- I ri

Banner
Psikologjia e shkrimit, ndonëse është një psikologji speciale, është fare afër me shkollën dhe me nxënësit, pasi shkrimi dhe vizatimi, të gjitha punët me shkrim janë objekt i studimit të kësaj dege të psikologjisë.
Titulli: Psikologjia e shkrimit
Origjinali: Psicologia della scritura Gjinia: Roman
Autori: Rolando Marchesan
Shqipëroi: Çlirim Mukli
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2002
Fq. 230
Pesha: 0.257 kg
ISBN: 99927-48-84-2
Ky libër është në gjuhën shqipe
Mbi librin
Psikologjia e shkrimit ka pak kohë që është krijuar si degë e veçantë. Por vetëm gjysma e dytë e shek.XX ka mjaftuar që ajo të zgjerohet e të fitojë autoritet. Gjatë kësaj kohe është dashur të bëhen përpjekje të mëdha për të njohur thellë jo vetëm bazat psikologjike të shkrimit me shkronja latine, në mënyrë që vëzhgimi rreth tyre të ndërthuret me shkrimin cirilik, shkrimin arab, kinez, japonez etj. Kaligrafia dhe psikologjia e shkrimit janë fusha të ndryshme, por njëra e ndihmon tjetrën. Nuk do të thotë gjë nëse shkrimi është i bukur, i rrumbullakosur, elegant etj., por do të thotë shumë drejtimi, gremçat, majat, largësia e shkronjave, përdredhjet, raporti midis nxitimit dhe ngadalësisë... Por më mirë le ta njohë secili nga afër këtë psikologji.
Psikologjia e shkrimit, ndonëse është një psikologji speciale, është fare afër me shkollën dhe me nxënësit, pasi shkrimi dhe vizatimi, të gjitha punët me shkrim janë objekt i studimit të kësaj dege të psikologjisë. Sikur edhe kaq të thuhej do të mjaftonte që mësuesit ta njihnin nga afër atë, ta studionin me kujdes dhe të nxirrnin përfundimet e duhura
Referenca: SKU001205
Botuesi: Te tjere
Pak shkrime të shekullit tonë kanë patur një ndikim kaq të fortë mbi zakonet, pedagogjinë, pra me fjalë të tjera mbi mënyrën tonë të trajtimit të seksualitetit dhe jetës, sa ky parashtrim i qartë i rëndësisë së madhe të seksualitetit në jetën psikike të njeriut.
Botuesi: Botart
Botimi i parë i këtij libri që keni në duar ka qenë libri më i shitur në botë mbi djemtë. Madje njerëzit e kanë preferuar shumë, e kanë mbajtur gjithnjë te koka e krevatit, përdorur dhe lexuar shumë.
Referenca: SKU000220
Botuesi: Cabej
Të jetosh, të dashurosh, të kuptohesh është një përmbledhje e mrekullueshme e leksioneve të Dr. Buscaglia, të mbajtura gjatë viteve 1970 dhe 1981. Ky libër është një thesar frymëzues për ata që janë të gatshëm të pranojnë sfidën e jetës dhe të përfitojnë nga mrekullia e dashurisë.
Botuesi: Dituria
Sigurisht që ju nuk jeni të painformuar. Ju tashmë e dini se ankthi dhe sulmet e panikut që keni përjetuar nuk janë "normale" – dhe as që nuk pajtohen me jetën normale. Por përballimi i problemit ju bën edhe më të ankthshëm. Duket sikur çdo gjë hyn në një rreth vicioz.
Botuesi: Onufri
Jo shumë kohë më parë fjala "shkesë" të sillte ndërmend komedinë e pavdekshme të Nikollaj Gogolit, "Martesa". Në shekullin tonë, kur të dashuruarit i vendosin të afërmit para faktit të kryer, fjala "shkesë" tingëllon si atavizëm. Prandaj, kur si e tillë u shfaq para publikut, psikologia e njohur Roza Sjabitova shkaktoi reagime të kundërta.
Referenca: 2241
Botuesi: Botart
Gjithçka që duhet të dini për disiplinën, në mënyrë që të rrisni një fëmijë të gëzuar, të përshtatur si duhet dhe me sjellje të mirë nga ekspertët më të shquar të Amerikës për kujdesin ndaj bebes dhe fëmijës. Disiplinimi i fëmijës do të thotë t'i pajisësh ata me mjetet e nevojshme për të pasur sukses në jetë.
Referenca: SKU001612
Botuesi: Plejad
"Ç'kuptim mund te kete jeta" është libri më popullor i Adlerit, ku kombinohet një udhëtim i plotë i punës së tij mbi zhvillimin personal të njeriut me një qasje praktike të kuptimit të saj. Duke u përqendruar mbi ato të cilat Adleri i quan "tre detyrat e jetës – martesa, puna dhe lidhjet shoqërore – autori eksploron çështje kyçe që ndikojnë në progresin e...
Botuesi: Plejad
Në këtë vëllim jam përpjekur të bëj një paraqitje të interpretimit të ëndrrave dhe me këtë nuk e kam kapëcyer, besoj, sferën e interesit që mbulon neuropatologjia. Sepse kërkimi psikologjik tregon se ëndrra është formacioni i parë i një grupi fenomenesh anormale psikike, formacionet e tjera të të cilit, të tilla si fobitë histerike, fiksimet dhe deliret.
A është e mundur ta gjejmë paqen e përhershme në jetën e përditshme? Si do t’ia japim mundësinë brezit të ardhshëm që ta bëjë botën një vend më të mirë? Çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh i vetëdijshëm?Në këto relacione personale të botuara kohët e fundit, mësuesi i mirënjohur Judu Krishnamurti (1895-1986) shpalos edhe një herë stilin e tij mësimor...
Botuesi: Minerva
Ky ditar, sipas stilit klasik të Mark Manson, nuk është diçka që përdoret “një herë në ditë” apo “një herë në javë”. Mund ta përdorësh kurdoherë. Ose fare. Lëre dhe ktheju sërish. Ose jo.
Referenca: SKU000659
Botuesi: Elta BS
Libri i tretë në mënyrë tematike e përmbledh problematikën me të cilën merret kjo trilogji dhe me udhëzimet e tij na drejton kah piedestalet e përsosmërisë individuale, deri te arritja e vetëbesimit dhe përfitimit të mjeshtërisë së oratorisë.
Botuesi: Morava
Unë besoj se ne duhet të përballemi me vdekjen, ashtu sicc përballemi me frikërat e tjera. Duhet të mendojmë për fundin tonë final, të familjarizohemi me të, ta zbërthejmë e ta analizojmë, ta arsyetojmë dhe të heqim dorë nga shtrembërimet tmerruese të fëmijërisë për vdekjen.
Botuesi: Botart
Vetëvlerësimi është siguria e brendshme e vlerave që mbartim, ndërgjegjia e të qenit një qenie e pashoqe, një njeri me pika të forta e kufij. Vetëvlerësimi lidhet fort me perceptimin që kemi ndaj vetes. Që nga lindja e deri në moshën 6 vjeçare, fëmijët krijojnë një imazh rreth vetes, duke i vëzhguar e duke i dëgjuar prindërit.
Botuesi: Bota Shqiptare
Një libër i domosdoshëm për adoleshentët, prindërit, mësuesit, këshilltarët dhe për çdo të rritur tjetër që punon me adoleshentët. “7 Zakonet e adoleshentëve të suksesshëm” është fjala e fundit për të mbijetuar e për të pasur sukses si adoleshent e më tej.
Psikologjia e shkrimit, ndonëse është një psikologji speciale, është fare afër me shkollën dhe me nxënësit, pasi shkrimi dhe vizatimi, të gjitha punët me shkrim janë objekt i studimit të kësaj dege të psikologjisë.