ai u jep një formë origjinale, duke i lidhur ngushtë me idetë e veprës dhe duke plotësuar e forcuar ato tipare që u jep folklori heronjve të vet. Pra, në thelb, Dara mori thjeshtësinë dhe frymën e thellë patriotike të poezisë popullore arbëreshe. Në formë ai merr vargun karakteristik trokaik pa rime, larminë ritmike, figuracionin e gjallë, stilin, muzikalitetin e rallë që të tërheq dhe, nganjëherë, vargje të tëra. Dara është një poet piktor në veprën e të cilit shkrihen muzikaliteti me ngjyrat e gjalla. Ai shquhet si në përshkrimin e tablove të ashpra të betejave, ashtu edhe në vizatimin e skenave lirike.

Mjeshtërisë së poetit i shërben figuracioni i pasur dhe konkret. Dara dallohet në përdorimin e antitezave, krahasimeve, metaforave, epiteteve. E fuqishme është antiteza e këngës së dytë midis trimave të Skënderbeut, që gëzojnë pranë zjarrit, dhe Moisi Golemit, që rri mënjanë, "Te hija e lisit të helmit". Me një antitezë tronditëse flitet për trimat e rënë në sheshin e betejës. Krahasimet e poetit dallohen nga forca përshkruese dhe nga njomësia e ndjenjave, kurse epitetet - kompozita janë konçize. Me një epitet të vetëm, ai shpreh një karakter të tërë.

Kështu, p.sh. Moisiu është "ballëfshehur", Vrana Konti "zemër e krah lisi" etj. Si të gjithë romantikët, Dara ka një ndjenjë të thellë për natyrën, të cilën e përdor si element të gjallë, që shoqëron veprimin dhe ndalet në anët e saj më të ashpra e më të rrepta, që përputhen me madhështinë tragjike të epokës së përshkruar. Ndikimi i poezisë antike dhe i poemave kalorsiake, nga një anë e kanë disiplinuar vrullin e poetit romantik dhe nga ana tjetër kanë sjellë në vepër edhe disa shenja të veçanta në ndërtimin e saj dhe në figuracion.

Në këtë poemë, në krahasim me veprat e mëparshme të letërsisë arbëreshe, janë rritur fryma luftarake dhe ajo aktuale në pasqyrimin e epokës së Skënderbeut, ngjyra historike, epizmi dhe uniteti i veprimit. Ky unitet është i dukshëm edhe pse vetë poeti, për ta paraqitur veprën si popullore, mistifikim i zakonshëm ky romantik, përpiqet që të krijojë me disa shënime iluzionin e copëtimit.

"Kënga e sprasme e Balës", në të cilën poeti derdh tërë diturinë e frymëzimin e vet, mbetet një nga veprat më të mira të letërsisë shqiptare. Pas Jeronim De Radës, Gavril Dara i Riu mbetet poeti më i shquar arbëresh. Duke ndjekur hap pas hapi lëvizjen tonë kombëtare, Dara e mbështeti atë fuqimisht. Ashtu si De Rada, edhe Dara temën e poemës së vet e mori nga e kaluara e lavdishme e popullit tonë , e ngriti në art këtë epokë, duke e bërë shprehëse të ideve patriotike, për t'i shërbyer sa më mirë tokës mëmë dhe vëllezërve të tij të përtejdetit.

Dara është mjeshtër i madh i artit të fjalës. Vepra e tij shquhet për pasuri mjetesh artistike, për gjuhë të gjallë e të bukur e mbi të gjitha për mbështetjen e gjerë e të gjithanshme në folklorin arbëresh.

Detajet e librit
Argeta LMG
SKU001940
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000997

Botuesi: Dituria

Baba Tomorri, A.Z. Cajupi

Shpirti atdhetar s'kishte njohur më parë një poet me temperament aq të vrullshëm, shpirti rebel një mik aq të madh të lirisë, shpirti erotik s'kishte gjetur një shprehje aq të hollë dhe aq tundonjëse.
360 Lekë 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001972

Botuesi: Naimi

Enderrime, Naim Frasheri

Kishte gati plot një shekull që përmbledhja poetike "Tehajjulat", një nga perlat e lirikës naimiane, për shkak të barrierës gjuhësore, kishte mbetur e panjohur, thuajse e humbur për lexuesin shqiptar. Studiuesit e Naimit nuk kishin mundur të thoshin asgjë më tepër, veç të pohonin si fakt ekzistencën e saj.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Këngë të Milosaos, Jeronim de Rada

Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës, jo larg nga Shënmitër Korona, qendër e kolegjit arbëresh Shën – Adrianit. Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, që patën rëndësi të veçantë për formimin e personalitetit të tij.
360 Lekë 400 Lekë
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2164

Botuesi: Argeta LMG

Kenget e Serafina Topise, Jeronim de Rada

Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës. Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, që patën rëndësi të veçantë për formimin e personalitetit të tij. Aty ai studioi letërsinë antike dhe moderne, njohu idetë e Revolucionit Francez, që ndikuan në formimin e personalitetit të tij.
540 Lekë 600 Lekë
More
Ka mbaruar