Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Hyrje në metodën e Leonardo da Vinçit, Paul Valéry
  • Hyrje në metodën e Leonardo da Vinçit, Paul Valéry

Hyrje në metodën e Leonardo da Vinçit, Paul Valéry

Bard

I frymëzuar nga pikturat e Da Vinçit, Paul Valéry e përshkroi atë si përbindësh të lirisë së pastër.

7,29 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Hyrje në metodën e Leonardo da Vinçit
Origjinali: Introduction a la methode de Leonard de Vinci
Gjinia: Filozofi
Autori: Paul Valéry
Shqipëroi: Belgzim Kamberi
Shtëpia botuese: Bard
Viti: 2020
Fq. 96
Pesha: 0.92 kg
ISBN: 978-9951-777-28-5
Ky libër është në gjuhën shqipe



Komente mbi librin

I frymëzuar nga pikturat e Da Vinçit, Paul Valéry e përshkroi atë si përbindësh të lirisë së pastër.
Maurice-Merleau Ponty


Hyrje në metodën e Leonardo da Vinçit, që daton më 1894, provon se në fillimet e veta, Valéry ishte perfekt dhe i pjekur si shkrimtar. Dhe si të gjitha mendjet perfekte, ishte i kufizuar në disa tema, nga të cilat nuk hiqte dorë. Ndoshta ngaqë ishte në konflikt me vetveten, me kufijtë e tij aq të dukshëm, ishte i kapluar nga fenomeni i një mendjeje universale, nga gjasa e mezidallueshme për një shumësi talentesh që lulëzojnë pa dëmtuar njëri-tjetrin dhe pa u penguar mes vete. S’kishte si të mos puqej me Leonardon.
Emil Cioran


Titulli i këtij studimi ndalet te hyrja për ta paralajmëruar metodën. Pse nuk quhet thjesht Metoda e Da Vinçit? Sepse e ka shkruar gramaticieni më i kujdesshëm i gjuhës frënge, Paul Valéry. Metoda nënkupton udhën dhe cakun, ndërsa ky studim vetëm bën me gisht shtegun. Në rregull, kjo mund të jetë edhe rezultat i një modestie të tepruar të Valéry-së, i cili sikur kërkon falje për shpjegimin e aktit kreativ të piktorit të tij të preferuar. Prandaj, me stilin e tij tipik thotë: kam frikë se kjo mund të shpjegohet. Është hera e parë që një studiues e ndien erën e mëkatit përtej vellos misterioze.
Ag Apolloni

Detajet e librit
Bard

Referencat specifike

isbn
9789951777285
ean13
9789951777285
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Frika, Zigmund Frojd

Frika përfaqëson në vetvete diçka që mund të ndihet. Ne atë e quajmë gjendje afektive, ndonëse po ashtu nuk e dime ç'do të thotë afekt. Si ndjesi, frika karakterizohet nga një shenjë fare e qartë e diçkaje të pakëndshme, por me kaq nuk merr fund cilësia e saj: jo çdo gjë që ka karakterin e të pakëndshmes mund ta quajmë frikë.
10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Vetëvlerësimi i fëmijëve 0 – 6 vjeç, Danielle Laporte

Vetëvlerësimi është siguria e brendshme e vlerave që mbartim, ndërgjegjia e të qenit një qenie e pashoqe, një njeri me pika të forta e kufij. Vetëvlerësimi lidhet fort me perceptimin që kemi ndaj vetes. Që nga lindja e deri në moshën 6 vjeçare, fëmijët krijojnë një imazh rreth vetes, duke i vëzhguar e duke i dëgjuar prindërit.
4,16 
More
Ne gjendje

Fëmija brenda nesh, Doğan Cüceloğlu

Libri “Fëmija Brenda Nesh” trajton formimin e marrëdhënieve mes fëmijës së brendshëm dhe prindit të brendshëm, llojet e tyre, ndjenjat, mendimet dhe sjelljet në përditshmëri.
8,33 
More
Në gjendje

Fund atakut të panikut, Dr. Nihat Kaya

Ndihem e pashpresë. Kam frikë se mos humbas kontrollin. Ajo që ke ti është 'atak paniku' më thonë. çfarë po përjetoj unë?" - Ja pra, përgjigjet për të gjitha këto dhe për më shumë gjenden në librin që mbani në duar...
9,37 
More
Në gjendje

Referenca: 2932

Botuesi: Fan Noli

Te kesh apo te jesh, Erich Fromm

Ky libër është vazhdim i dy temave kryesore që kam shqyrtuar në disa punime të mëparshme. Së pari, në të unë kam vazhduar punën e nisur në fushën e psikoanalizës humaniste radikale, duke u përqendruar në analizën e egoizmit e të altruizmit si dy orientimet kryesore të karakterit.
8,33 
More
Ne gjendje

Botuesi: Dukagjini

Truri i fëmijës, Daniel J.Siegel, Tina Payne Bryson

"Truri i sipërm”, i cili merr vendime dhe vlerëson emocionet, është në ndërtim e sipër deri në mesin e të njëzetave. Dhe veçanërisht të  fëmijët e vegjël, truri i djathtë dhe emocionet e tij priren të sundojnë mbi logjikën e trurit të majtë. Nuk është e çuditshme që fëmijët të shpërthejnë me inat, të grinden ose të rrinë buzëvarur në heshtje.
15,62 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Shpirti, Brian L. Weiss

Një libër i jashtëzakonshëm për rimishërimin dhe jetët e shkuara, mishëruar në të njëjtin trup, atë të Katerinës, pacientes së dr. Brian Weiss. Një histori plot mister e të panjohura të aq shumë përfolura të teorisë së rishpirtërimit që të fal shpresë për të nesërmen.
9,37 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Ti je ajo çfarë vesh, Jennifer Baumgartner

Nëse gardëroba juaj nuk ju pëlqen, mos shkoni të blini një veshje tjetër, por blini këtë libër! "Ti je ajo çfarë vesh" është një qasje e mprehtë, informuese dhe aktuale për mënyrën e të veshurit, kur nuk keni stilistin tuaj të famshëm.
10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: Minerva

Shkalla magjike drejt suksesit, Napoleon Hill

Shkalla magjike drejt suksesit është vëllimi ku Hill-i distiloi për herë të parë shtatëmbëdhjetë faktorët që përbëjnë filozofinë e tij të "Ligjit të suksesit", duke zbuluar se si njerëzit mund të bëhen të pasur nëse dëshirojnë vërtet dhe ndërmarrin veprimet e nevojshme përmes shfrytëzimit të intelektit. 
10,41 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001546

Botuesi: Te tjere

Fëmijët nuk duan psikologë. Duan prindër, Niko Sideris

Ky tekst është sa një studim për raportet e sotme prindër-fëmijë, aq edhe një letër e hapur. Një letër që u drejtohet prindërve të zakonshëm, të cilët Brenda familjeve të zakonshme rrisin fëmijë të zakonshëm. Një letër në mirëbesim drejtuar prindërve që mendojnë.
6,25 
More
Ne gjendje

Botuesi: Minerva

Sekreti i shpirtit binjak, Arielle Ford

Arielle Ford ofron, në terma frymëzues dhe inkurajues, përvojën e saj direkte se si të përgatiteni në vetëdije, zemër dhe shpirt për të tërhequr, njohur dhe për t'iu përgjigjur thirrjes së shpirtit, për një lidhje dashurore të vërtetë dhe të vetëdijshme.
8,33 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Ai më kërkon!, Isabelle Filliozat

Mosnjohja e ritmit të zhvillimit cerebral të fëmijës është burim i një sërë konfliktesh, krizash e dënimesh. Një ditë ai ka nëvojë për liri, të nesërmen strehohet në krahët e nënës. Nuk është e lehtë vendosja e kufijve mes tepër dhe tepër të vogël të kontrollit prindëror.
8,33 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Bindja ndaj autoritetit, Stanley Milgram

"Eksperimentet e Stenli Milgramit rreth bindjes ndaj autoritetit dashakeqës, na rezultojnë të jeně ndër studimet më të rëndësishme te realizuara nga ky brez... Cilesia e interpreţimeve në libër është kaq e lartë, saqë e ngre atë në një nivel të tille ge mund ta quajmë pa hezitim, edhe si letërsi, edhe si shkencë".
7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001484

Botuesi: Dija-Poradeci

Planeti i femrave, Manjola Gusho

Nuk do t'i rezistoni tundimit për ta lexuar. Gratë dhe burrat, të rinjtë dhe të rejat, do të mësojnë shumë nga universi i femrave, por edhe i marrëdhënieve midis partnerëve, do të mësojnë të fshehta të "çuditshme" për sjelljen, do të qeshin me humorin fantastik të fshehur midis rreshtave të librit.
3,12 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Të bëjmë përpara, Sheryl Sandberg

Në librin "Të bëjmë përpara", Sheryl Sandberg shqyrton pse ngjitja e grave në rolet udhëheqëse ka mbetur në vendnumëro, shpjegon shkaqet kryesore dhe propozon zgjidhje bindëse dhe të logjikshme, të cilat mund t'i japin fuqi grave për të shpalosur potencialin e tyre të plotë.
8,33 
More
Ne gjendje