Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Kujtimet e Kazanovës, vol. 2, Jacque Casanova de Seingalt
  • Kujtimet e Kazanovës, vol. 2, Jacque Casanova de Seingalt

Kujtimet e Kazanovës, vol. 2, Jacque Casanova de Seingalt

Helga's Secrets

Unë i këshilloj të gjithë të rinjtë prej familjesh fisnike të cilët synojnë të bëjnë udhëtime që të bëhen frimasonë. Por, njëkohësisht do t'i këshilloja ata që të jenë të kujdesshëm kur të zgjedhin lozhën, se ndonëse shoqëria e keqe nuk mund të ketë asnjë ndikim ndërsa janë brenda lozhës, kandidati duhet të ruhet nga njohjet e papërshtatshme.

10,31 CHF
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kujtimet e Kazanovës, vëllimi i dytë
Origjinali: The memoiris of Jacque Casanova de Seingalt
Gjinia: Kujtime
Autori: Jacque Casanova de Seingalt
Shqipëroi: Nikolla Langore
Shtëpia botuese: Helga's Secrets
Viti: 2014
Fq. 760
Pesha: 0.655 kg
ISBN: 978-9928-09-028-7

Koment nga Alfred Cako

Kazanova, i lindur si Giacomo Giralomo Casanova, më vonë i vetëquajtur si Jacque Casanova de Seingalt ka qenë një udhëtar aventurier dhe shkrimtar i shquar italian nga Republika e Venecies. Libri i tij "Kujtimet e Kazanovës" është një autobiografi e padyshimtë e tij, vepër e cila është parë si një nga burimet e vërteta të normave zakonore dhe jetës shoqërore europiano – perëndimore përgjatë shekullit të XVIII.

Kjo është periudha e humanizmit evropian si dhe periudha e ngjizjes së ngjarjeve të mëdha, siç ishte Revolucioni Borgjez Francez, në të cilën edhe Kazanova me rrethin e tij – si një frimason i lozhave të Lionit dhe si një rosikrucian – kishte dhënë padyshim kontributin e vet, së bashku me njerëzit e shquar të letrave dhe miqtë e tij frimasonë si B. Franklin, alkimistë e shkrimtarë të shquar si Count de Saint – Germain, Volterin, d'Alembertin dhe Jean Jacque Rousseau.

Kazanova ka qenë gjithashtu mik me Gëten dhe Mozartin. Ai ka takuar Xhorxhin lll të Anglisë, Luigjin XV, Frederikun e Madh të Prusisë, Katerinën e Madhe të Rusisë, Papa Klementin XIII si dhe ishte anëtar i Urdhrit Papal "Èperon d'or". Gjatë Luftës 7 vjeçare kundër Prusisë, Kazanova përfitoi shuma të mëdha financiare nga disa veprime me tregun e Bursës në Amsterdam, e si pasojë hapi një fabrikë tekstili.

Femrat që punonin në këtë fabrikë tekstili ishin si një harem për Kazanovën, deri sa ai falimentoi dhe u shkatërrua nga borxhet. Vitet e fundit të jetës, Kazanova i kaloi në Bohemi (Çeki) si një bibliotekar në shtëpinë Waldstein, ku ndërroi edhe jetë më 1798 në moshën 73 vjeçare, një vit pasi ishte prishur Republika e Venecies nga Napoleoni. Pikërisht, për shkak të mërzisë në tre vitet e fundit në Bohemi, Kazanova filloi të shkruante "Kujtimet", këtë margaritar të rrallë në periudhën e humanizmit.

Fragmente nga libri

Unë i këshilloj të gjithë të rinjtë prej familjesh fisnike të cilët synojnë të bëjnë udhëtime që të bëhen frimasonë. Por, njëkohësisht do t'i këshilloja ata që të jenë të kujdesshëm kur të zgjedhin lozhën, se ndonëse shoqëria e keqe nuk mund të ketë asnjë ndikim ndërsa janë brenda lozhës, kandidati duhet të ruhet nga njohjet e papërshtatshme.

Ata që bëhen frimasonë vetëm për të zbuluar të fshehtën e organizatës marrin në sy rrezikun shumë të madh që të plaken në udhëtime pa kuptuar madje as se pse po i bëjnë ato. Ka një të fshehtë, por ajo është aq e siguruar sa nuk i pëshpëritet e nuk i besohet askujt.

Ata që ndalojnë në pamjen e jashtme të gjërave përfytyrojnë se të fshehtat qëndrojnë tek fjalët e te shenjat ose që pjesa kryesore e saj mund të njihet vetëm kur arrin gradën më të lartë. Kjo është një pikëpamje e gabuar. Ai që synon të njohë të fshehtën e frimasonerisë dhe për ta njohur atë fillimisht duhet ta synosh, e arrin këtë njohje vetëm me anë të pjesëmarrjes për një kohë të gjatë në lozhë, përmes meditimit të thellë, krahasimit dhe analizës.

Ai nuk duhet t'ia besojë këtë të fshehtë as miqve më të mirë të tij frimasonë, se duhet të jetë i vetëdijshëm që nëse miku i tij nuk ka arritur ta zbulojë atë vetë, nuk do të mund të përfitojë prej saj kur ia pëshpërit dikush tjetër në vesh.

Se këtu, patriote e dashur, burrat e pasur i përçmojnë gratë e lirshme dhe pëlqejnë vetëm ato që sakrifikojnë për ta nderin e tyre. Nëse je ende e ndershme dhe e vendosur që të mbetesh e tillë, përgatitu që të përballesh me varfërinë.

Nëse je aq e fortë sa të përballosh atë që quhet paragjykim, me një fjalë, nëse je e gatshme që të bësh gjithçka për të siguruar një pozitë të mirë, bëj shumë kujdes që të mos gabosh. Mos u beso fjalëve të bukura që do të të thonë burrat e dashuruar për të bërë të tyren, se sapo të të shtien në dorë zjarri i tyre do të ftohet dhe do të kuptosh se të kanë mashtruar.

Tregohu e vëmendshme me adhuruesit që do të të vijnë rrotull. Ata do të të japin me bollëk para të falsifikuara, por mos u beso. Sa për mua, të jesh e sigurtë që nuk do të bëj kurrë keq dhe shpresoj që të jem në gjendje që të të bëj ndonjë shërbim. Që të të bind plotësisht për këtë do të sillem me ty sikur të ishe motra ime, se jam shumë i ri për të luajtur rolin e babait dhe nuk do t'i thosha të gjitha këto po të mos mendoja se je një vazjë shumë tërheqëse.

Detajet e librit
Helga's Secrets

Referencat specifike

isbn
9789928090287
ean13
9789928090287
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Përpjekja

Përpjekja, nr. 32-33

Rëndësia e këtij numri është e dyfishtë. Së pari, ai tregon se ka studiues të rinj, që po marrin stafetën e kërkimeve me një metodologji të re shkencore, të ndryshme nga ajo e kulturës së trashëguar; së dyti, në faktin se theksi i këtyre studimeve vihet mbi periudhën e komunizmit, që është thuajse e pastudiuar, ndërkohë që ka qenë kaq vendimtare në...
6,94 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: UET Press

Fillimet, Prec Zogaj

Sërish e sërish, siç ka ndodhur gjatë 23 viteve të hapjes dhe siç ka pas ndodhur edhe më parë në komunizëm dhe në parakomunizëm, tradita e klaneve, kioskave dhe bajraqeve politike vazhdon ta mundë përpjekjen për një shoqëri të hapur e të drejtë, politika në plan të parë vazhdon ta mundë lirinë në plan të parë..
9,91 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001710

Botuesi: Naimi

Letërsia në totalitarizëm dhe "Dossier K", Shaban Sinani

"Letërsia në totalitarizëm dhe "Dossier K", është në vijim të botimit të mëparshëm i "Një dosje për Kadarenë", i cili u publikua për herë të parë në vitin 2005 në Tiranë.
9,91 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000880

Botuesi: Onufri

Eskili, ky humbës i madh, Ismail Kadare

Kur në një ditë tetori, në një nga ato ditë të tetorit që duket se janë krijuar enkas për të rilexuar diçka të rrallë, nga rafti i bibliotekës tërheq një libër të Eskilit, ti e kupton menjëherë nëse e ke gjetur ose jo ditën e përshtatshme për këtë gjë. Sepse Eskili është nga ata krijues që nuk i shkon secilës ditë.
6,94 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000846

Botuesi: Onufri

Keshtu foli At Zef Pllumi me gazetaret

Përmban intervista të përzjedhura me gazetarët: Ilir Yzeiru, Bardhyl Matraxhiu, Iliriana Stringa, Ilirian Agolli, Dom David Gjugja, Gjergj Meta, Belina Budini, Estela Ziu, Blendi Fevziu, Elsa Demo, Alqi Kociko, Dhurata Shehri, Milena Selimi, Persida Asllani dhe Ben Andoni.
7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU002059

Botuesi: Te tjere

Koha e riberjes, Ismet Hajrullahu

Marrëveshja e Kongresit të Berlinit e vitit 1878 e detyronte Serbinë që t'i kthente në trojet e veta të gjithë shqiptarët e përzënë dhunshëm nga Sanxhaku i Nishit dhe nga rajoni i Toplicës, por ajo për 130 vjet nuk është respektuar kurrë nga Serbia.
6,94 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Te tjere

Annuario, numri 1, 2011

Titulli: Annuario, numri 1, 2011Origjinali: Annuario, numri 1, 2011Gjinia: Revistë historike dhe antropologjikeShtëpia botuese: Qendra e Kërkimeve Historike dhe AntropologjikeViti: 2011Fq. 160Pesha: 0.204 kgISBN: 977-2225-6210-01
5,95 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2864

Botuesi: Plejad

Elita shqiptare, Mid'hat Frasheri, vol. 1

Kemi nevojë që të zgjojmë te nxënësit një ambicion kombtar, një lithkë solidariteti për çdo send që i takon kombit, racës, vendit të Shqipërisë. Këtë ndjenjë mund ta ngjallim duke e bindur nxënësin se vetëm duke u nderuar kombi, duke u lëvduar Shqipërija, duke qenë me famë dhe me zë të mirë çdo send që i përket Arbërisë.
9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Dëshmitar në kohë historike, vol. 1, Rexhep Qosja

Në Ditarin e Akademikut Rexhep Qosja trajtohen ngjarje, çështje, personalitete, probleme, dukuri, procese shoqërore, politike, letrare, artistike, shkencore, filozofike e kulturore, para së gjithash në Kosovë e në Shqipëri, por edhe në Jugosllavi e në botë.
14,86 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2303

Botuesi: Onufri

Çlirimi i Serbisë prej Kosovës, Ismail Kadare

Një nga më të mëdhenjtë shkrimtarë europianë, Ismail Kadare, flet për temat më delikate dhe ndarjet midis serbëve dhe shqiptarëve, mbi urrejtjen e zgjatur, zemërimin dhe mllefin, mbi miqësinë dhe moskuptimet me shkrimtarët serbë, mbi shtrembërimet e historisë, që e kapërcen dramën ballkanase, dhe për arsyen përse ishte dashur që Serbia të ishte e para që...
2,48 CHF
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Helga's Secrets

Kujtimet e Kazanovës, vol. 1, Jacque Casanova de Seingalt

Tani mosha m'i ka qetësuar pasionet duke i bërë ato të flashkëta e të pafuqishme, por zemra nuk më është plakur ende dhe kujtesa e ka ruajtur të gjithë freskinë e rinisë. Dhe duke mos i quajtur këto lloj punësh vogëlsira e gjepura, e vetmja keqardhje imja, i dashur lexues, lind nga fakti se nuk kam më fuqi ta vë në jetë, deri në ditën që do të vdes, atë...
11,89 CHF
More
Ka mbaruar